Kryesoret 22 vjetori i PS Rama uron socialistët: Festa, pas fitores së madhe...

22 vjetori i PS Rama uron socialistët: Festa, pas fitores së madhe të 23 qershorit

101
SHPËRNDAJE

rama 2Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama uroi sot të gjithë simpatizantët e PS me rastin e 22-vjetorit të krijimit të kësaj force poltike.

Përmes një mesazhi në Facebook, kryesocialisti Rama thekson se kjo ditëlindje vjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.

Më tej Rama thekson se festa tradicionale e kësaj ditëlindjeje do të bëhet pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit!

“Gëzuar ditëlindjen e PS gjithë anëtarëve të familjes sonë politike.

Kjo ditëlindje na gjen në prag të një fitoreje të madhe për një kthesë historike për Shqipërinë.

Le ta festojmë aty ku ndodhet secili, në fushën e betejës zgjedhore mes Rrënimit dhe Rilindjes. Le të urojmë njëri-tjetrin thjesht Gëzuar, me krenarinë që jemi në anën e Rilindjes e jo të Rrënimit.

Në fund të fundit, krenaria e të qenit në këtë parti buron më së pari prej të qenit të PS në krahun e duhur të historisë së shqiptarëve qysh në lindjen e saj.

Gëzuar miq e shokë, vajza, djem, gra e burra, pa dallim krahine e feje, që i jepni përditë jetë dhe energji kësaj familjeje të madhe!

Festën tradicionale të kësaj ditëlindjeje do ta bëjmë pas fitores së madhe të PS dhe “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, në zgjedhjet e 23 qershorit!

Deri atëherë le të luftojmë për çdo votë, shtëpi më shtëpi, zemër më zemër, në çdo cep të Shqipërisë që duam të rilindim!” shkruan Rama

12 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)