Policia në Britani ka arrestuar një person duke u thirrur në ligjin kundër terrorizmit në selinë kryesore të BBC-së. Personi i identifikuar si Abu Nusaybah është arrestuar nga policia kundër terrorizmit.
Ai më herët në programin e BBC-së “Newsnight” ka thënë se shokut të tij Michael Adebolajo, një nga të dyshuarit e vrasjes së tmerrshme të ushtarit të paarmatosur britanik, i ishin afruar zyrtarët e shërbimit të zbulimit.
Nusaybah pretendon se zyrtarët britanikë kundër terrorizmit donin ta rekrutonin Adebolajon, pasi ai u kthye nga një udhëtim prej Kenias, gjashtë muaj më parë.
Policia Metropolitane e Londrës e arrestoi 31 vjeçarin nën “dyshimet e drejtimit, përgatitjes dhe nxitjes së akteve të terrorizmit”.
Adebolajo, 28 vjeçar dhe Michael Adebowale, 22 vjeç janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen e ushtarit Lee Rigby në mes të ditës, të mërkurën në Londër.
Të dy personat gjenden në spitale të Londrës, pasi policia i ka qëlluar dhe plagosur disa minuta pas vrasjes së ushtarit britanik Lee Rigby.
25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)