Sondazhi: E majta 50.5%, e djathta, 42%

Partitë

Në sondazhin e publikuar në “Vizion Plus”, 37.5 për qind e të anketuarve përgjigjen se do të votojnë Partinë Demokratike, 42.5 për qind Partinë Socialiste, 5 për qind LSI-në, FRD-në 5 për qind dhe AK-në 2.5 për qind.

Publikohet anketimi i dytë i “Piepoli”-t. FRD në një nivel me LSI me 5%

Të pavendosurit – Ajo që bie në sy është se të pavendosurit për të votuar janë ulur, në krahasim me sondazhin e parë. Vetëm 11 për qind e të anketuarve janë të pavendosur se për kë do të votojnë, ndërsa 89 për qind e kanë vendosur tashmë.

Koalicionet – Sipas Institutit “Piepoli”, 42 për qind përgjigjen se do të votojnë për “Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, dhe 50.5 për qind për “Aleancën për Shqipërinë Europiane”.

Tirana – “Piepoli” ka zhvilluar një anketim edhe për Qarkun e Tiranës, sipas të cilit e majta fiton me 52 për qind, ndërsa e djathta me 40 për qind. FRD është në kuotën e 6 përqindëshit

Të intervistuarit – Sa u përket të intervistuarve nga instituti “Piepoli”, 51 për qind e tyre janë femra, ndërsa 49 për qind meshkuj

Grupmosha – 37 për qind e të intervistuarve është 35-54 vjeç, mbi 54 vjeç janë 29 për qind, ndërsa nën 35 vjeç janë 35 për qind e tyre.

Herion Mesi

sondazhNëse shqiptarët do të ftoheshin t’u drejtoheshin kutive të votimit më 23 maj, zgjedhjet do të fitoheshin nga koalicioni i drejtuar prej Edi Ramës me rreth 8.5 për qind më shumë të votave sesa koalicioni i djathtë. Është ky përfundimi i rezultatit të sondazhit të dytë të realizuar nga instituti italian “Piepoli”, i cili u publikua mbrëmjen e djeshme në “Vizion Plus”. Konkretisht, sipas sondazhit, koalicioni i majtë udhëheq dhe në këtë sondazh të dytë, duke marrë 50.5 për qind të votave të të intervistuarve, ndërsa koalicioni i djathtë ka 42 për qind. Ndërsa sa i përket përqindjes së votave për partitë, Partia Socialiste, sipas ekspertëve zgjedhorë, merr 42.5 për qind të votave, kurse Partia Demokratike ka 37.5 për qind. Ajo që bie në sy në këtë sondazh, është fakti që ndryshe nga sondazhi i pak ditëve më parë që u realizua nga kompania tjetër italiane “IPR Marketing”, rezulton se dy partitë e reja që do të garojnë të vetme më 23 qershor, FRD-ja dhe AK-ja, janë futur në përllogaritjen e votave të publikut. Sipas sondazhit, rezulton se FRD-ja e Bamir Topit dhe LSI-ja e Ilir Metës kuotohen me të njëjtën përqindje të votuesve, ku të dyja këto forca kanë marrë nga 5 për qind të votave. Ndërsa Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut ka humbur 3 pikë nga përllogaritja e një muaji më parë, ku nga 5.5 për qind që kishte në prill, për muajin maj ajo ka rënë në 2.5 për qind.

Qarku i Tiranës

Numerimi i votave per zgjedhje

Ekspertët e institutit “Piepoli”, në këtë sondazh të dytë kanë realizuar dhe një sondazh të veçantë vetëm në Qarkun e Tiranës. Konkretisht, sipas sondazhit, sa i përket qarkut më të madh të vendit, ndryshe nga përllogaritja e votës në të gjithë vendin, në Tiranë koalicioni i majtë është plot 12 pikë përpara. Sipas sondazhit, rezulton se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” udhëheq me 52 për qind të votave, ndërsa koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike, “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” merr vetëm 40 për qind të votave. Edhe në këtë sondazh, bie në sy se Fryma e Re Demokratike është kuotuar një pikë më shumë sesa në sondazhin e përgjithshëm, e cila ka arritur të marrë 6 për qind të votave në Qarkun e Tiranës, kurse Aleanca Kuqezi vetëm 2 për qind. Sa u përket përqindjeve si parti të votave në total, në Tiranë, PS-ja merr 47 për qind të votave, kurse LSI-ja merr 4 për qind. Ndërsa në koalicionin e djathtë, PD-ja merr 37 për qind të votave, ndërsa 3 për qind shkojnë për partitë e tjera.

Orientimi i votës

Nëse shqiptarët do të votonin sot, sipas sondazhit të “Piepoli”-t, 81 për qind e tyre pohojnë se do të shkonin në kutitë e votimit. Shqiptarët shprehen me siguri se po 73 për qind, sigurisht jo 16 për qind, ndoshta jo 3 për qind, ndoshta po 8 për qind. Në krahasim me sondazhin e muajit prill, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste rriten me nga 2.5 për qind secila. Ndërsa në total në koalicione, e djathta është rritur me 2 për qind dhe e majta me 1.5 për qind. Mbështetja për FRD-në ka rënë me 0.5 për qind, për AK-në me 3 për qind. Në Qarkun e Tiranës 13 për qind e të anketuarve nuk mendojnë të votojnë, ndërsa 87 për qind mendojnë të shkojnë drejt kutive të votimit. Nga këta 15 për qind janë të pavendosur për votën e tyre dhe 85 për qind janë të vendosur.

