Portreti i nelson mandelesPër piktorin jugafrikan Paul Blomkamp, buzëqeshja interesante e Mandelës ka shërbyer si nxitje për të bërë këtë portret


Simboli i luftës kundër Aparteidit, Nelson Mandela, ka frymëzuar shumë njerëz kudo në botë në mënyra të ndryshme. Për piktorin jugafrikan Paul Blomkamp, ka qenë buzëqeshja interesante e Mandelës që ka shërbyer si nxitje për të bërë një portret të madh të tij. Portreti është 4.2 metra i lartë dhe 4.2 i gjerë. Është aq i madh saqë piktori e ka pasur të pamundur ta vendosë të tërë punimin në studion e tij, prandaj i është dashur ta realizojë pjesë-pjesë, duke pasur gjithnjë në mendje imazhin e Mandelës në tërësinë e tij. Blomkamp thotë se çdo linjë që ai ka hequr me penel, pavarësisht sa e imët është, pasqyron energjinë që ai mendon se rrezaton ish-presidenti Mandela. Piktori e ka përfunduar punimin në kohë, me rastin e 95-vjetorit të Mandelës që bie në muajin korrik. Ai e ka nxjerrë në shitje dhe shpreson se portreti gjigant do të blihet nga një jugafrikan. Që nga e diela, qindra të rinj të këtyre lagjeve u kanë vënë zjarrin dhjetëra makinave, kanë dëmtuar ndërtesa dhe janë përleshur me policinë.