E qëllimshme 


Rrezikohet jeta e gruas dhe fëmijëve të Lavdi Kajmakut: Dyshimi im është vetëm politik


“Kemi rreth 17 vjet që e ushtrojmë këtë biznes dhe s’kemi pasur asnjëherë probleme”


zjarriNjë zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pronat e kreut të Partisë Socialiste të Komunës Prezë, në periferi të Tiranës, i cili ka rrezikuar seriozisht jetën e disa personave që ishin në gjumë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të së enjtes, në banesën dhe biznesin e Lavdi Kajmakut. Ky i fundit është lajmëruar nga e kunata dhe më pas është lajmëruar policia dhe zjarrfikëset, të cilat kanë shkuar minuta më vonë, për shkak edhe të largësisë. Megjithatë, më e rëndësishmja kanë qenë jetët njerëzore, ku familja Kajmaku ka shmangur tragjedinë, pasi vatrat e zjarrit kanë rrezikuar jetën e gruas dhe fëmijëve të kreut të PS-së së Prezës, të cilët kanë qenë në gjumë.


Një grup hetimor është ngritur për hetimin e kësaj ngjarjeje dhe paraprakisht dyshohet se ajo është e qëllimshme, pasi janë gjetur disa vatra. Paraprakisht, burimet policore nuk kanë ndonjë të dyshuar si autor të ngjarjes, madje as familjarët, të cilët pohojnë se gjithçka është politike.


 


Tetë vatra zjarri


kajmaku

Dëmet – Janë të mëdha, duke u djegur fasada e zyrave të biznesit të tij dhe banesës, si dhe gjysma e fidanishtes. Përveç tyre, është djegur edhe një kamion me targë AA 513 GF


Grupi hetimor ka kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes, ndërsa ka konkluduar se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Sipas tyre, në banesën e Lavdi Kajmakut dhe në pronat e tij kanë qenë tetë vatra zjarri, të shkaktuara me lëndë djegëse, të cilat ishin hedhur në vende të ndryshme. “Kemi dyshime se ngjarja është e qëllimshme. Gjatë marrjes në pyetje të familjarëve, ata thanë se nuk kanë asnjë konflikt apo borxh, ndërsa ngjarjen e lidhën për arsye politike. Krahas kësaj piste, po hetojmë edhe konkurrencën, pasi Lavdi Kajmaku ka një firmë lulesh”, pohojnë burimet policore. Nga këqyrja paraprake, rezultoi se dëmet materiale janë të mëdha, duke u djegur fasada e zyrave të biznesit të tij dhe banesës, si dhe gjysma e fidanishtes. Përveç tyre është djegur edhe një kamion me targë AA 513 GF.


 


“Zjarrvënia, politike”


Pas ngjarjes, Lavdi Kajmaku ka treguar për mediat se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ai ka pohuar se, duke qenë kreu i PS-së së Prezës, ka qenë objekt i sulmeve të kundërshtarëve, pa dhënë ndonjë detaj tjetër. “Dyshimi im është vetëm politik. Unë jam kryetari i PS së Prezës. Ne s’kemi ndonjë konflikt, ndonjë problem apo ndonjë borxh. Kemi rreth 17 vjet që e ushtrojmë këtë biznes dhe s’kemi pasur asnjëherë probleme. Kjo është vetëm politike, nuk ka arsye tjetër”, pohoi Kajmaku, teksa vijoi se jetesa është bërë shumë e vështirë, pasi, krahas problemeve ekonomike, edhe siguria nuk është në nivelin e duhur. “Unë nuk kam asnjë lloj sigurie për këto që më kanë ndodhur në vazhdimin e jetës. Por, nuk do të trembem nga kjo. Do vazhdoj karrierën time, do jem kryetar i PS-së sw Prezws dhe do vijoj ta mbështes Partinë Socialiste”, tha Kajmaku.


 


Sekuestrohen pamjet


demetPolicia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në banesën dhe biznesin e Lavdi Kajmakut. Megjithatë, duket se autorët kanë qenë shumë të kujdesshëm, pasi me lëvizje të fshehta, ata i kanë kthyer kamerat sipër, duke mos filmuar lëvizjet para dyerve të aktivitetit dhe banesës. “Në momentin e zjarrit, brenda ka qenë bashkëshortja e Lavdi Kajmakut dhe djali i tij 12-vjeçar, të cilët kanë mundur të dalin nga ambientet e banimit, brenda fidanishtes. Janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Kamerat ishin kthyer në drejtimin lart dhe nuk kanë mundur të filmojnë autorët e ngjarjes”, pohojnë burimet policore. s.ç


 


Deklarata


Artan Gaçi: As në vitin ‘97 nuk ndodhën këto gjëra


artan gaciDeputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, tha se zjarri është i qëllimshëm dhe i mirorganizuar nga disa persona. “Gjendja është shumë e rëndë, është zjarrvënie e mirorganizuar me pjesëmarrjen e disa personave, tetë vatra zjarri të vëna qëllimisht ndaj biznesit të familjes Kajmaku, afër bombolave të gazit, afër dhomës së gjumit. Ata e kanë ngritur biznesin me sakrifica. Janë një nga familjet më të respektuara në zonë. S’kanë pasur kurrë probleme. E vetmja pistë është ajo politike. Dy ditë më parë, një gazetë ka publikuar materiale, që komprometojnë se kreu i Komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë është një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA. Tani vjen dhe përgjigjja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në ’97-n nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS-së nuk ka ndodhur”, tha Artan Gaçi, duke shtuar se “fatmirësisht familjarët kanë arritur të ndiejnë zhurmë dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç dhe njëra prej bashkëshorteve të vëllezërve Kajmaku”.


 


Dyshimi i Gaçit


Dy ditë më parë, u publikua lajmi se kreu i Komunës së Prezës, është një person i kërkuar për rrahje e abuzim në SHBA. Tani vjen dhe përgjigjja si pasojë e betejës politike në këtë zonë