Liderët

Në këtë sondazh të dytë të studimit, u dhanë edhe të dhëna me përqindjet për popullaritetin e figurave kryesore politike, Rama, Berisha apo Topi, ku më i preferuari nga shqiptarët, sipas ekspertëve italianë, është kuotuar kryetari i opozitës, Edi Rama. Konkretisht Rama gëzon pëlqimin e 51 për qind të të anketuarve, i dyti renditet lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka marrë 45 për qind të votave. Ndërsa kreu i FRD-së renditet i treti për nga pëlqyeshmëria e shqiptarëve, i cili gëzon mbështetjen e 43 për qind të të anketuarve.

Sondazhi

Sondazhi është realizuar përmes 1000 intervistave telefonike në të gjithë territorin shqiptar, dhe marzhi i gabimit, sipas ekspertëve italianë që realizuan këtë sondazh, është afro 3 për qind. Në këtë material shtrohen pyetje të situatës social-ekonomike, nga papunësia, kosto e jetesës, korrupsioni, kriminaliteti, paqëndrueshmëria politike apo gjendja e infrastrukturës. Pyetjes se cili është problemi më shqetësues në Shqipëri, të anketuarit i janë përgjigjur: papunësia 48 për qind, kosto e jetesës 13.3 për qind, korrupsioni 7.5 për qind, shëndetësia 4.7 për qind, kriminaliteti 3.8 për qind, paqëndrueshmëria politike 2.7 për qind, mungesa e infrastrukturës së duhur, si p.sh.: rrugët 2.6 për qind, transparenca në administratën publike 2 për qind, mungesa e shërbimeve 1.2 për qind.

 

Anëtarësimi në BE

Një nga çështjet thelbësore, sipas opinionit të shqiptarëve të anketuar në këtë sondazh, është anëtarësimi në Bashkimin Europian. 91.8 për qind e të anketuarve mendojnë se nëse Shqipëria bëhet pjesë e familjes europiane, ata do të përfitojnë garanci për shërbime shëndetësore, 91.2 për qind mendojnë se do të kenë shërbime më të mira në kopshte dhe shkolla, 89 për qind besojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, 85.3 për qind besojnë për punësime dhe pagesa, bazuar mbi sistemin e meritokracisë.

 

Liderët

Në këtë sondazh të dytë të studimit, u dhanë edhe të dhëna me përqindjet për popullaritetin e figurave kryesore politike, Rama, Berisha apo Topi, ku më i preferuari nga shqiptarët, sipas ekspertëve italianë, është kuotuar kryetari i opozitës Edi Rama. Konkretisht Rama gëzon pëlqimin e 51 për qind të të anketuarve, i dyti renditet lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ka marrë 45 për qind të votave. Ndërsa kreu i FRD-së renditet i treti për nga pëlqyeshmëria e shqiptarëve, i cili gëzon mbështetjen e 43 për qind të të anketuarve.

Autor te 25 Maj 2013. Kryesoret, Politikë, Shqipëria voton 2013. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Sandri

    Forca RILINDJE

  • ergi

    ky sondazh tregon realitetin e votes ne shqiperi megjithese un emendoj se partia socialiste dhe kaolicioni i majte ka me shume pike perqindjeje por gjithsesi trendi ne rritje i ketij koalicioni eshte goxha i madh

  • ergi

    ky sondazh tregon se pas bashkimit te ps dhe lsi i jane shtuar forcat te majtes i jane shtuar forcat ksaj koalicioni i cili synon te pakten 77 deputete ne rang kombetar

  • dionis

    ky sondazh e nxjerr pd biles sipas meje me lart se cfare eshte ne pozicionin real sepse mund te dnodhet dhe me poshte ne perceptimin real te popull se kjo parti eshte ne renie cdo dite

  • gerti

    PAsqyra e se vertetes mund ta nxjerri dhe me keq saliun e zi. Me kaqin e shoqket e partise qe ka tani ne gjirin e tij besoj se disfata do i ndrisi n eballe pa problem > Mjer votuesit e PD thuaaaaj

  • erlis

    partia socialise po tregon nje trend ne rritje partia socialsite eshte rritja qe populli percepton per te eshte rritja e kendveshtrimit dhe vleresimit qe i ka bere populli ne keto kohe

  • Sirena

    palacot mendojne se mudn te marrin me shume vota pas gjithe baterdise qe kane bere kete mandat dhe keto 22 vjet. Jo more sali jo, as 42% si merr sepse populli nuk ha bar e i teri do ngrihet e do votoje masivisht kunder teje tanime

  • beni

    vlerat e sondazhit kuptohet nga trendi i popullit dhe ky sondazh per mua ka vlera se cdo njeri e di qe ps eshte minimalisht 5 pike para pd e si koalicion eshte 10 me shume se ai

  • lina

    uroj qe numri i te pavendosurve te ulet akoma me shume dhe ta kuptojne qe ka ardhur koha per ndryshim.Detyra e tyre si qytetar eshte tja japin voten ndryshimit dhe jo regresit.Rilindje :)

  • igli

    aleanca kuqezi e partia demokrati per faktin se nuk jnae realitet politik fare ne kete vend jane bere te turpshme duke akuzuar per besueshmeri te sondazhit apo per sondazh te paguar nga pd……turp i madh jane keta

