Armët kimike, Assad sfidon: SHBA-Francë të sjellin provat

Assad“Sfidoj SHBA dhe Francën që të sjellë një provë të vetme të përdorimit të armëve kimike në Siri. Obama dhe Hollande nuk ishin në gjendje ta bënin këtë as përpara popujve të tyre”.  Kështu deklaroi presidenti sirian Bashar al Assad për gazetën franceze, lidhur me akuzat e sulmit me armë kimike.

“Lindja e Mesme është fuçi baruti,” tha Assad, dhe nëse do të ketë bombardime kundër Sirisë “ekziston rreziku i një lufte rajonale.”  Në rast të një sulmi ushtarak kundër Sirisë, “ne nuk duhet vetëm të flasim për reagimin sirian, por edhe për atë që mund të ndodhë pas bombardimit të parë. Askush nuk mund të dijë se çfarë do të ndodhë. Të gjithë do të humbin kontrollin e situatës, kur të shpërthejë fuçia e barutit”, shtoi ai.

“Çdo person që vepron kundër interesave të Sirisë dhe qytetarëve të saj është një armik për ne”. Është ky paralajmërimi i lëshuar nga presidenti sirian për Francën e SHBA.  “Populli francez nuk është armiku ynë – thotë Assad – por politika e shtetit të tij është armiqësore ndaj popullit sirian. Për sa kohë që politika e shtetit francez është armiqësor ndaj popullit sirian, ky shtet do të jetë armik i tij. Kjo armiqësi do të përfundojë kur shteti francez të ndryshojë politikën e tij”, -thotë ai.

2 shtator 2013 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 2 Shtator 2013. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • nastradini

    Sarina ose Zarina eshte arme kimike luftarake dhe vepron per disa sekonda tek sistemi nervor i njeriut duke bllokuar frymemarrjen dhe organet e tjera. Kjo lende e rrezikshme futet nepermjet lekures dhe nese njeriu nuk eshte i veshur me kostume te posacme gome me kundergaz vdekja vjen per nje cast. Zarina eshte 500 here me toksike se cianuri dhe nuk ka antidot nese ka depertuar ne trupin e njeriut. Nga ana tjeter kjo lende horror luftarake e shpikur nga gjermanet e Hitlerit ne vitin 1933, e cila nuk u perdor asnjehere gjate Luftes se Dyte Boterore nga frika e pasojave makaber ne popullsine civile, e humbet shume shpejt efektin ne kontakt me oksigjenin e ajrit dhe pas disa oresh nuk le asnje gjurme per perdoruesin. Cfare provash kerkon krimineli sadist Asad i Sirise qe e ka transformuar vendin e tij si nje varreze gjigande?