Majlinda Kelmendi at her Dojo, Ippon Judo Club, in Peja, Kosovo.Xhudo


Pas medaljes së bronztë në Kampionatit Europian pak ditë më parë, Majlinda Kelmendi, nuk di të ndalet. Xhudistja kosovare ka fituar të shtunën medaljen e artë në kategorinë 52 kg në turneun prestigjioz të xhudos ‘World Masters’, i cili është mbajtur në qytetin rus, Tyumen dhe ku marrin pjesë 16 xhudistet më të mira të botës në secilën kategori. Kelmendi në finale të kësaj gare ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Tsolmon Adiyasambuu. Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar dy ndeshje. Fillimisht ajo me short u pozicionua në vazon A në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kelmendi në raundin e parë u kualifikua pa u ndeshur, ndërsa në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Spanja, Laura Gomez, ku u shpall edhe fituese e vazos A. Në gjysmëfinale të kësaj gare, xhudistja nga Peja triumfoi ndaj rumunes Andrea Chitu, duke bërë të vetën medaljen e artë.