  • guarin

    Do te je me e thell se kaq Vetem nqs Nuk do te kemi sali berish ne kqz esht e verteta e popullit qe grupi rilindja do te triunfoj Ne 23 qeshor
    arsy ka sa te duash KU ESHt ky sali berisha qe 8 vjet Nuk reshti se mashtruari popullin dhe tani ne dy javet e fundit ben sikur po rrugullon shqiperin me dy rrugica dhe dy impiante dhe disa rruge qe po i rregullon Me mallin By china qe i ka pas shtruar A esh ky sali berisha i 21 janarit dhe i gerdecit qe fatmir mediu…. Esht akoma ne qeverii me sali bershin posht sali berishes
    forca rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  • arber

    ne tiane diferenca mes te majtes e se djathtes eshte 12 pike perqindje dhe kjo e nxjerr te majten me nje fitore fantastike me minimalisht 18 pike

  • troc

    dita dites sondazhet po nxjerrin sa vjen e me shume fituese te majten.shqiptaret e kane kuptuar tashme se per ta integruar kte vend duhet nje lider si EDI RAMA

  • laert

    fakti qe ps nuk ka dhee asnje koment per kete sondazh do te thote qe duhet te mos jete shume i kenaqur dhe kerkon te jete sa me lart ne pritshmerine e saj

  • mozi

    rezultati po thellohet dita dites tek sondazhet sic duket per popullin shqiptar e Partia Socialiste me ekipin e saj RLINDJE eshte i duhuri per ta qeverisur kte vend

  • guarin

    me 23 qeshor Populli do ti tregoj sali berishes se kush do te jet ne qeveri dhe nuk

    do ti besoj me mashtrimeve te sali berishes dhe anijes se ti qe kan me shum se 8

    vjet qe e kan mashtruar popullin dhe me djersen e tyre dhe taksen e tyre Njerzit e

    sali berishes Jan te super pasuruar dhe Njerzit ne anen tjt Nuk kan buke te hajn

  • Elma

    Kam pare edhe disa sondazhe te tjera keto dite, dhe po e shoh qe PS-ja sa vjen e rritet, me vjen shume mire dhe besoj se do rritet edhe me shume me afrimin e 23 qershorit!
    Vota masive per PS-ne do i tregoje kesaj qeverie te kalbur qe populli nuk do heshte pergjithmone me padrejtesite qe i jane bere….
    Sali, te erdhi fundi!!

  • maldini

    eeeeeeeeeehhhh tashme zgjedhjet jane te fituara nga Partia Socialiste mbetet vetem te kryhen formalitetet per te shpallur me pas kryeminister Edi Ramen

  • ingrid

    e majta nuk eshte as e kenaqur e as e merzitur e as e kenaqur se partia socialiste pre me shume se kaq se partia socialiste nuk reagon per pabesueshmeri nuk reagon per pa rregullsi dhe beson ne gjithcka qe publikohet e nuk akuzon kot

  • Evi

    Fitorja i buzeqesh Rilindasve pa diskutimin me te vogel ,Fitore dhe pune te mbare per te bere vepra te madhe pas 8 vjet ngecje ne vend nga pushteti i Saliut

  • enio

    e shikoni popull qe fryma eshte majtas ndaj duhet te ndjekni frymen majtas e te partise socialsite sic eshte dhe tmos gabini duke votuar parti fantazme qe nuk ekzistojne ne realitetin elektoral te vendit

  • Genta

    Sigurisht qe me i preferuari eshte Edi Rama, eshte e vetmja figure e paster dhe frymezuese per te spastruar kete vend nga kalbesirat qe e rrethojne prej vitesh.
    Nga ata horra qe kane pasuruar xhepat e tyre dhe e kane lene popullin ne pike te hallit!
    Rilindja do vije e sigurte me 23 qershor!

  • klara

    Sondazhet flasin per PS era e Rilindjes ka nisur prej kohesh

  • ANTOMELA

    A esht Ky sali berisha qe 8 vjet me par tha qe un do te bej kete ate dhe Ne fund

    Nuk ka ber asigje DHE PARTIA SOCIALISTE DO TE Ket Nje fitore Shum her me te

    madhe se kjo esht rilindje dhe populli do te ket Njer rilinjde vertet esht koha te

    hecim sali berishen dhe grupin e ti mashtrues nga qeveria qe dine vetem te na mashtrojjj

    forca rilindjeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  • klara

    Sondazhet gjithmone vijne ne ngritje per Partine Socialiste…Skuadra e Rilindjes do ti fitoje bindshem zgjedhjet e 23 Qershorit…Rilindje

  • Vesa

    Berisha i humbur ka qene gjithmon dhe vetem me vjedhje ka mbetur ne pushtet deri me tani ,Keto sondazhe flasin qarte ,dhe drejte pasi e majta ka treguar qe ka deshire dhe seriozitet me te madhe per te qeverisur ne vitet ne vazhdim

  • ARBEN

    DUhet te themi se sali berisha esht ai qe na ka premtuar shum dhe ne fakt nuk ka

    mbajtur as Nje nga premtimet e ti.. dhe i mashtron Njerzit ne dy javet e fundit duke

    u derkugar dy person me meter ne dore duke ju then qe do te bejm ligalizimet..
    a esht ky sali berisha qe po kercenon Maturantet.. Nese nuk Votojnn…. per sali

    berishenn Nuk do te ken shance te marrin shkolle dhe ne te kunder ai i 4 mundet te marr nje not si ai i 10 si gjithmone mungon drejtesia Me sali berishennn

  • bora

    Sondazhet flasin per nje fitore bindese te se majtes, era e fitores po fryen furishem, do ta rilindim kete vend me 23 Qershor

  • agron

    tashme shqiptaret i kane te qarta idete e tyre e dine se cila do te jete zgjedhja dhe alternativa e duhur dhe keto sondazhe jane fitorja paraprake e partise socialiste

  • sara

    Zgjedhjet sigurisht i fiton Partia socialiste, Edi Rama eshte Kryeministri i ardhshem i Shqiperis…Rilindje per shqiperin europiane

  • sara

    Skuadra e Rilindjes u ka vene ne dispozicion qytetareve programin me dinjitoz qe nje parti politike u ka ofruar ndonjehere..Ndaj Partia Socialiste do ti fitoi zgjedhjet e 23 Qershorit per ti hapur rruge zbatimit te ketij programi..

