Kulturë Ndahet nga jeta aktori Minella Borova

Ndahet nga jeta aktori Minella Borova

161
SHPËRNDAJE

minella borova 1Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar Minella Borova. Ai ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare në Buenos Aires të Argjentinës, ku edhe banonte prej vitit 1993 bashkë me familjen.

Minella Borova lindi në Korçë më 22 shkurt të vitit 1947. Studimet e larta i kreu në degën e Aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve, ku është diplomuar në vitin 1969.
Më pas ka punuar edhe si pedagog pranë këtij universiteti, ndërsa gjatë viteve që jetoi në Argjentinë shërbeu edhe si diplomat i Shqipërisë atje.
Borova njihet për rolet e tij kinematografike në filma si “Pylli i Lirisë”, “Në fillim të verës”, “Udhëtim në Pranverë”, “Shoku ynë Tili” etj. Ai ka pasur role kryesore në mbi 13 filma.

Ndër rolet më të realizuar të tij janë: Leka te “Të pamposhturit” e M. Jeros, 1970; Martini te “Mosha e bardhë” e Dritëro Agolli, 1972; Stenli Kor tek “Engjëjt e skëterrës” e George Bellak dhe Pol Kanten, 1972; mësuesi te “Plumbat e shkronjave” të Naum Priftit, 1974; hetuesi te “Qyteti i akuzuar” i Teodor Laços, 1978; Vehapi te “Tri ditët e kiametit” e Luan Qafezezit, 1984; Raqi te “Mësuesi i letërsisë” i Ruzhdi Pulahës, 1986 etj.

30 qershor 2013 (gazeta-Shqip.com)