Kryesoret 140 deputetët e Parlamentit që do të zgjasë deri në vitin 2017

140 deputetët e Parlamentit që do të zgjasë deri në vitin 2017

15915
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar – Sipas Rregullores së Kuvendit, në pikën 2 të nenit 15 të saj sa i përket formimit të grupeve parlamentare përcaktohet që për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.

Poli i tretë – Nisur nga rezultati i arritur nga “të vegjlit” e djathtë, bashkimi i tyre në një grup të vetëm parlamentar do të sillte të tjera balanca në Kuvendin e ri duke krijuar një pol të tretë brenda Parlamentit, që do të përbëhej nga të paktën 11 deputetë. 

Grupet – Aktualisht Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë numrat e duhur për të formuar grupet parlamentare. Ndërkaq PR dhe PDIU pritet të marrin deputetë nga grupi i PD-së për të plotësuar numrin 7 

Legjislatura e XIX, pritet të krijohen 5 grupe parlamentare

Herion Mesi

grupi i ps_1Pasditen e sotme, 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit do të ulen në karriget e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, për të çelur zyrtarisht punimet e sesionit të Legjislaturës XIX, e cila do të mbyllet në vitin 2017. Formula e re e Edi Ramës, që ministrat të dorëzojnë mandatin e deputetit, mund të bëjë që menjëherë pas betimit në Parlament, 16 deputetë që do të jenë anëtarë të kabinetit qeveritar të dorëzojnë mandatin. Dhe kjo do t’u hapte rrugën 16 kandidatëve që kanë qenë në listat e dy partive, PS e LSI, që të futen në Parlament automatikisht.

Deputetët e rinj

Namik DokleE ndërsa dihet se cilët janë ata që do të dorëzojnë mandatet, nga ana tjetër nuk ka ende një listë të saktë të atyre që do të vijnë në Parlament. Pasi Kodi Zgjedhor, në nenin 164, pika 2 e tij, këtë herë parashikon që nëse mandatin e dorëzon një grua, atëherë vendin e saj duhet ta zërë po një grua. Dhe kjo bën që në Parlament vendin e një gruaje të mos e zërë automatikisht pasardhësi në listë, por gruaja e radhës, që mund të jetë edhe disa numra më poshtë. Madje, sipas Kodit, në nenin 174 të tij, parashikohet që në qarqet ku partitë nuk kanë respektuar ligjin për 30% përqindëshin gra në lista, edhe nëse ikën një burrë nga Parlamenti, ai duhet zëvendësuar nga një grua që mund të jetë edhe e fundit në listë.

Grupet parlamentare

Në bazë të marrëveshjes zyrtare të koalicionit të ri qeverisës, Parlamenti i ri do të drejtohet gjatë katër viteve të ardhshme nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, ndërsa qeveria nga kreu i PS-së, Edi Rama. Ndërsa nisur nga rezultati i 23 qershorit, në bazë të Kodit Zgjedhor tri janë partitë të cilave u lind e drejta e përfaqësimit në Parlament me grupin e tyre parlamentar. Kjo pasi PS-ja ka 65 deputetë, PD-ja 46 deputetë, LSI-ja 16, PDIU-ja 5 deputetë, PR-ja 4, PBDNJ-ja 1, PDK-ja 1, LZHK-ja 1 dhe PKDSH 1, dhe nga këto PS, PD e LSI kanë më shumë se 7 deputetë që kërkon Kodi për të ngritur grupin parlamentar të një force politike. Sa i përket koalicionit fitues, tri ditë më parë, Kryesia e Partisë Socialiste dhe grupi parlamentar socialist vendosën në mënyrë unanime që t’i japin Gramoz Ruçit dhe një tjetër mandat në krye të grupit parlamentar socialist. Ndërsa grupi parlamentar i LSI-së pritet që të votëbesojë nënkryetarin Petrit Vasili në postin e kryetarit të këtij grupi. Sa u përket të djathtëve, situata është pak më e paqartë, pasi sot deputetët demokratë do të mblidhen në selinë e re për të zgjedhur kryetarin e tyre të grupit parlamentar. Pavarësisht emrit, zgjedhja e tij mund të jetë e përkohshme, pasi PD-ja është në procesin e ristrukturimit, dhe krijimi i Kryesisë së re nga kryetari Lulzim Basha ku pritet të zgjidhen dy nënkryetarët e partisë, sipas statutit të PD-së përcaktohet se njëri nga nënkryetarët është automatikisht edhe kryetar i grupit parlamentar. Ndërsa aleatët e koalicionit të djathtë, që mori pjesë në garën elektorale të 23 qershorit, e kanë të paqartë mënyrën e përfaqësimit të tyre në Parlamentin e ri. Kjo pasi ata ende nuk janë ulur në një tryezë për të diskutuar mbi çështjen e grupeve parlamentare, ku ata do të vendosnin që të ishin të ndarë sipas përkatësive partiake, gjë që nënkupton moskrijimin e një grupi të tillë; apo do të bashkohen në një grupim të vetëm parlamentar të kampit të djathtë. Partia Republikane dhe PDIU pritet të marrin deputetë nga grupi i PD-së për të formuar grupet e tyre parlamentare.

