“Podesta”, shpenzimet e qeverisë “Berisha” për zgjedhjet e 23 qershorit

Lobimi- Gazeta “Shqip” zbulon kontratën prej 360 mijë USD. Tony Podesta, në Tiranë për zgjedhjet

BLEDAR HOTI

Ekipi i ekspertëve të Podesta GroupQeveria “Berisha” ka përdorur arkën e shtetit për të paguar kompaninë “Podesta”, në këmbim të asistencës së ofruar për fushatën elektorale të 23 qershorit. Në këtë drejtim janë përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë, pasi kjo kompani e ka kryer këtë shërbim në mënyrë intensive, pikërisht në muajin e fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit. Gazeta “Shqip” ka zbuluar shpenzimet e kryera nga kontrata e qeverisë në ikje, e cila është firmosur në një vit zgjedhor. Vlera e pagesës në arkën e “Podesta”-s është 360 mijë dollarë amerikanë për një periudhë 6-mujore. Ashtu si dhe në të gjitha kontratat e tjera të zbuluara nga gazeta “Shqip”, ajo mes “Podesta”-s dhe qeverisë “Berisha” ka si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe qeverisë shqiptare, pa pasur në konsideratë një kauzë, apo një finalizim të ndonjë projekti, si p.sh. konkretizimin e marrëveshjes mes dy qeverive, apo përfitimin e ndonjë fondi të posaçëm nga qeveria e SHBA-së.

Dy pagesat

Qeveria shqiptare, sipas materialeve që disponohen, ka bërë dy pagesa në llogari të “Podesta”-s, të kryera pikërisht në dy data të ndryshme të muajit prill. Dokumentet zyrtare të “Podesta”-s janë depozituar në zyrën përkatëse të Tatimeve në SHBA më 31 korrik të këtij viti, ku pasqyrohet e gjithë puna e kryer për këta 6 muaj. Pagesa e parë është bërë më 16 prill të këtij viti në një vlerë prej 180 mijë dollarësh. Pas tetë ditësh, “Podesta” ka marrë shumën tjetër prej 180 mijë dollarësh. Nga këto shpenzime mësohet se rreth 8 mijë dollarë janë përdorur për udhëtime, transport, ndërsa rreth 3 mijë dollarë amerikanë për materiale zyre dhe ushqime.

“Podesta” në Tiranë

Në materialin prej 58 faqesh të “Podesta”-s për lobimet e kryera, ku ndër to futet dhe Shqipëria, rezulton se grupi kryesor i kësaj firme lobuese ka qenë rezident në Tiranë. Më 16-18 qershor të këtij viti kanë qenë prezent në Tiranë John Anderson, me objektivin për marrëdhëniet publike me Shqipërinë, pra kryerjen e avokatisë së Tiranës zyrtare. Ndërsa nga data 16 deri më 28 qershor, me të njëjtat qëllime dhe shërbime, ka qëndruar në Tiranë dhe Bay Fang, një nga punonjëset e reja, eksperte, e kontraktuar së fundmi nga “Podesta”. Pikërisht më datën 21 qershor, mediat televizive transmetonin lajmin për mbërritjen në Tiranë të ish-zyrtares së DASH, e cila tashmë ishte pjesë e kompanisë të madhe të lobimit “Podesta”. Ajo është punësuar si konsulente më 14 maj të këtij viti. Ndërsa gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, një tjetër VIP i “Podesta”-s ka zbritur në Tiranë. Sipas dokumenteve, Anthony (Tony) Podesta ka udhëtuar drejt Tiranës më 26 maj të këtij viti. Ai ka qëndruar për dy ditë në kryeqytetin shqiptar, ku qëllimi kryesor ka qenë takimi me klientët e tij shqiptarë, pra me eksponentët e qeverisë shqiptare. Ekspertët e “Podesta”-s ndërkohë nuk kanë kryer asnjë udhëtim në shtetet e tjera ku kanë pasur klientë, si në Hong-Kong, Indi, Irak, Japoni, Azerbajxhan apo Qipro. Vetë “Podesta” pati deklaruar se në këtë periudhë ishte kthyer në një zëdhënëse të qeverisë shqiptare, duke mbrojtur interesat e saj nëpër botë. “Podesta” ka dërguar gjatë periudhës zgjedhore dhjetëra email-e për situatën zgjedhore në Shqipëri, si dhe ka bërë sqarime rreth përplasjeve politike në vend, ku thagma e saj ka qenë ajo për KQZ-në. Gjatë qeverisjes së djathtë, “Podesta” ka përfituar shuma të majme, të cilat duke bërë një përllogaritje kapin shifrën e mbi 1 milion dollarëve amerikanë. Një tjetër kompani që ka përfituar nga fondet e shtetit shqiptar (të taksapaguesve) është edhe “Patton Boggs”. Të dyja kompanitë lobuese për shërbimet e ofruara kanë përfituar mbi 2.5 milionë dollarë amerikanë për 6 vite. Ministrat Genc Pollo dhe Majlinda Bregu, gjatë kësaj periudhe, kanë qenë personat e kontaktit nga pala e ekzekutivit shqiptar me firmën “Podesta”, për disa kontrata radhazi. Angazhimi i tyre lidhej kryesisht dhe me zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 dhe parlamentaret e këtij viti.

