nis-spektakliFillon gjysmëfinalja e Big Brother dhe Arbana hyn në studio duke përshëndetur publikun. Që në hyrje të spektaklit Arbana bën të ditur se numri i banorëve që do të shkojnë në finale është katër. Kjo do të thotë që sot do të ketë një nominim të dyfishtë. Përpos eliminimit të njërit prej Anaidit, Rikes, Ilirit, Shpendit dhe Elonës do të eliminohet edhe dikush tjetër duke u larguar një javë para finales së madhe.


Më pas Arbana përshëndet menjëherë opinionistin Arjan Konomi dhe e pyet se si mendon në lidhje me vendimin e Big Brother për të çuar në finale katër banorë. Arjani e mbështet dhe mendon që katër është edhe numri i banorëve që e meritojnë finalen. Arbana bën lidhjen e parë me banorët dhe i përshëndet ata. Ajo i pyet se si ka qënë java për ta dhe sa është ndjerë mungesa e familjarëve. Banorët shprehen shumë të përmalluar për familjarët dhe të dashurit e tyre. Arbana më pas pyet të nominuarit se si ndihen nëse nuk do të prekin dot finalen. Shpendi thotë se do të ndihej keq po të largohej një javë para finales. Të njëjtën gjë thonë edhe Iliri, Elona, Rikja dhe Anaidi.


Më pas Arbana pyet banorët nëse kanë bërë ndonjë mik brenda e shtëpisë. Iliri përgjigjet se nuk mund të thotë mik, por ka persona që mund ti vlerësojë kur të dalin jashtë. Për Anaidin me të gjithë mund të jetë miq, përveç Ilirit. Për Elonën, sikurse Anaidi personi që nuk mund të jetë mik është Ilir dhe nënvizon edhe miqësinë e saj me Riken. Më pas Arbana njofton banorët se sot do të zbulohet se kush i ka zbuluar sekretet dhe sa para ka secili prej tyre.


25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)