  • dena

    E majta dhe partia socialiste vjen gjithmone e ne ngritje ne sondazhe dhe ne realitet, sepse eshte partia qe sigurisht do ti fitoi bindshem zgjedhjet e 23 Qershorit..per ti thene ndal rrenimit te metejshem te ekonomis shqiptare nen qeverisjen e deshtuar te Berishes

  • dena

    ky sondazh tregon shume mire sesi partia socialiste esht eshume e qarte dhe shume koncize ndaj tregon rritje te madhe ne publik dhe kjo eshte nje fitore e Skuadres se Rilindjes

  • Genta

    ska diskutim qe e majta eshte fituese,edhe per faktin se progrmai i saj eshte me serioz dhe prek cdo kategori njerezish ,dhe kjo eshte deshira e madhe e te gjitheve qe te jene te perfshire ne planet e qeverisjes ne vazhdim dhe jo te lihen ne harrese per 8 vjet dhe te shkosh serish tu kerkosh votetn ,kjo pastaj eshte tallje me popullin

  • ceziiiiiii sali ceziiiiiiiiiii

    Shqiptaret po e kuptojne tanime se e vetmja rruge qe mund te integroje Shqiperine eshte vota per Partine Socialiste me kryeminister Edi Ramen dhe me deputet e RILINDJES!fitore per PS

  • rei

    fitorja e partise socialiste dhe koalicionit te majte esht e edukshme dhe jam shume i lumtur q ekjo fryme pozitive kjo fryeme mbreslenese eshte ne te mire te opozites dhe e rrezon sali berishen

  • emanuela

    Kjo esht e verteta e popullit dhe do ti tregojm sali berishes se si mund te qeverisesh Nje popull qe ka nevojj.. vertet per Nje njeri qe ti hape syt shqiperis dhe te ken

    njerzit te drejten e tyreeeeeeeee
    esht Koha te kemi nje rilindje forca Edi ramaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    SHqiperi do te besoj edi ramen si kryeminister per ti then sali berishes se ku ishte 8 vjet me pare.

  • rei

    Edi Rama eshte Kryeministri qe shiqeria ka nevoje, e eshte lidderi largapames e vizionare qe do te ndrsyhoi shqiperin, ndaj me 23 qershor te gjithe shqiptaret votojn Partin Socilialiste duke i siguruar asaj minimumi 77 deputet. Rilindje

  • klea

    Cdo shqiptare i zakonshem i ketij vendi votoj partin socialiste, per tu ndare njehere e mire nga e shkuara e hidhur e ketij vendi, dhe per te nisur nej rruge te sigurt drejt te ardhems europiane.

  • klea

    Edhe pak dit na ndajne nga Rilindja e shqiperis, Partia socialiste do te fitoje bindshem zgjedhjet e 23 Qershorit, dhe do tu tegi shqiptareve se eshte zgjedhja me e mire qe ata kane bere. Ndaj me 23 Qershor te gjithe te votojm Partine Socialiste

  • tea

    Numri 29 eshte numri historik qe do te sjelle Rilindjen e shqiperis, eshte numri i clirimit te ardheut, por edhe numri i Rilindjes se atdheut…Ndaj shqiptaret me 23 votojn per partin socialiste

  • erna

    zoti rama ka per te qene kryeminstri i ardheshme .. ai qe te gjithe shqipetaret duan .. personi me ideale e vizionar .. dhe keto sondazhe tregojne mjaft mire popullaritetin e krijuar tashme nga ai

  • Jeta

    Fitorja eshte ne anen e me te mireve ,dhe deri me tani te majten kane bere nje fushate dinjitoze dhe madheshtore ,Berisha sikur te conte gjithe administraten e tij serish me detyrim kurre nuk do te mund te bente nje fushate te tille sic e ben Rama me te majten

  • brukli

    Kjo eshte skuadra e Rilindjes, kjo eshte skuadra qe do te drejtoje shqiperin drejt rruges europiane pas 23 Qershorit….Eshte Skuadra qe do te mare me shume se 77 deputete….Rilindje

  • brukli

    Partia socialiste eshte partia progesiste e shqiperis, partia qe ka rreth vetes njerez energjigke dhe me mjaft vullnet per ta ndryshuar kete vend, ndaj me 23 Qershore une votoj numrin 29….RILINDJE

  • dora

    Une votoj partin socialiste sepse dua Rilindjen e sistemit shendetesor, i cili eshte shkaterruar komplet..une votoj Partine Socialiste per nje sistem shendentesor qe ofrohet falas per kedo qe ka nevoj. Kjo eshte Rilindja e vertet….Keshtu me logjike do te votoj cdo shqiptare me 23 Qershor

  • rike

    Une votoj Partine socialiste per ti dhene jete programit qe kjo parti ka per sistemin e taksave, une votoj PS per te Rilindur Biznesin, une votoj PS per taksen progresive, ne menyre qe te kemi nje taksim te ndershem.

  • Disi

    Edhe me e thelle do te jete rezultati ,pasi ska me vota per Saliun dhe partin e hajduteve ,POshte Saliu dhe hajdutet qe u pasuruan ne kurrize te popullit te gjore

  • ura

    Nje maskara si saliu smeriton asnje vote vec forces se ligjit.