 Detaje

16 prill

Pagesa e parë e qeverisë shqiptare në llogari të kompanisë amerikane “Podesta” është bërë më datën 16 prill të këtij viti

 

24 prill

Tetë ditë më vonë, “Podesta” deklaron se ka marrë në llogarinë e saj bankare shumën prej 180 mijë dollarësh, e njëjtë me atë të datës 16 prill

 

360 mijë USD

Sipas dokumenteve, vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2013 kompania amerikane ka përfituar shumën prej 360 mijë dollarësh amerikanë

 

Pakti i fundit

Kontrata e re e 1 majit me qeverinë

 

Më datën 1 maj të këtij viti, mes sekretarit të përgjithshëm të KM-së, Gjergj Lezhja, dhe përfaqësuesit të firmës “Podesta” u nënshkrua një kontratë për vijimin e bashkëpunimit për lobimin, edhe pse vendi ishte në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Këshilli i Ministrave do të paguajë ‘Podesta’-n (ofruesin) në vlerën e 60 mijë dollarëve në muaj, plus shërbimet ekstra. Pagesa e shpenzimeve do të bëhet me pëlqimin paraprak me shkrim të KM-së. Shpenzimet për secilën periudhë tremujore do të faturohen dhe paguhen me tarifat për periudhën në vijim”, thuhet në pjesën e pagesës së tekstit të kontratës së firmosur nga Lezhja dhe “Podesta”-s. Pakti mes qeverisë shqiptare dhe “Podesta”-s nis me shpjegimin e qëllimit të firmosjes më 1 maj të 2013-s. “Ofruesi (‘Podesta’) do të kryejë shërbime avokatie për çështjet që i shërbejnë forcimit të marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kontratë.

Autor te 25 Gusht 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • feniks

    Ne YZBERISHT,Tirane,nje lagje e tere nuk ka UJE PREJ 2 JAVESH!!!
    A ka njeri te gjalle ne kete lagje,per t’u ngritur ne PROTESTA PARA KRYEMINISDTRISE QE TA DETYROJME HORRIN E SERBISE,te shporret se na ka zene UJIN SI KUCEDRA???

  • Inna

    Vlen shume dicitura: Ne ju nxjerrim me kepuce te kuqe !

  • Bashkim

    Nuk pame ne artikullin ne fjale ndonje veprim te firmes “PODESTA”qe e nderlikon ate ne fushaten elektorale.Zakonisht organizatoret e fushateve jane organizata te specializuara per fushatat elektorale,kurse “PODESTA” eshte specializuar per lobim.Per dijeniu z.Podesta i takon se majtes.Po ashtu eshte fakt se PS me pare ka pasur si keshilltare nje kompani me CEO nje ish kryetar te Komitet Nacional te Republikane te SHBA.
    Kjo eshte ekonomi tregu.

  • Labi 2

    O feniks po a e di ti se arka e shtetit eshte bosh,se parate i ka marre Podesta,Klani dhe lakejte e horrit Sali,dhe ti kerkon uje.
    Ne kemi problem te dites ku te strehohet PD-ja dhe ti kerkon uje.
    Ne kemi problem te ndertojme xhamine ne qender te kryeqytetit dhe ti kerkon uje.
    Ore jetoni me kohen ju apo jo.
    “Te kemi shendoshe kryeministrin,presidentin pa uje ka ne treg”,nersa Sali dhe Bujar nuk lind me nena “Mallkuar qofshin”