bashkia e fieritBashkia e Fierit ka nisur heqjen e simboleve të partive për fushatën elektorale nga qendra e  qytetit. Sipas zyrtarëve të baskisë, dekoret e partive të vendosura në sheshin “Nënë Tereza” kanë qenë pa leje, ndërkohë që ato lejohen vetëm gjatë mitingjeve.


Përmes një aksioni të ndërmarrë ditën e sotme policia bashkiake ka hequr banderolat e PD-së dhe të PS-së.


Nga ana tjetër, PD në këtë qytet pretendon se ka pasur një marrëveshje me bashkinë për vendosjen e simboleve, gjë që është përgënjeshtruar nga ana e bashkisë Fier.


25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)