Pëllumbi: Përqendrimi i pushtetit, Shkaku që solli dhunën ndaj opozitës

Gjinushi – “Duket se ora e Shqipërisë ka ngelur në vend, sepse, ashtu si atëherë, edhe sot kemi të njëjtin njeri në krye të pushtetit”

Pëllumbi – “Kanë qenë momente kyçe për shtetin e ri shqiptar, që treguan më së miri tentativën për riinstalimin e një shteti autokratik”

Gonxhe – “Berisha, në vështrimin tim, nuk është një person, as një individ i thjeshtë. Pas shumë viteve tashmë ai u ka mbijetuar situatave” 

Braçe – “Kush do të prekë votën e atyre që duan të besojnë te PS-ja më 23 qershor, do të marrë një përgjigje ekzemplare, pavarësisht pushtetit” 

Gjinushi: Berisha në 8 vjet ricikloi synimet e viteve ‘92-‘97

Herion Mesi

Demostrata 1996Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 u cilësuan nga ndërkombëtarët si zgjedhjet më të këqija në historinë e Shqipërisë, të cilat prodhuan gjithashtu një parlament jashtë normalitetit politik. Por, nga ana tjetër, situata politike dhe shoqërore në vend, pas këtyre zgjedhjeve, ishte e tensionuar. Më 28 maj të këtij viti, opozita e atëhershme organizoi një miting të madh në sheshin “Skënderbej”, ku Policia e Shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut, duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës socialiste. Edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga ngjarjet në fjalë, eksponentë dhe figura kryesore të politikës së asaj kohe, japin sot alarmin që opozita të jetë e kujdesshme, pasi, sipas tyre, mazhoranca qeverisëse drejtohet nga i njëjti njeri, Kryeministri Sali Berisha, i cili, sipas tyre, ishte urdhëruesi i dhunës policore që u ushtrua ndaj opozitës dhe popullit opozitar në vitet ‘96-‘97. Një nga figurat kryesore të PS-së, Servet Pëllumbi, kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, dhe deputeti socialist Erjon Braçe, theksuan dje për gazetën “Shqip”, rëndësinë që mbart përkujtimi i ngjarjeve të 28 majit të 17 viteve më parë, pasi “këto ngjarje janë thelbësore për të kuptuar historinë e evoluimit të demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre viteve tranzicion”, shprehen ata.

Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga themeluesit e Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, u shpreh një ditë më parë për gazetën “Shqip”, se kujtimi i këtyre ngjarjeve i shërben më mirë historisë sonë, për ta kuptuar atë dhe për të korrigjuar gabimet e së shkuarës.

“Bëni mirë që këto ngjarje i sillni herë pas here në vëmendjen e publikut, pasi këto ngjarje janë thelbësore për të kuptuar historinë e evoluimit të demokracisë në Shqipëri gjatë këtyre viteve tranzicion. Këto ngjarje nuk duhen harruar asnjëherë, pasi kanë qenë momente kyçe për shtetin e ri shqiptar, që treguan më së miri tentativën për riinstalimin e një shteti autokratik, pushteti i të cilit po përqendrohej në duart e një njeriu të vetëm, që ishte Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha. Dhe pikërisht kjo tentativë për grumbullimin e pushteteve, shkaktoi atë që shteti i asaj kohe të dhunonte në mënyrë demonstrative opozitën, e pikërisht në ditën e votimit. Ndaj është tejet e domosdoshme që kjo ngjarje të mos harrohet, pasi, edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga ajo ditë, sërish kemi në pushtet të njëjtin njeri, që atëherë dhunonte opozitën, dhe që si në atë kohë, edhe sot po tenton të mbledhë në duart e tij të gjitha pushtetet”, theksoi Pëllumbi.

Skënder Gjinushi

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vend, kjo sepse këto vite qeverisjeje i kanë shërbyer atij për të ricikluar pikëpamjet që ai kishte edhe në vitet 1992-1997. “Çfarë mund të ketë ndryshuar që nga ‘96 kur u dhunua opozita dhe populli opozitar i asaj kohe?! Asgjë. Pasi duket se ora e Shqipërisë ka ngelur në vend, sepse, ashtu si atëherë, edhe sot kemi të njëjtin njeri në krye të pushtetit, i cili përpiqet me të gjitha mënyrat për të uzurpuar institucionet, duke tentuar t’i përqendrojë të gjitha pushtetet në duart e tij. Këto vite në qeveri e ricikluan Saliun në pikëpamjet që kishte edhe në vitet ‘92 deri në ‘97-n. Atëherë u vodhi vetëm paratë shqiptarëve, ndërsa tani u mbledh pronat. Ndërkohë që po e shpalos gjithnjë e më shumë tiparin e tij antishqiptar. Përveç ndarjes që kërkon të bëjë të ditës së Çlirimit me të Pavarësisë, ku çuditërisht u shfaq në përpjekjet e tij për të ringjallur Zogun, pra një dashuri e paparë e Berishës, i cili deri në ’94-n ka thënë të gjitha të zezat për Ahmet Zogun, tani e ngre në piedestal. Dhe kjo, sepse e shikon se është një identikit i tij. Kanë të dy të njëjtat cilësi: kanë vrarë kundërshtarët e tyre politikë dhe ka frenuar demokratizimin e vendit gjatë këtyre viteve. Pra, në thelb asgjë nuk ka ndryshuar nga vija politike e Berishës”, u shpreh dje Skënder Gjinushi.

Autor te 28 Maj 2013. Kryesoret, Politikë, Shqipëria voton 2013. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Flogerti

    Ja pse duhet te hapim mire syte te gjithe si popull. Ja cdo te thote te drejtohesh nga kriminele qe ne fund et dites dalin e te fyejne duke te thene se ne po lulezojme. Keta sduhen denuar vetem em vote ne 23 qershor, por me tej duhen denuar me ligj si grupe kriminale

  • Gresa

    Ishin vite te trishta ku demokracia u vu ne rrezik e gjithcka ndodhi tregoi qe asokohe se ky njeri, sali berisha sduhet te qendroje me kurre ne pushtet. Ja qe fati na e solli serisht ne der, e fati na jep zgjedhejt me 23 qershor per ta “asgjesuar” njehere e mire nga politika

  • hena

    e shikoni o njerez e verini gishtin kokes …saliu eshte vrases , rrenues e pergjegjesi i vetem i deshtimeve te shqiperse, se harrova eshte nastradin

  • Ervini

    Ja se c plak matuf na qeveris. Eshte nje maskara qe snjeh asnje princip. Eshte nje njeri i pashpirte qe duhet dhe do marri ate qe meriton me 23 qershor. Ky do jete fillimii fundit te tij.

  • era

    po nuk ben dot me asgje saliu tani…populli si kurre ndonjeher do ta ndeshkoj me vote e do ta deboj nga pushteti se i ka zhgenjer , i ka cuar ne nje gjendje te mjerueshme

  • Astriti

    Ngritja ne pedistal e A.Zogut i sherben Saliut pasi ai e barazpeshon veten me zogun dhe kerkon te kete pushtet absolut sic ka patur zogu ne kohen e mbreterise. Dhe monumenti i ngritur nga sala per zogun eshte gjithcka nje farse pasi do te ngrije edhe nje monument te vetin. Por kjo nuk ka per te ndodhur pasi sala do i humbase zgjedhjet e 23 qeshorit. RILINDJEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

  • joni

    ky sali berisha eshte plaku matuf i cili nuk di te qeveris ,ate qe di vetem te bej eshte te shkaterroj vendin e tij , ti japi greqis nai cop det, dhe te ler popullin etij pa pune !

    fitore ps , edi rama fitore duam rotacion dhe rilindje te ketij vendi ,..

  • maksi

    Berisha 8 vjet akoma po mundohet te bej diktature , po ne do luftojm gjer ne fund te jetes per ta mundur ate tiran , dhe me 23 qeshor do jete dita fundit qe ai do bejkshtu gjerash , Zoti ka sjell engjellin mbrojtes dhe ai eshte Edi Rama me ushtrin e tij RILINDJE , Bravo per Edin qe ka guximin dhe dele hapur

  • roni

    verete zoti gjinushi qe asgje nuk ka ndryshuar ne 8 vite njerzit kane ndenjur ne vend, jane mbushur vetem xhepat e salit dhe bashes, olldashit e shume te tjereve qe sot i mbajne ison salit…..do ndeshkohesh salii

  • ana

    ky eshte sali berisha njeriu qe po dhunon pafund jo vetem opoziten por edhe mbeshtetesit e tij, do te kete se sben pushtetin ne duar dhe ka arritur deri aty sa nuk i mjaftoi rrenimi por heq dhe mbeshtetesit e ps nga puna…saliiii shporruuu

  • artion

    sali berisha ..
    c`eshte ky drejtues qe i fal detin greqise ?
    c`eshte ky drejtues qe len popullin e tij pa pun ?
    c`eshte ky drejtues qe sdi te qeverisii , ky plak matuf duhet te kishte dhen dorheqje shummm me perpara , por si i thon derri derr mbetet ..
    me 23 qershor shqiptaret masivisht do e largojne ne vote …

  • beni

    sali berisha eshte urdherues i dhunes per ata qe mbeshtetin ps dhe edi ramen, historia pereritet dhe ai diktator nuk di e ndalet, por vetem ne 23 qerdhor per 26 dite ku njerzit do te votojne nr 29 per nje rilindje ai do te ndalet nga vete populli

  • Selma

    Historia e ketij individi eshte e trishte, por tragjedia qendron ne ri-ardhjen e tij ne pushtetit dhe rrezikut qe i kanoset Shqiperise me vazhdimin e tij ne politik. Njerezit duhet te votojne me pergjegjesi dhe cdo vote kunder Berishes, esht nje vote per nje Shqiperi me te mire.

  • besnik

    Berisha eshte nje kopje shume e shumtuar e sistemit te komunizmit dhe qe po ben cdo gje sic bente xhaxhi Enveri ne kohen e tij. Por ndrushimi i vetem eshte si ai i vriste direkt nderkohe qe Saliu nuk i vrte po i rreh dhe i ben per vdekje.

    • Perparim

      Ju lutem mos u lodhni fare. Te gjithe dhunuesit dhe plehrat i ka pare i madhi Zot. Me duket se ka mbetur njefare Gjeneral Agim Shehu qe nuk e di ku eshte futur, ndoshta magazinier ne Lunder. Na e tregonin edhe shume te afte per policine. TURP.

  • niku

    Saliu nuk ka ndryshuar asnje cike ne lidhje me idete e tij per te krijuar nje vend totalish totalitar. nuk ja arriti ne kohen kur ishte president. kerkon qe ta beje tani, por perseri nuk do ja arrije sepse populli ka vendosur qe ti jape denimin me 23 qershor. Duhet te clirohem nje ore e me pare nga keto keto tortura qe po kalojme

  • nastradini

    Skender Gjinushi di te hedhe balte mbi themeluesin e Shtetit te pare shqiptar Ahmet Zogu, por nuk i vjen zeri fare per shkaterruesin e Shtetit shqiptar Enver Hoxha, te cilit i sherbeu me besnikeri prej servili vite me radhe me gjithe familjen e tij te spiuneve te Sigurimit te Shtetit. Para se te shaje Sali Berishen ky pinjoll i komuniste te Enver Hoxhes le t’i kerkoje falje shqyptareve qe solen ne pushtet nje komunist dhe besnik te Partise se Punes, i cili per 20 vjet i ka bere kaq zullume vendit sa nuk i ka bere asnje pushtues deri tani.