Ernesto Bronxeti
Agjenti i FIFA-së, Ernesto Bronxeti, i cili është edhe këshilltar për transferime te klubi i Real Madridit, e ka pranuar se Juventus nuk e shet Arturo Vidalin për asnjë çmim. “Ne e dimë se Juventus nuk do ta shesë Vidalin pa marrë parasysh për asnjë çmim, sikur t’ju japësh edhe gjithë arin e botës. Vidal është një lojtar kyç për ambiciet e tyre. Dhe për këtë arsye, ata janë në një pozicion, ku mund të refuzojnë çdo ofertë për Vidalin”, ka deklaruar Bronzetti për “El Mercurio”. Në fakt, më parë drejtori i Juventusit, Bepe Marota, për Vidalin ka refuzuar oferta stratosferike si ajo e Mançester Sitit prej 40 milionë eurosh. Por për Silenin po mendon edhe Reali i Madridit, i cili në ditët e ardhshme do të provojë ta përfshijë Vidalin në tratativën për Higuain. Por në Torino shprehen të sigurt, se përgjigjja do të jetë “Jo” edhe për mbretërorët spanjollë.