Hetim për dështimin me avionin ushtarak

Gjermani

avioni gjerman pa pilotParlamenti i Gjermanisë ngriti një grup hetimor për t’i kërkuar llogari qeverisë se pse nuk e kuptoi në kohë që një program investimi për ndërtimin e avionëve pa pilotë me vlerë 600 milionë euro dështoi pasi avioni nuk merrte dot leje fluturimi në Europë.

Opozita e ngriti komisionin, ndërsa Gjermania pritet të përballet me zgjedhjet parlamentare në shtator. Rrjedhimisht media gjermane njoftoi se komisioni po mblidhet me shpeshtësi të pazakontë megjithëse aktualisht jemi në pushimet e verës. Synimi i opozitës është të dëmtojë sa më shumë të jetë e mundur ministrin e Mbrojtjes. Partitë qeverisëse duhet të mbrohen ndaj këtyre sulmeve.

Programi i avionit Euro Hawk u iniciua në kohën kur në pushtet gjendej opozita e sotme socialdemokrate dhe të gjelbrit, por opozita deklaron se qeveria nuk e kuptoi në kohë problemin dhe programi vijoi për shumë dhe shumë vite. Akuza thotë se Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka besuar informacionet e dhëna nga industria e interesuar për vijimin e programit dhe nuk ka ndërmarrë hetime të pavarura mbi këto informacione.

Euro Hawk, i cili ka të njëjtin konstruksion si një avion i ushtrisë së SHBA-së, u zhvillua si një njësi e posaçme zbulimi. Për këtë sistem, i cili duhet të realizojë foto nga ajri, është shpenzuar më shumë se gjysma e buxhetit. Por aktualisht ky avion nuk mund të fluturojë, sepse ndalohet nga rregullat e Bashkimit Europian.

Autor te 1 Gusht 2013. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry