Tahiri takon homologun grek: Zgjidhje përfundimtare çështjes së toponimeve

Saimir-Tahiri_5Ministri i ardhshëm i Brendshëm, Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me ministrin grek për Rendin Publik dhe Mbrojtjen e Qytetareve, Nikos Dendias nga i cili ka kërkuar që të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë derisa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve.

“Të mos pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë deri sa të marrë zgjidhje përfundimtare çështja e toponimeve. Të intensifikohet bashkëpunimi për të garantuar lëvizjen e lirë, dinjitetin e shtetasve dhe parimin e reciprocitetit në pikat e kalimit kufitar”, tha Tahiri.

Tahiri ka shtuar se qeveria e re ka vullnet për të intensifikuar bashkëpunimin për sigurinë, luftën kundër trafiqeve dhe krimit.

Ndërkohë, nga ana e tij, ministri grek i rendit theksoi se qeveria e vendit fqinj mbështet qeverinë e re shqiptare si dhe policinë shqiptare.

5 shtator 2013 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Autor te 5 Shtator 2013. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry