Atentat në Kavajë, ekzekutohet 34-vjeçari

Ervis Tafaruçi qëllohet me 4 plumba. Policia: Informacione se është shoku i Emiliano Shullazit

vrasja ne GolemNjë 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e së hënës në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Malit të Robit, ku Ervis Tafaruçi ka mbetur i vdekur në vend, si pasojë e 4 plumbave që ka marrë në trup. Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Audi” me targa AA 933 GE, nga Durrësi drejt Kavajës. Sipas policisë, dyshohet se ai është ndjekur nga një mjet tip fuoristradë, e cila më pas i ka prerë rrugën, duke e qëlluar nga një largësi prej 100 metrash, ndërkohë që ishte në ecje. Sipas ekspertëve, atentati ka qenë i tipit mafioz. Dyshohet se atentatorët kanë qenë dy persona, por kjo mbetet ende për t’u verifikuar. Vrasësit e kanë ndjekur për një kohë të gjatë dhe në momentin që ka qenë i vetëm, ata kanë lëshuar në drejtim të tij një breshëri armësh. Të bindur që e kanë kryer “misionin” me sukses, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtin mjet që udhëtonin.

Plumbat i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme 34-vjeçarit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve. Vrasja e të riut ka shkaktuar panik te kalimtarët, të cilët të alarmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë. Në vendin e ngjarjes është nisur një grup hetimor nga Policia e Shtetit, i cili ka nisur punën për administrimin e provave materiale dhe marrjen e dëshmive. Mësohet se në polici janë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë dijeni për konfliktet e Tafaruçit. Dëshmitarët okularë të vrasjes mafioze kanë treguar të gjithë ngjarjen, e cila ka zgjatur në pak sekonda.

Ndërkohë, policia po verifikon të kaluarën e viktimës. Ai dyshohet se ka qëndruar për një kohë të gjatë në Tiranë, pikërisht në zonën e “21 Dhjetorit”. Duke parë lëvizjet, por edhe shoqërinë, grupi hetimor i Policisë së Shtetit ka ngritur dyshimet se Ervis Tafaruçi ka pasur miqësi me Emiliano Shullazin, i liruar pak ditë më parë nga burgu, ku po qëndronte pas dënimit për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq, nga hetimet paraprake mësohet se 34-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim dhe me precedentë të shumtë penalë. Ende nuk ka një motiv për vrasjen e të riut dhe policia po heton në disa pista, prej problemeve të hapura që ai ka pasur gjatë gjithë kohës. Dëshmi të vlefshme në zbardhjen e vrasjes pritet që të japin edhe familjarët e viktimës. Ata do të hedhin dritë në motivet e ekzekutimit të Tafaruçit.

 

Precedentët e Tafaruçit

Në korrik të vitit 2009, Ervis Tafaruçi dyshohej se ishte autor i një plagosjeje të rëndë të shtetasit maqedonas Besnik Kulla. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima e djeshme, së bashku me dy shokët e tij, Ervis Kasa dhe Indrit Shtraza, janë autorët e vrasjes të mbetur në tentativë, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Durrësit. Në shtatorin e vitit 2009, policia kufitare e Korçës do të vinte në pranga të shumëkërkuarin Ervis Kasa. Ndaj bashkëpunëtorëve të krimit u ngritën tri akuza dhe që prej 2011-s, ai lëvizte i lirë.

Ndërsa në muajin mars të vitit 2011, një tjetër akuzë ngrihet ndaj Ervis Tafaruçit, i cili ka djegur me benzinë mjetin e një vajze. Mësohet se 34-vjeçari ka udhëtuar nga Durrësi drejt Tiranës, për të kryer aktin kriminal. Me vete kishte marrë një bidon me 5 kilogramë benzinë dhe një shkrepëse. Ai futet në garazh ku ishte parkuar makinën D.K., e cila pretendonte se nuk kishte asnjë njohje me autorin dhe i vë flakën makinës. Në tentativë për të ikur, bie në prangat e policisë, ndërkohë që emri i tij prej rreth dy vitesh ishte në listat e të kërkuarve të Policisë së Shtetit, si dhe të asaj të Durrësit.

Fillimisht ai i ka thënë patrullës se e ka emrin Edmond Qarri, ku në të vërtetë ishte kushëriri i viktimës. Kanë qenë shenjat e gishtave që kanë identifikuar të kërkuarin e tyre. Kështu është bërë e mundur vënia e tij në pranga. Pasi akuza u vërtetua, Gjykata e Tiranës e dënoi me 10 muaj heqje lirie.

Autor te 28 Maj 2013. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • po

    o ju shkerdhata gazetare mos u merni me fjale rrugesh o rrugace qe do zoti ju rafte ne kokat e juaja te familjeve tuaje aty ku do tju dhimbset me shume