    Ai eshte nje palaco qe se beson me njeri, por te gjithe e tallin per ti marre ca para, qe jane parate tona ne fakt.

    Denim me vote kundra

  • jana

    ashtu si rezultati paraprak i sondazhit ashtu ka per te qene dhe rezultati final .. populli tashme i lodhur nga mashtrimet dhe politika e keqe e ndjekur nga pd ka per te bere zgjedhjen qe duhet te bejne te gjithe te votojne z. rama kryeminister

  • EGLA

    Edhe pak dit na ndajne nga Rilindja e shqiperis, Partia socialiste do te fitoje bindshem zgjedhjet e 23 Qershorit, dhe do tu tegoi shqiptareve se eshte zgjedhja me e mire qe ata kane bere. Ndaj me 23 Qershor te gjithe te votojm Partine Socialiste, per te legalizuar cdo banese brenda mandatit te pare qeverises

  • hajdini

    Poshte Sali berisha

    poshte diktatura

    Poshte shteti i se PAdrejtes

    Poshte babezia

  • Kasandra

    Nuk me ben cudi fakti qe numrat e se majtes po rriten dita dites, njerezit po ndergjegjesohen, ose me sakte nuk kane me frike te votojne kunder regjimit te kalbezuar berishian vetem e vetem sepse kercenohen nga dikush per buken e gojes apo ka raste qe kercenimet vijne per jeten!
    Kjo gje do rreshte me 23 qershor, ndaj shqipetare kudo qe ndodheni votoni te vetmen mundesi shpetimi qe keni!

  • leo

    Partia Socialiste do ti fitoje bindshem kto zgjedhje sepse njerzit e kane bere kte zgjedhje me kohe,spse me saliun ne krye ne kurr nuk do ta marrim statusin e vendit kandidat per ne BE

  • DeNisa

    Nje plere si sali berisha ska se si te votohet nga populli. Bravo Edi rama per gjithcka po ben kete kohe .

    Nje skauder fantastike me nje viziojn te qarte e progresiv… Une votoj kete here si here e pare dhe vota ime dhe e moshatareve tane eshte pro Rames :)

  • enti

    sigurisht qe do te kryesonte Rama .. te gjithe ate jemi duke pritur si mund te pretendosh qe berisha te kete akoma influence te ne .. ka 8 vjet qe vetem na mashtron e na hedh hi syve .. 23 qershori ka per te qene rilindje per te gjithe shqiptaret

  • besnik

    Kam besim se partia socialiste do te fitoje keto zgjedhje sepse ajo ka nje program me te mire dhe eshte alternativa me e mire dhe qe ka te gjitha mundesite per te realizuar nje rotacion. Te gjithe duhet te votojme Rilindjen sepse ajo na ofron mundesine e vetme qe kjo qeveri te largohet.

  • tarja

    ja pra e verteta lakuriqe cila eshte . SALIU QE HUMBET VENCE DHE SIGURISHT EDHE ME THELLE SE CE THOTE KY SONDAZH. e DJATHTA KA VDEKUR ME KAQ ISLAMIN E KTA DOGJANERAT..HAHAHHA SDI SI VOTON NJE I DJATHTE

  • sneki

    Per mua keto sondazhe nuk kane ndonje domethenie te madhe sepse ato ne fund te fundit mbeten sondazhe, por ajo qe duhet analizuar dhe marre nga ky sondazh eshte qe shqipetaret kane deshire per nje rotacion qeveritar.

  • mirra

    jemi duke ecur te gjithe te sigurt drejt fitores .. te gjithe te bashkuar per te hequr i here e pergjithmomne nga pushteti e skena politike berishen .. personin qe e coi shqiperine drejt renimit .. e keto rezultate e tregojne qarte padurimin per ti dhene fund te gjithe kesaj

  • Lela

    Waaaaaaaaaaaa, une mendoj se gjithcka eshte e vertete dhe pse jo, dhe me e thelle te jete diferenca. Ky sali berisha eshte shume plak nga mendte e gjithcka tjeter per te qeverisur ndaj ka ardhur koha per NDRYSHIM

  • Landi

    PD nuk do arrije te marre as 40% sepse ajo cdo dite e me shume po humbet pike sepse ajo nuk po na paraqet ndonje alternative apo program qe do ta ndryshonte situaten. Ajo eshte perqendruar vetem ne sulme direkte ndaj opozites dhe ne vecanti te Rames. Nderkohe qe opozita dhe Rama ben takime gjithandej dhe parashtron idet dhe pikepamjet e saj per qevrisjen e vendit. Nuk kane te krahasuar keto dy parti ne kete fushate. PS qendron me lart.

  • Ori

    Cfare thua ti more, po ky eshte sondazh qe seshte tama i vertete, ne popull rrezatohet nje anti-Berishizem i tmerrshem. Dhe te tijet sduan te ja shohin bojen vetem se i shkojne nga pas qe ti marrin ca para me teper nga ato qe ai i ka marre popullit. Kjo do te thote se humbja e tij do jete e tmerrshme

  • aldo

    Ne kete sondazh shoh vetem nje gje qe PS do te jete fituese e ketyre zgjedhjeve dhe Saliu do te largohet nga pushteti. Dy qellimet me te rendesishme per te gjithe shqipetaret. Vendi nuk mund te vazhdoje qe te ece ne kete rruge te shkaterrimit te ekonomise.

  • semi

    Te gjitha sondazhet po tregojne nje gje qe Saliu nuk do te jete me ne pushtet dhe kjo eshte nje gje shume e rendesishme per te gjithe shqipetaret. Nuk mund te rrije me ne pushtet nje njeri qe ka vrare 4 njerez ne mes te dites duke prezantuar.

  • karamfil burri

    ky sontazh eht i porositur dhe i paguar nga koqot qe duan te vijn ne pushtet me qdo kusht dhe te dyfishojn pasurin miljonshe euro qe kan madje autobuzi mavi i eduard kristaq ramos ne krye me kryeminelin serb tadiq mban ne te mbi 30 kandidat per deputet miljoner qe jan pasuruar ne kohen sa ishte rama kryetar bashkije andaj nuk besoi qe ka budallenje qe nuk e kupton ket loj te pist te rames dhe koqes,shqiptar kujdes kur dot votoni se dot votoni per nje grup hajnash qe ka mar rreth veti i biri kristaqit edi rama si koqen e shum koqe tjera qe jan pasuruar ne kurriz tuajin,kujdes mos bini viktim e ktyre sontazheve te paguar nga koqet dhe medjat e majta,VOTO PD voto te ardhmen europiane berisha u futi ne nato ua mundsoi levizjen e lir fal BERISHES DHE PDME ALETA rama esht ai qe bllokoi shqiprin drejt natos por nuk ja arriti dot provoj tju le jast eu tash kujdes me 23 qershor permbysne RAMOSIN DHE KOQET E TIJ QE I SHKOJN MBRAPA,VOTONI TE ARDHMEN EUROPIANE DR SALIH BERISHEN LIDERIN E KOMBIT SHPIRTIN E KOMBIT NJERIUN QE KA GJAK SHQIPTARI NJERIU QE EDO SHQIPRIN DHE SHQIPTART ME SHUM SE VETEN QE DOU QOI NE BE SIQ U FUTI NE NATO DHE JUA BERI TE MUNDUR TE MERRNI FRYM LIRSHEM KUDO NE EUROP.

  • karamfil burri

    JUA QIFT SALA DHE NE POPULLI SHQIPTAR I KOSOVES DHE SHQIPRIS MAMANE PO JU KOMUNIST TE QELBUR NUK DO FITONI KURRE SEPSE NE SHQIPTART E KOSOVES QE KEM DY SHTETSI DO JEM ME 23 QERSHOR NE MNYRE TE ORGANIZUAR QE DOUA PERMBYSIM ATO SONTAZHET TUJA NGUSHLLUESE NE ISHIM QE ERDHEM DHE VOTUAM PER LULIN E SOLLEM FITOREN ASHTU NE DOUA SJELLIM FITOREN PRAP DR BERISHES DHE ALEATVE TE PD NE KRYE ME ZEMREN E KOMBIT SHQIPTAR DR BERISHEN.PAK JUVE JUA FUTI RAMA SA ISHTE NE KRYE TE BASHKIS KU U VODHI PARAN TUAJ KU IBERI MILJONER GRUAN E TIJ DHE KOQOT SHIKONI KU JENI ORE INJORANT PO M OS TE ISHTE SALIHU JU NUK DO ISHIT AS NE NATO AS NUK DO KISHIT AUTOSTRAD AS RRUGEN E KOMBIT AS LIBERALIZIM VIZASH QE SOT LEVIZNI LIRSHEM TER EUROPEN FAL Z SALIH BERISHA,SOT JU DOT ISHIT NE RRUGE DREJT BE PO MOS TE KISHTE PENGUAR EDI RAMA I BIRI KRISTAQIT,POR PER FAT TE KEQ TE KOMBIT SHQIPTAR QE KA NJE LIDER OPOZITE TE NDYER QELBSIR KOMUNIZMI ME PREJARDHEJ VERTET RUSO SERBE QE PER INAT TE SHQIPTARVE TE KOSOVES FTOI PER TU BER KUMBAR I MARRVESHJES RAMA META NJE KRIMINEL LUFTE SERBIN BORIS TADIQ,DHE KY PIS DO IK ME 23 QERSHOR,ME NDIHMEN TON QE DO VIJM ME VOTU DR SALI BERISHEN NE DOTA LARGOJM RAMEN NGA SKENA POLITIKE BASHK ME KOQEN DHE AUTOBUZIN MAVI,DOI DERGOJM NE MUZE.

  • agim

    .Shenjat e nje fitoreje shume te thelle kane filluar qe te dalin qe tani. Rendesi ka fakti qe populli nuk e do me kete qeveri dhe qe ai eshte i vendosur per te dale ne zgjedhje dhe per te votuar kunder Saliut. Vjen arome fitoreje.

  • agim

    .Ky eshte vendi i veretete i Berishes. Kete pjsese ka marre ai gjithemone, pjesen tjeter e ka marre me vjedhje dhe me manipulime te votave. Por kete here do te paguaje per ato vjedhje.

  • er

    .Shoh arome Rilindje gjithandej. Kjo eshte nje gje shume e rendesishme sepse shqipetaret kane filluar qe ta kuptojne qe shqiperia ka nevoje per te ndryshuar dhe per te Rilindur.

  • ery

    .Me sa shume probleme dhe halle qe do e leje pushtetin ky Saliu. Tamam si ne 97 qe e dogji fare vendin, por kete here eshte populli qe do i jape besimin Rames qe me ane te ptogramit te Rilindjes te dalim nga kjo katrahure kaq e madhe.

  • eryt

    .Sondazhi qe sjell nje pamje shume te qarte te realitetit te shqiperise dhe te mendimit te shqipetareve per keto zgjedhje. Jam shume i gezuar qe mendimi i shqipetareve qenka per te ndryshuar kete qeveri dhe per ti dhene nje shans Rames per te shprehur aftesite e tij per te drejtuar vendin. Ky fakt eshte shume i rendesishem.

