ngjallet pas lindjes


Një fëmijë në Teksas, SHBA është quajtur një mrekulli  e trefishtë. Së pari, sepse ajo erdhi në jetë 3 javë më herët; së dyti, ajo u lind ndërsa nëna e saj ishte deklaruar e vdekur pasi i kishte pushuar zemra dhe e treta, nëna e saj Erica Nigrelli u kthye mrekullisht në jetë dhe tashmë të dyja janë të lumtura.


Erika Nigrelli, nga Teksasi, mësuese e shkollës së mesme, ishte në javën e 36-të të shtatzënisë, kur papritmas u rrëzua në një korridor të shkollës dhe pastaj zemra e saj pushoi së rrahuri.


ngjallet pas lindjes.jpg1


Kolegët e saj kanë tentuar të kthejnë në jetë, por ishte e kotë. Në kohën kur 32-vjeçarja mbërriti në spital, mjekët nuk arrinin t’i gjenin pulsin, zemra e saj kishte pushuar së rrahuri.


Fëmija u lind përmes një ndërhyrjeje cezariane emergjence dhe teknikisht ishte lindje “postmortem”, për shkak se Erica u deklarua e vdekur.


Pastaj ndodhi mrekullia; mjekët u kthyen tek Erica dhe për habinë e tyre të madhe, konstatuan se zemra e saj kishte nisur sërish të rrihte.

ngjallet pas lindjes.jpg2

Përgjatë pesë ditëve në vazhdim, 32-vjeçarja qëndroi në koma të induktuar mjekësore, pas diagnostikimit me një problem të cilin nuk e dinte që e kishte: kardiomiopati hipertrofike, apo sëmundje e muskulit të zemrës, që vështirëson pompimin e gjakut.


Elayna, tashmë 3-muajshe, qëndroi në reanimacion për dy javë. Tani, të dyja gëzojnë shëndet të mirë, edhe pse foshnja vazhdon t’i nënshtrohet terapisë.

25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)