foto e bunes ku ishte ngritur pika e kontrollitU përurua në vitin 2006, por u mbyll një vit më pas


 Ardi Hoti


Më 17 qershor të vitit 2006 u përurua në Shkodër me shumë pompozitet hapja e pikës së kalimit kufitar Ura e Bunës-Vir Pazar, duke u thënë se tashmë u kthye lundrimi dhe turizmi mbi lumin Bunë pas 62 vitesh. Por, në fakt, kjo pikë qëndroi vetëm pak muaj e hapur, pasi tragetet turistike malazeze e kishin të pamundur të futeshin nën urën e Bunës, për shkak të papastërtive dhe kërkuan që shtrati i lumit të thellohej. Por, shteti shqiptar e ka parë më të arsyeshme, por edhe më me leverdi, më mirë të mbyllet pika turistike kufitare, se sa të thellohet lumi.


Përvjetori


Nesër mbushen shtatë vite që nga dita kur u përurua pika e kalimit kufitar Ura e Bunës-Vir Pazar, por një vit pas hapjes, më 2007-n, kjo pikë kalimi jo vetëm që u mbyll, por vitet e fundit është hequr dhe godina që shërbente si pikë kontrolli pranë urës së Bunës. Shumë shkodranë, por jo vetëm, menduan se tashmë pas më shumë se gjysmë shekulli, do kthehet tradita shekullore e Shkodrës, lundrimi dhe turizmi mbi lumin Buna me Malin e Zi, por në fakt, Shkodra nuk e pati këtë fat. Pas pak muajve e hapur, pika kufitare u mbyll, pasi malazezët kërkuan që të pastrohej lumi. Shkodra ka pasur lundrim mbi Bunë që në kohën e krijimit si qytet shekuj më parë, por sot e ka të pamundur të ketë lundrim, pasi lumi Buna është mbushur nga mbeturinat dhe ndërtimet e ndryshme që e bëjnë të pamundur të lundrosh. Ajo që vazhdon të duket shumë qesharake me atë se çfarë po bëhet me premtimin për lumin Buna, është dhe fakti se ende nuk ka nisur të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Shkodër me Malin e Zi, për pastrimin dhe thellimin e lumit. Konkretisht, në Shkodër, më datë 14 dhjetor 2010, u nënshkrua marrëveshja me Malin e Zi, për thellimin e Bunës. Ministri i Mjedisit, pas nënshkrimit të marrëveshjes, u shpreh se pastrimi i lumit Buna do nisë në muajin mars të vitit 2011 por dhe kjo nismë pati fatin e pikës së kalimit kufitar Ura e Bunës-Vir Pazar.


 


Historiku


Transporti në liqenin e Shkodrës i udhëtarëve dhe i mallrave ka qenë një traditë që në kohën e krijimit si qytet në shek IV para Krishtit në kohën e fisit ilir të labeatëve. Pozita gjeografike e qytetit ka krijuar kushte të favorshme për lidhje me shumë vende. Kjo pozitë gjeografike, prej shekujsh është lakmuar nga venecianët, turqit dhe malazezët, që me pushtimet e tyre kërkonin të merrnin në zotërim qytetin që nga njëra anë kishte dalje në Adriatik nga ana tjetër liqeni të lidhte me Malin e Zi dhe rruga tokësore të lidhte me Europën Qendrore dhe Perëndimore.


Në vitin 1920, vendoset lundra e parë ulqinake me motor që quhej “motolundër” dhe i përkiste Caf Brocit. Kjo u pasua dhe me krijimin e lundrave të tjera me motor që lundruan mbi Bunë dhe shërbyen në lidhjet tregtare mes dy vendeve. Pas viteve 1920, pati një rënie të lëvizjeve të lundrave ulqinake, pasi qeveria e Zogut në atë kohë ua dha të drejtën e kabotazhit italianëve dhe kjo ngjalli pakënaqësinë e afro 500 familjeve ulqinake që merreshin me lundrim. Lundrimi i ulqinakëve në Bunë merr fund në vitin 1944 dhe u mendua se do fillohej në vitit 2006, pas 62 vitesh, por kjo nuk u arrit asnjëherë.


 


Somario


Shteti shqiptar e ka parë më të arsyeshme që më mirë të mbyllet pika turistike kufitare, se sa thellohet lumi


 


 


Lundrat


Në vitin 1920 vendoset lundra e parë ulqinake me motor që quhej “motolundër” dhe i përkiste Caf Brocit. Kjo u pasua dhe me krijimin e lundrave të tjera me motor që lundruan mbi Bunë dhe shërbyen në lidhjet tregtare mes dy vendeve


 


Godina


Nesër mbushen shtatë vite nga dita kur u përurua pika e kalimit kufitar Ura e Bunës-Vir Pazar, por një vit pas hapjes në vitin 2007 kjo pikë kalimi jo vetëm që u mbyll, por vitet e fundit është hequr dhe godina