Ekipi prej 6 audituesish po kontrollon shpenzimet, tenderët dhe gjendjen e thesarit
KLSH-ja ka ccuar ditët e fundit disa zyrtarë në prokurori, për vjedhje të qindra milionë lekëve
ARD KOLA
Mund të jetë rastësi, por zbarkimi i një ekipi të posaccëm nga Kontrolli i lartë i Shtetit për të audituar financat e buxhetit përkon me një periudhë delikate për fatet e vendit, në një kohë kur kryeministri i ardhshëm Edi Rama është angazhuar të pajtojë një kompani të huaj për të bërë një gjë të tillë.
Burime zyrtare të KLSH konfirmojnë për gazetën “Shqip” se kontrolli në Ministri të Financave është një proces i rinisur, pas ndërprerjes së auditimit të realizuar në muajt prill-maj. Institucioni i drejtuar nga Bujar Leskaj, saktëson se kontrolli te Financat ka qenë i programuar më parë, sipas kalendarit dhe ka për qëllim “zbatimin e buxhetit 2012”. Pas përfundimit, një kopje e raportit do t’i dorëzohet kuvendit në shtator, nga ku pritet të formohet edhe qeveria e re.
Mësohet se janë 6 auditues, ekip i përbërë nga specialistët më të mirë të KLSH, të cilët po qëndrojnë prej disa ditësh. Pavarësisht objektit të kontrollit, që prek vitin 2012, kontrollorët “janë udhëzuar t’i hedhin një ‘sy’ edhe gjendjes aktuale të arkës së shtetit”. Duhet thënë se midis kreut të KLSH-së, Leskaj dhe ministrit Ridvan Bode, ka patur një debat në distancë rreth nivelit të borxhit publik, nëse duhet të ketë një limit dhe si duhet ruajtur. Nëse ministri e hoqi limitin, duke e lënë për këtë vit (2013-n) rreth 62.6 për qind, nga 60 për qind e PBB-së që ishte në ligjin e mëprashëm, Leskaj është për një kufi, madje të përcaktuar në kushtetutë.
Në raportin e fundit ndaj ministrisë së Financave nuk mungonin shkeljet e shumta sa i takon kompetencave dhe konfliktit të interesit, sidomos të konstatuara te sekretari i përgjithëhm. E gjitha puna e KLSH është fokusuar te ky i fundit, pra te sekretari, si nëpunësi më i lartë autorizues, i cili firmos për ccdo shkrese tenderi, shpenzimi, etj. Në raportet e ditëve të fundit, KLSH ka ccuar në prokurori shumë zyrtarë të shtetit për abuzime me fondet, ndërsa në rastin e Ministrisë së Financave pritet me interes rezultati i hetimit, duke qenë se është institucioni që menaxhon miliarda euro në vit.
Debati mbi menaxhimin e financave publike dhe rrezikut të falimentit i janë shtuar edhe zërat se “dikush” duhet të përballet me drejtësinë. Një reagim rreth kësaj ccështje ka patur ish-kryeministri Pandeli Majko, i i cili në një koment të tijin “uron që në shtator të mos ngrihet ndonjë komision hetimor mbi falimentin”.
Sakaq, gjendja në arkën e shtetit është negative. Borxhet ndaj firmave private po akumulohet dhe përflitet një shifër që arrin deri në 200 milionë euro. sakaq, ministria ka njoftuar degët e thesarit se sistemi do të jetë i bllokuar nga data 12 deri më 30 prill, duke i lutur të ndryshojnë procedurë veprimi dhe të përshpejtojnë me kërkesat për fondet.
Deri më tani, janë mbi 150 zyrtarë të denoncuar me veprën penale dhe ku në katër vitet e fundit, në prokurori janë paraqitur rreth 60 dosje. Gjatë vitit 2012, KLSH-ja ka kryer 40 kallëzime penale për 125 punonjës të administratës shtetërore të niveleve të ndryshme, ose pothuajse 2 herë më tepër sesa në 3 vitet 2009 (9 kallëzime), 2010 (5 kallëzime – 23 persona) dhe 2011 (6 kallëzime – 13 persona) të marra së bashku.
Kufiri
Leskaj-Bode, debat për borxhin publik
Midis kryetarit të KLSH dhe ministrit të Financave, ka patur muajt e fundit një debat rreth kufirit të borxhit, në kushtet kur sot ndodhet “i lirë”, mbi 62 për qind i PBB-së. Duke prezantuar raportin në Kuvend, Bujar Leskaj tha se niveli i borxhit duhet ruajtur, jo si angazhim i qeverisë, por si detyrim kushtetues.
“Duke pasur parasysh se niveli i lartë i borxhit publik, i amplifikuar si problem edhe nga kriza financiare e vitit 2008 e në vijim, ka marrë përmasa të tilla, aq sa mjaft vende anëtare të BE-së po përpiqen të amendojnë Kushtetutën, për të përfshirë një ligj që do ta kufizojë përfundimisht nivelin e lejuar (ndërkohë mjaft vende të tjera e kanë bërë këtë), duke synuar marrjen e masave parandaluese për ndryshimin e dinamikës së borxhit, me tendencë uljen e nivelit të tij, KLSH i rekomandon Ministrisë së Financave që brenda dy viteve në vijim, të ndërmerret nisma për hartimin e një plani veprimi për të propozuar amendime kushtetuese, ku të përcaktohet që: Borxhi total publik nuk duhet të tejkalojë kufirin limit prej 60 përqindësh të PBB-së”. Por reagimi i ministrit ishte i menjëhershëm pak ditë pas rekomandimit. Sipas ministrit, “në kushtet kur indohet ekonomia, të vendos një limit të borxhit nuk ëhstë lëvizje e duhur”.