Shpërthim i një cilindri të gazit në një autobus shkollor në Pakistan, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 16 fëmijëve dhe një mësuesi. Incidenti ka ndodhur në lindje të vendit, bëjnë të ditur autoritetet vendase.
Policia tha se të paktën shtatë fëmijë u plagosën kur shpërtheu cilindri i gazit në periferi të qytetit Gujrat, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Islamabad.
Incidenti ndodhi pasi autobusi ishte duke marrë fëmijët dhe mësuesit për t’i dërguar në shkollë.
Për shpërthimet e mëparshme të automjeteve janë fajësuar cilindrat që përmbajnë gaz natyror, por që nuk i përmbushin standardet.
Karburanti përdoret në miliona automjete në Pakistan, si një alternativë më e lirë e naftës dhe benzinës.
25 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)