  • s

    .Kjo shifer mund te ishte akoma me e madhe nqs Spahiu do te kishte aq kellqe dhe te dilte kunder Saliut dhe te bashkohej me koalicionin e majte per te vazhduar luften akoma me forte. por prape se prape AK mire ka bere qe ska hyre sepse ajo do te shkrihet ne keto zgjedhje sepse ajo vete ja bere gropen vetes. Duke zgjedhur rrugen e bashkepunimit me Sali Berishen.

  • sr

    .Nuk pritej qe te ishte ndryshe mendimi i qytetareve per politikat ekonomike te qeverise Berisha. Ajo e ka zhytur ekonomine ne borxhe, ku borxhi publik sot eshte mbi 65%. Kjo eshte nje katastrofe per te ardhmen e ekonomise sepse duhet nje kohe e gjate per te lare keto borxhe qe ka marre Berisha per te financuar investimet publike qe prape nuk jane bere ashtu sic duhet.

  • srs

    .Keto shifra jane deri diku per tu marre parasysh sepse koalicioni i djathte nuk mund te marre kaq shume vota sepse ishte ky koalicion i cili vrau 4 njerez me 21 janar. ishte ky koalicion i cili shkaktoi Gerdecin. Ishte ky koalicion i cili perdhosi KQZ. Deshtimi i tyre do te jete shume i thelle, kete nuk e luan as topi.

  • srss

    .Problemet qe parashtrohen aty jane problemet me te mprehta te kesaj qeverie. Qeveria Berisha nuk ka arritur qe ti zbuse sado pak keto prbleme dhe arsyeja ka qene sepse ai erdhi ne pushtet me vjedhje dhe kur nuk vjen me voten e popullit normale qe nuk te ineterson se cfare behet me te. Papunesia ka arritur ne max nderkohe qe Berisha premton akoma qe do te arrije qe te hape 260 mije vende pune. Ky me te vertete eshte nje paradoks i madh dhe nuk ka si te jete ndryshe qe 50% e njerezeve e vlersojne si negativisht politiken ekonomike te qeverise. Pasoja e paaftesise se qeverise reflektohen ne me shume probleme per shoqerine.

  • e

    .Sondazhi flet vete per realitetin qe eshte ne shqiperi. Tani ajo qe mbetet eshte qe te presim 23 qershorin dhe te shkojme te votojme qe te nxjerrim keto rezultat, por icik me te thella per PS.

  • ee

    .Ajo qe do te vertetohet ne keto zgjedhje eshte qe Berisha dhe PD do te pesojne nje humbje shume te madhe sepse edhe tani ajo po qenderon ne pushtet me paterica te kalbura si Islami, Kadeli apo dhe Dogjani. Keto paterica kane jete deri me 23 qershor me vone do te kapitulloni bashke. Pastaj merrni Greta Kocin qe tju kendoje ndonje kenge per tju hequr mendjen nga humbja.
    .

  • eea

    .Nuk diskutohet fitorja Socialiste – lerini sondazhet e Ganive dhe Bobeve. Kjo pune ka marre fund, jua thote cdo njeri ne popull kete. Pyesni dhe degjoni, vetem kaq duhet bere..

  • eea

    .Fryme e rilindjes ka filluar qe te rrahe ne zemrat e shqipetareve. Ajo qe ka me shume rendesi eshte ata e kane denuar shume rende Berishen me ane te ketij sondazhi. Zemerimi i popullit eshte shume i madh ndaj kesaj qeverie i cili u shpreh ne nje sondazh. Ajo qe duhet te beje opozita eshte kete zemerim ta ktheje sa me shume ne favorin e saj qe edhe me 23 qershor zemerimi te jete akoma me i madh..

  • eeas

    ..Shifrat cdo dite e me shume po flasim per Ramen dhe per koalicionin e tij. E majta kur eshte te bashkuar arrin qe te rrezoje cdo qeveri. Bashkepunimi do te rezultoi shume i suksesshem. Kur arriti qe te dale i sukseshem ne nje sondazh qe organizohet nga nje TV i pavarur, atehere ai me 23 qershor do te arrije qe te konkludoje ne nje fitore te paimagjinueshme.

  • s

    .Sandash domethenes qe deri diku na tregon shume qarte se populli arrin qe ta dalloje shkaktarin e kesaj gjendje qe eshte Berisha dhe cfare duhet bere per te ardhen, per te votuar per Ramen. deri me 23 qershor keto shifra do te jene akoma me te thella ne favor te PS sepse shqipetaret kete here nuk duan me nje vjedhje te pushtetit..

  • se

    .vNga ky sondazh del nje konluzion shume i rendesishem qe Berishen nuk e do me populli dhe qe ajo ka marre nje vleresim shume negativ ne cdo aspekt te saj, Si ne realizimin e politikave ekonomike, se ne luften ndaj korrupsionit qe radhitet e dyta si nje nga problemet me te mprehta qe per mua duhet te jete e para sepse korrupsioni eshte shume me i larte dhe ka depertuar ne cdo instatnce te shtetit dhe te qeverise. Shqiperia po shkon drejt mendimit per rilindje.

  • ses

    Sondazh domethenes dhe qe duhet te merret per baze sepse aty me te vertete qe paraqiten mendimet e shumices se shqipetareve. Prandaj duhet qe te gjithe te shkojme dhe te votojme per PS..

