Fituesit në universitete: Për e maturën zhvilluam kurse private

Rekomandime për vlerësimin

Rekomandojmë kompjuterizimin e procesit të vlerësimit të provimeve, duke përdorur lexues optik

Vlerësuesit e provimeve duhen nxitur financiarisht, çka do ta bënte këtë një detyrë të preferuar

Rekomandojmë marrjen e masave për administrimin e ankesave shoqëruar kjo me informimin e maturantëve

MASH-i duhet të parashikojë një periudhë gjatë së cilës të gjitha gabimet e konstatuara në vlerësim të reflektohen në tabelën përfundimtare

Sondazh në studentët e viteve të 2-ta, lidhur me provimet e shtetit

maturanteStudentët e vitit të dytë në universitete kanë deklaruar se për t’u përgatitur për Maturën Shtetërore u është dashur të marrin konsultime me pagesë. Një studim i SOROS me studentët e vitit të dytë që aktualisht ndjekin arsimin e lartë në universitete në vend, mori në shqyrtim Maturën Shtetërore në një këndvështrim më të gjerë, duke mos u mjaftuar vetëm në parapërgatitjen dhe administrimin e provimeve, por edhe me produktin e këtij sistemi vlerësimi. Për të këtë arsye u zhvillua hulumtimi i suksesit të maturantëve, të cilët dy vite (2010) më parë fituan të drejtën e studimit përmes Maturës Shtetërore, si dhe u volën eksperiencat e tyre në lidhje me shkollën e mesme. Nisur nga deklarimet e të anketuarve, në përgjithësi vihet re që nxënësit të kenë marrë nota më të ulëta gjatë MSH (mesatarja e katër provimeve 7.58) se gjatë viteve të shkollës (mesatarja e shkollë 8.13). Kjo tendencë zbritëse ruhet edhe në vitin e parë në universitet (mesatarja e provimeve të vitit të parë 6.5).

Për sa i përket përgatitjes që marrin në shkollë për provimet e MSH-së, vetëm gjysma e studentëve të anketuar (50%) pohojnë që përgatitja gjatë viteve të shkollës së mesme i ka ndihmuar për t’u përballur me provimet e MSH-së, e ndjekur kjo nga 48%, të cilët shprehen se i ka ndihmuar disi ose pak.

Duket se përgatitja e ofruar gjatë orëve të mësimit nuk u ka mjaftuar ish-maturantëve, pasi më shumë se gjysma (55%) e të anketuarve shprehen se për t’u përgatitur për provimet e MSH atyre u është dashur të ndjekin konsulta shtesë. Për sa i përket mënyrës se si i kanë marrë këto konsulta, 80% e këtyre maturantëve janë shprehur se u është dashur të paguajnë për to.

Në lidhje me këshillimin dhe orientimin e karrierës vetëm 14% e studentëve të anketuar pohojnë se janë zhvilluar seminare nga pedagogë të universiteteve shtetërore, krahasuar me 42% që deklarojnë se ato janë zhvilluar nga universitetet private. Problemi që lind nga kjo indiferencë e universiteteve shtetërore është se shpesh universitetet private, që zhvillojnë këto seminare me maturantë, më shumë i përdorin ato për të bërë reklamë mbi përparësitë e universitetit të tyre sesa japin informacion mbi degët e studimit. Një gjë e tillë vihet re edhe nga përgjigjet që kanë dhënë studentët, që kanë ndjekur seminaret e zhvilluara prej universiteteve private, ku 58% e tyre u përgjigjen se u diskutua për përparësitë e universitetit që zhvilloi seminarin, 15% u shprehën se u diskutua për natyrën e degës së studimit dhe 25.6% e tyre u shprehën se u diskutua për perspektivën e degës së studimit në tregun e punës.

Gjithashtu, duket se rol të rëndësishëm ka pasur edhe vetëpërgatitja e maturantëve, pasi studentët që kanë deklaruar se gjatë viteve të gjimnazit studionin 0-1 orë në ditë, kanë pasur një prirje për t’i konsideruar provimet e MSH si të vështira.

 

Autor te 9 Korrik 2013. Kryesoret, Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry