Kryesoret Berisha në Roskovec: Objektivi kryesor, integrimi në BE. Rama mbajti peng 3...

Berisha në Roskovec: Objektivi kryesor, integrimi në BE. Rama mbajti peng 3 ligjet

98
SHPËRNDAJE

BERISHA-DOMJE26Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar sot drejt Roskovecit ku ka prezantuar kandidatët për deputetë për garën zgjedhore të 23 qershorit. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se objektivi kryesor i Partisë Demokratike është integrimi në Bashkimin Evropian dhe se në mandatin e ardhshëm do të zhvillohet infrastruktura rrugore.

“Ne do të vijojmë ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve, shkollave, spitaleve. Ne kemi në qendër të politikave tona zhvillimin e jetës së qytetarëve”, tha Berisha.

Berisha i është përgjigjur edhe disa prej deklaratave të kryetarit të opozitës, Edi Rama. Ky i fundit ka sulmuar faktin se për çdo problem të Shqipërisë, Berisha ofron rrugët si zgjidhje dhe se anëtarësimi në NATO nuk u jep punë shqiptarëve.

“Ne do marrim statusin dhe do hapim negociatat me Bashkimin Europian. Po pala tjetër? Ju jeni dëshmitarë që para 3 ditësh u deklaroi shqiptarëve se NATO-ja është natë. Dua t’i them këtij zotërie se NATO-ja është liri kombëtare e garantuar përjetësisht, është prestigj i madh për shqiptarët, siguri madhore e tyre, është vende pune, mirëqenie, është e ardhmja. Në kohën kur do merrnim vizat, bënin gjithçka me protesta për të bllokuar heqjen e vizave. I mbajti peng 3 ligjet, të cilat në fund u detyrua t’i votojë. Ne duam votën tuaj sepse ne duam të krijojmë 250 mijë vende pune. Ne krijojmë vendet e punës sepse me reformat tona, bizneset e vogla u rriten me 80 për qind dhe bizneset e mëdha deri në 200-300 për qind. Ne krijojmë vende pune sepse ne hoqëm taksën mbi çdo lloj kapitali dhe mbi çdo lloj makineri për biznesin. Shoku në autobus premton se do heqë TVSH-në për 5 produkte bujqësore. Kjo është falimentim i fermave tuaja, kjo do të thotë që mishi i Brazilit, që prodhohet me një kosto shumë të lirë dhe me çmimet pa TVSH, do të eliminojë interesat tuaja për të rritur bagëtitë për mish. Kjo do të thotë që qumështi juaj të mos shitet për shkak të çmimit. Alternativa tjetër flet vetë.  Padituria nuk është kurrë argument. Unë i them zotërisë që ti s`ke arritur të kuptosh se rruga është punësim. Sepse ne në ndërtimin e rrugëve kemi punësuar shqiptarët. Pasi aty ku shkon rruga, aty shkon shpresa. Sepse ndërtuan rrugë, u ngritën biznese. Unë i them shokut të autobusit, dil nga autobusi që ta kuptosh që pa rrugë të mira nuk ka shërbim shëndetësor të mirë. Ne zotohemi që do ju mbrojmë ju, do mbrojmë prodhimet tuaja dhe do t’u japim para në dorë për akcizën e naftës, TVSH-në e gjithë inputeve, farërave dhe fidanëve”, tha Berisha.

4 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)