E çuditshme, por e vërtetë, zbulohet se çelësi për të hyrë në shtratin e një femre janë sjelljet e mira dhe punët e shtëpisë


Studimi



Më në fund, një arsye për meshkujt që të pastrojnë shtëpinë plot zell. Provohet se femrat e përdorin seksin si shpërblim për sjelljet e mira dhe se ndihmesa në punët e shtëpisë është më e vlerësuara.


Kur vjen puna për marrëdhëniet në çift, femrat janë shumë të sofistikuara, ato përdorin truke të ndryshme për të marrë atë çka dëshirojnë prej partnerit.


Misteri se çfarë duhet bërë për të hyrë në shtratin e një femre, apo për të mos u refuzuar krejt papritur, zbulohet nga studiuesit këtë javë. Ky sekret janë punët e shtëpisë, sjelljet e mira dhe gjestet që tregojnë përkujdes.


Dy nga tre gra në Britaninë e Madhe e pranojnë pa drojë, se ato e përdorin seksin për të shpërblyer partnerët e tyre, kur këta sillen mirë dhe i ndihmojnë me gjëra të vogla rreth shtëpisë.


Këto janë mënyrat më të mira për meshkujt, që duan të marrin atë që kërkojnë, pa shumë lodhje dhe ngulm.


Pjesëmarrësit në studim u pyetën rreth çështjes, nëse e kishin përdorur ndonjëherë në të shkuarën apo të tashmen seksin, si shenjë shpërblimi për partnerin e tyre.


U zbulua se, femrat kishin shumë simpati për meshkujt që ndihmonin në shtëpi apo që gatuanin drekën apo darkën. Këto ishin një nga arsyet kryesore, që femrat pranonin se i kishin shtyrë ta shpërblenin parterin edhe në çastin kur ato ishin ndier të lodhura apo pa shumë dëshirë.


Sipas rezultateve, rreth 65 për qind e femrave të anketuara pranonin se e përdornin këtë taktikë. Nga ana tjetër, vetëm një nga dhjetë meshkuj ose rreth 11 për qind e tyre, pranonin se e kishin përdorur seksin si mënyrë shpërblimi për punët e partneres së tyre.


Personat që bënë pohimet e mësipërme u pyetën më gjerësisht për rrethanat, kur ato dhe ata i kishin shpërblyer partnerët me çaste intime.


Studimi u publikuan prej “ukmedix.com”, një faqe britanike prestigjioze, e specializuar për shëndetin seksual, si pjesë e një studimi të kryer mbi jetët dhe preferencat e britanikëve.


1.994 meshkuj dhe femra mbi moshën 18 vjeç morën pjesë në studim, të gjithë me përvojë në fushën e marrëdhënieve në çift dhe të gatshëm për t’u përgjigjur sinqerisht.


Sipas përfundimeve këto ishin situatat kur femrat i shpërblenin më shumë meshkujt. Për ndihmë në punët e shtëpisë, meshkujt kishin rreth 38 për qind mundësi të shpërbleheshin. Për sjellje të veçanta dhe dhurata, ata merrnin simpatinë e partneres me 34 për qind. 28 për qind ishte probabiliteti për të pasur seks me partneren për meshkujt që kujdeseshin për fëmijët apo pjesëtarët e familjes.


Ata që gatuanin një vakt shpërbleheshin në 21 për qind të rasteve. Ndërsa meshkujt që i ndihmojnë femrat me transport shpërblehen më së pakti me 19 për qind.


Nga ana tjetër, si për çudi, edhe meshkujt pranojnë se i shpërblejnë partneret e tyre kur ato kryejnë veprime të caktuara. Ja cilat janë këto rrethana për meshkujt. Kur femrat pranojnë të shohin një ndeshje me ta, ata e shpërblejnë atë me pikët maksimale, me 35 për qind mundësi për të pasur seks.


Kur një femër e ndihmon një mashkull me punë apo gjëra rreth shtëpisë, ajo përfiton një bonus prej 31 përqindësh. Kur janë femrat ato që bëjnë transport me makinë nga një vend në tjetrin, meshkujt janë më mirënjohës në këtë rast dhe mundësia e të bërit seks është 29 për qind. Me 22 për qind vlerësohet kujdesi ndaj anëtarëve të familjes në përgjithësi dhe femrat që lejojnë meshkujt të kalojnë gjithë natën jashtë me miqtë, shpërblehen me 17 për qind rritje të dëshirës për seks.


Për më tepër, 8 për qind e femrave që morën pjesë në studim pranonin se i kishin shpërblyer meshkujt seksualisht, kur këta i kishin dhënë një pushim të caktuar nga jeta intime.


Kur i pyetën nëse është e drejtë kjo lloj sjelljeje shpërblyese, 78 për qind e pjesëmarrësve pranuan se nuk kishte asgjë të keqe në përdorimin e seksit për shpërblim.


Studiuesit u shprehën shumë të interesuar për rastin e mësipërm, pasi ata duan gjithnjë e më shumë të zbulojnë sekretet e sjelljeve intime të çifteve.


Një gjë është e sigurt, ashtu si meshkujt edhe femrat janë fajtorë për këtë kushtëzim, por asnjëri prej tyre nuk duket se e ka problem këtë.