  • erd

    .Papunesi, korrupsion, varferi keto jane probleme qe na kane shoqeruar gjate gjithe ketyre viteve tranzicion. cfare beri kjo qeveri per ti zhdukur keto probleme. Asgje. Cfare bere ajo ne te veretet? E beri akoma probleme me te medha, saqe sot njerezit mendojne te jetojne apo te mos jetojne me ne Shqiperi.

  • xs

    .Ky sondazh duhet marre parasysh deri diku sepse PD me gjithe krimet dhe masakrat qe ka bere nuk mund qe te gezoje kaq shume besueshmeri ne popull. Ajo do te pesoje nje tronditje me 23 qershor sepse pasojat e prag kapitullimit dihet.

  • ex

    .65% qe jane te shqetesuar se problemi madhor eshte papunesia, se ne familjen e tyre kane nje te papune, nuk kane se si te votojne kurrsesi nje qeveri qe ka pasur nje program per shkurtimin e vendeve te punes, 51 mije vende pune me pak, sigurisht do votoje alternativen Partia Socialiste per programin e punesimit dhe rritjen e mireqenies sociale.

  • e

    .Do ta lere ne rrenoje, por qeveria me kryeminister Edi Ramen do te vihet me nje sprove shume te forte per te rimekembur ekonomine dhe atehere vertet shqiptaret do te vleresojne realisht punen dhe ndryshimin rrenjesor si nata me diten te ekonomise ne Shqiperi.

  • e

    Deshtimin e Berishes ne lidhje me papunesine, varferine dhe me korrupsionin nuk mund te ja heqe asnjeri sepse shqipetaret i listojne me kollaj deshtimet e kesaj qeverie sesa arritjet e saj.

  • ea

    ..Papunesi, Varferi, Korrupsion, Zhvillimi ekonomik i ulet, rroga te ulta => shikoni se cfare ka sjelle Saliu per 8 vjet me rradhe. kjo eshte qeverisje e Berishes qe vetem hapa mbrapa po na con.

  • eaa

    .Megjithese ky eshte nje sondazh dhe nuk mund te jete perfaqesues. Por nga ky sondazh duhet marre dicka, qe shqipetaret kane filluar ta kuptojne se kush eshte Saliu dhe cfare qeverie drejton Saliu. Ata e kane kuptuar qe duhet te ndryshojme qeveri per te mire e tyre. Kjo gje eshte nje gje shume e mire per te gjithe ne si popull.

  • sx

    .eKy sondazh duhet interpretuar si nje tregues i rritjes se besimit te popullit ndaj kolaicionit te majte dhe vecanerisht per PS. Ajo qe ka rendesi eshte qe PS ka filluar qe te fitoje shume terren ndaj PD e cila ka rene ne grope dhe mesa duket aty do te qendroje per nje kohe te gjate.

  • sxe

    ..Mendimi i qytetareve ne lidhje me ceshtjen e Kosoves eshte i njejte me ate te PS, pra ata duan qe te kene nje bashkim ekonomik dhe doganor sepse kjo eshte me e realizueshme sesa nje shtet Federal gje qe duket shume e veshtire. popull duket qarte qe eshte ne mbeshtetje te PS.

  • sxef

    .50.5% e njerezve qe jetojne me keq se me pare nuk mund te votojne qe kater vitet e ardhshme te jetojne me keq se me perpara, por do votojne partine socialiste qe ka programin per rritjen e mireqenies sociale.

  • sxefa

    .Po normal qe koalicioni i majte do te fitoje si ne sondazhe ashtu edhe ne zgjedhje. Kjo sepse njerezit jane lodhur duke pritur e nuk mund te votojne me per rrenimin. Duhet ndryshim sepse nuk durohet me keshtu…

  • w

    .Ajo shifer do te rritet akoma me shume me pjesen e njerezeve qe jane te lekundur sepse ne fund do te zgjedhin ndryshimin e pushtetit sesa te mbajne Saliun qe nuk beri asgje per 8 vjet. Prandaj koalicioni i se majtes do te rezultoje shume me i fuqishem.

  • ww

    .Berishes i erdhi fundi dhe per kete te gjithe jemi te sigurte. Koha e tij ka skaduar me kohe qe ne 2009 por ai me vjedhje dhe me manipulime arriti qe te qendronte dhe nje mandat si hajdut i shqiperise. Por kete here ai do te pesoje nje humbje shume katastrofike sepse shqipetaret jane te zhgenjyer.

  • wwe

    .Cdo sondazh qe eshte bere deri tani ka treguar se PS me koalicionin e saj jane te paret. Megjithate une mendoj se nuk ka nevoje per sondazhe, sepse tashme te gjithe e dime se kush jane fituesit e ketyre zgjedhjeve. Fituesit e ketyre zgjedhjeve eshte PS me koalicionin e saj!

  • wwew

    Ne cdo sondazh shoh qe triumfon Rilindja ….. Me pelqen kjo, sepse duhet t’i japim fund rrenimit qe na ka lodhur kaq shume. Une do ta vras Sali Berishen me 23 qershor. Do ta qelloj ne lule te ballit me armen time te vetme, VOTEN! Kete duhet te beje cdo shqiptare per ta larguar perfundimisht Saliun…!

  • e

    .Te gjithe jemi per Rilindje , te gjithe duam Rilindje, Te gjithe po presim Rilindjen… Ka ardhur koha qe te Rilindim,rilindim, rilindim me plot kuptimin e fjales.

  • er

    Shiko se cfare respekti gezon Sali Berisha ne popull, ku ai do te arrije te marre vetem 28%. Te gjithe po e kuptojme se kush eshte forca e veretet e opozites se bashkuar. Qeveria e ardheshme do te jete nje mazhorance e cilesuar..