Copy of Lorik Cana takon Totin ne ndeshjen Roma LacioKupa e Italisë


Pocizioni


Dëmtimi i Dias së fundmi i ka hapur një vend në qendër të mbrojtjes: “Në këtë rol ndihem mirë. Kam luajtur mirë, mbi të gjitha në fillim, është një pozicion që e njoh dhe që nuk kam problem për ta mbuluar”, theksoi dje mesfushori shqiptar, Lorik Cana


Denoncimi


Ekziston një element që ka turbulluar këtë prag të një derbi të tensionuar. Kërcënimet që kanë marrë nëpërmjet telefonit mëngjesin e djeshëm disa lojtarë të Lacios. Kërcënime “për të humbur Kupën e Italisë”. Klubi i ka denoncuar tek autoritetet përkatëse


Luhet sot finalja nën tension dhe masa të forta sigurie


Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e Kupës së Italisë, i cili ofron një supersfidë, siç mund të konsiderohet derbi roman, Lacio-Roma. Ditët e fundit u përfol shumë se mesfushori Lorik Cana nuk do të ishte në formacionin e parë, por dëmtimi i mbrojtësit Dias, ka rikthyer shqiptarin favorit për 11-shen titullare. Për Lacion, finalja është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Luhet jo vetëm për trofe, por për gjithçka: Kupa e Italisë, Europa League, por edhe supremacia e qytetit. Të fitosh do të thotë të shkruash emrin në histori.


Finalja


E di shumë mirë edhe Lorik Cana, i cili derbi ka luajtur shumë në karrierën e tij. Ka jetuar atë të Francës, të Stambollit, ka mësuar të njohë edhe atë të Romës: “Kupa e Italisë është objektivi ynë, duam të fitojmë, të jemi mbi Romën”. Kështu Cana e karikon skuadrën, është bërë zëdhënësi i frymës së grupit. Petkoviç është duke kërkuar të mos ngrejë nivelin e tensionit, lojtarëve të tij i kërkon një provë karakteri dhe maturie. Pas një sezoni të parë në Itali mes shumë ulje dhe ngritjesh, Cana është spostuar në rolin e mbrojtësit të qendrës, ka gjetur formën e tij më të mirë, ka luajtur një muaj e gjysmë në nivele shumë të larta, më pas një dëmtim ndërmjet prillit dhe majit, tashmë ndien se ka rigjetur maksimumin e tij. Dëmtimi i Dias së fundmi, i ka hapur një vend në qendër të mbrojtjes: “Në këtë rol ndihem mirë. Kam luajtur mirë, mbi të gjitha në fillim, është një pozicion që e njoh dhe që nuk kam problem për ta mbuluar. Kupa e Italisë është objektivi ynë, duam ta fitojmë. Jam gati të luaj kudo”, ka deklaruar numri 27 i Lacios.


E ardhmja


Ka veshur bluzat e PSG, Olimpik Marseja, Sanderlend, Gallatasarai dhe në fund ka treguar cilësitë e tij edhe te Lacio: “Çdo kampionat ka veçoritë e tij, kudo që shkon gjen një mentalitet të ndryshëm, por ai italian është me të vërtetë unik. Sigurisht që të luash në shumë kampionate më ka ndihmuar të rritem”. Për momentin e ka mendjen vetëm te derbi me Romën, më pas do të mendoj për të ardhmen, që Loriku e shikon akoma me fanellën bardhekaltër, duke larguar në këtë mënyrë zërat që e shikonin pranë një rikthimi te Marseja: “Është normale që të ketë spekulime në lidhje me të ardhmen time, por kam një kontratë me Lacion dhe dëshiroj ta respektoj”.


Kërcënimet


Por ekziston një element që ka turbulluar këtë prag të një derbi të tensionuar. Kërcënimet që kanë marrë nëpërmjet telefonit mëngjesin e djeshëm disa lojtarë të Lacios. Kërcënime “për të humbur Kupën e Italisë”. Konfirmimi vjen nga përgjegjësi për mediat te Lacio, Stefano De Martino: “Klubi, së bashku me të interesuarit direkt, ka ndërmarrë hapa për të informuar autoritetet”. Përtej besueshmërisë së këtyre kërcënimeve, sigurisht nuk është një situatë e qetë. Pas apelit të De Rosit “Lërini thikat në shtëpi”, rreziku i tensionit në derbin roman është gjithnjë i lartë. Forcat e rendit do të jenë në gatishmëri të lartë me 2 mijë agjentë nëpër rrugë dhe përforcime nga rajonet e tjera. Prej ditësh, policia dhe karabinierët po punojnë pa pushim për identifikimin dhe izolimin e atyre që mund të projektojnë një mbrëmje përplasjesh para, gjatë dhe pas ndeshjes.