Golem, breshëri plumbash në autostradë, ekzekutohet 33-vjeçari

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një 33-vjeçar është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri tip kallashnikov në zonën e malit të Robit, në afërsi të Golemit. Viktima është Ervis Tafaruçi, 33 vjeç, i cili në momentin e atentatit gjendej në automjetin e tij.

Nga të dhënat e para mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë shkrehur breshëri plumbash mbi të, duke e lënë të vdekur në vend. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima,  person i shpallur në kërkim dhe me precedentë penalë, është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij tip “Audi” me targa “AA 933 GE”, nga Durrësi drejt Kavajës.

Policia konfirmon se viktima dyshohet se është ndjekur nga një Fuoristradë, e cila me pas i ka prerë rrugën, duke e qëlluar nga një largësi prej 100 metrash, në një atentat të tipit mafioz, ndërsa automjeti ka qenë ende në lëvizje.

Forca të shumta të sektorit të krimeve kanë mbërritur nga Tirana në vendngjarje, ndërkohë që janë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

27 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 27 Maj 2013. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry