Samanta Karavello fiton “Top Fest 10”

samanta2

Samanta Karavello është fituesja e edicionit të dhjetë të “Top Fest” me këngën “Lot i fundit”. Me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Bahitit, Samanta Karavello ka sjellë një interpretim të shkëlqyer me këtë këngë, e cila i ka dhënë dhe çmimin “Zëri më i mirë femëror” në këtë festival. Çmimi i është dorëzuar nga fituesja e edicionit të 9-të të “Top Fest” Elhaida Dani, e cila ishte dhe e ftuara e nderit e këtij festivali. “Ndihem e lumtur, nuk mundem ta besoj”, tha e emocionuar Samanta. Teksa përgatitej të jepte trofeun e këtij edicioni, Elhaida Dani tregoi se kupa që kishte marrë në “Top Fest” kishte qëndruar në dhomën e saj midis trofesh të tjerë, por ishte më i rëndësishmja në karrierën e saj. Një spektakël i jashtëzakonshëm, plot ritëm dhe surpriza ka kurorëzuar mbrëmjen finale të edicionit të dhjetë të festivalit të muzikës moderne shqiptare “Top Fest”. Nën drejtimin e Ledion Liços dhe dy motrave Luana dhe Marina Vjollca për më shumë se dy orë jubileu i “Top Fest”, u kthye në një mbrëmje të paharrueshme. Një performancë tepër energjike ka ardhur nga trupa e baletit e “Top Channel” ku kanë interpretuar dhe dy prezantueset Luana dhe Marina. Fituesit e “Top Fest” në këto dhjetë vite janë ngjitur dje në skenën e festivalit duke kënduar këngët që i shpallën fituese. Alban Skënderaj, Mentor Haziri, Eneda Tarida, Stine, Greta Koçi, Elhaida Dani kanë interpretuar pjesë nga këngët që i kurorëzuan me kupën e “Top Fest”. Juria që vlerësoi 13 këngët konkurruese ishte e përbërë nga emra të njohur të skenës si Genti Rrushi, Eneda Tarifa, Altin Goci, Alma Bektashi dhe këngëtarja që tashmë ka bërë krenar çdo shqiptar me suksesin e saj, Elhaida Dani. Artisti më i mirë mashkull është vlerësuar këngëtari Andos me këngën “Luftë e humbur”. Çmimi i është dorëzuar Andosit nga këngëtarja Eneda Tarifa. Çmimin “Grupi më i mirë” i ka shkruar grupit “Ofchestra”. Çmimi “Best new artist” (Artisti më i mirë i ri) i ka shkuar “The code” me këngën “Apokalips”. Çmimi i është dorëzuar këngëtares nga Lori Hoxha në emër të fondacionit “Dritan Hoxha”. Me çmimin e internetit është vlerësuar këngëtarja Marsela Çibukaj me këngën “Ndjenjë pa kohë”. Çmimin “Top Albania Radio” e ka marrë Naza me këngën “Dëgjo zemrën”. Çmimin “Best Pop NRB” e mori Ajsel me këngën “Nuk kam më lot”. Me çmimin “Best Pop Rock” është vlerësuar Kamela me këngën “Pa limit”. Çmimi “Zëri femëror më i mirë” i ka shkruar këngëtares Samanta Karavello me këngën “Lot i fundit”. Çmimi “Balada me e mirë” ka shkuar për këngëtaren Albërie Hadërgjonaj me këngën “Asnjëherë”. “Ky çmim do të thotë shumë për mua. Jam e lumtur pafund”, tha këngëtarja teksa këngëtari Alban Skënderaj i dorëzoi kupën e këtij çmimi.

 

24463_2693629595217_1279846488_n

 

Çmimet:

Artisti mashkull më i mirë: Andos me “Luftë e humbur”

Grupi më i mirë: “Ofchestra”

Best new artist: “The code”

Çmimi i internetit: Marsela Çibukaj me “Ndjenjë pa kohë”

Çmimi “Top Albania Radio”: Naza me këngën “Dëgjo zemrën”

Best Pop RNB: Ajsel me “Nuk kam më lot”

Best Pop Rock: Kamela me “Pa limit”

Best female: Samanta Karavelo me “Lot i fundit”

Best Balade: Albërie Hadërgjonaj  me “Asnjëherë”

 

 

Autor te 9 Qershor 2013. Kryesoret, Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Ermenegildo Zegna

    T.U.R.P

  • Ramadan Asllan

    “Best fekale” i ka shkruar këngëtares Samanta Karavello me këngën “Lot i fundit”.

  • Kristiko

    Pse nuk i kin dhene cmim kenges “Lorina” pasi eshte kenge e lezetshme dhe me duket se dihet perpara se kush do marre cmim se jane disa kangetare si Kamela qe punojne aty dhe shoqet dhe shoket nuk mund ta lene pa gje se e kane para syve gjithe diten