 

Partitë parlamentare në Parlamentin e ri

  • Partia Socialiste – 65 deputetë
  • Partia Demokratike – 46 deputetë
  • Lëvizja Socialiste për Integrim – 16 deputetë
  • Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet – 5 deputetë
  • Partia Republikane – 4 deputetë
  • Partia Demokristiane – 1 deputet
  • Lëvizja për Zhvillim Kombëtar – 1 deputet
  • Partia Kristian Demokrate Shqiptare – 1 deputet

 

Përbërja e Parlamentit të ri

Partia Socialiste (65 deputetë)

  • Alfred Peza
  • Anastas Angjeli
  • Andrea Marto
  • Arben Ahmetaj
  • Arben Çuko
  • Armando Subashi
  • Armando Prenga
  • Arta Dade
  • Artan Gaçi
  • Bashkim Fino
  • Ben Blushi
  • Besnik Baraj
  • Blendi Klosi
  • Damian Gjiknuri
  • Dashamir Peza
  • Ditmir Bushati
  • Edi Rama
  • Edmond Leka
  • Eduard Shalsi
  • Eduart Bejko
  • Eglantina Gjermeni
  • Ermonela Felaj
  • Erjon Braçe
  • Erion Veliaj
  • Ervin Koçi
  • Evis Kushi
  • Fatmir Xhafaj
  • Fatmir Toçi
  • Fidel Ylli
  • Gentian Bejko
  • Gramoz Ruçi
  • Ilir Beqaj
  • Ilirjan Celibashi
  • Ilirian Pendavinji
  • Ilir Xhakolli
  • Klodiana Spahiu
  • Koço Kokëdhima
  • Lindita Nikolla
  • Luiza Xhuvani
  • Majlinda Bufi
  • Mimi Kodheli
  • Mimoza Hafizi
  • Milena Harito
  • Musa Ulqini
  • Namik Dokle
  • Namik Kopliku
  • Olta Xhaçka
  • Pandeli Majko
  • Parid Cara
  • Paulin Sterkaj
  • Pjerin Ndreu
  • Piro Lutaj
  • Rakip Suli
  • Sadri Abazi
  • Saimir Tahiri
  • Spartak Braho
  • Shkëlqim Cani
  • Taulant Balla
  • Tom Doshi
  • Ulsi Manja
  • Vexhi Muçmata
  • Vasilika Hysi
  • Valentina Leskaj
  • Xhemal Qefalia
  • Ylli Ziçishti

 

Lëvizja Socialiste për Integrim(16 Deputetë)

  • Agron Çela
  • Bujar Kllogjeri
  • Edmond Haxhinasto
  • Gledion Rehovica
  • Ilir Meta
  • Klajda Gjosha
  • Lefter Koka
  • Luan Rama
  • Monika Kryemadhi
  • Nasip Naço
  • Petrit Vasili
  • Përparim Spahiu
  • Piro Kapurani
  • Robert Bitri
  • Shkëlqim Selami
  • Vangjel Tavo

 

Partia Kristian Demokrate Shqiptare(1 deputet)

  • Mark Frroku

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut(1 deputet)

  • Vangjel Dule

 

 

ASHE 83 deputetë

Partia Demokratike(46 deputetë)

  • Astrit Veliaj
  • Albana Vokshi
  • Arben Imami
  • Ardian Turku
  • Alban Zeneli
  • Aldo Bumçi
  • Albina Deda
  • Astrit Patozi
  • Arben Ristani
  • Bedri Hoxha
  • Besnik Dusha
  • Eduart Halimi
  • Eduard Selami
  • Edmond Spaho
  • Eleina Qirici
  • Edi Paloka
  • Flamur Noka
  • Florion Mima
  • Genc Ruli
  • Genc Pollo
  • Gent Strazimiri
  • Gerti Bogdani
  • Gjergji Papa
  • Gjovalin Kadeli
  • Gjovalin Bzheta
  • Halim Kosova
  • Helidon Bushati
  • Igli Cara
  • Jorida Tabaku
  • Jozefina Topalli
  • Kastriot Islami
  • Keltis Kruja
  • Kozma Dashi
  • Liljana Elmazi
  • Luçiano Boçi
  • Majlinda Bregu
  • Mesila Doda
  • Myqerem Tafaj
  • Oerd Bylykbashi
  • Ridvan Bode
  • Roland Keta
  • Sali Berisha
  • Sokol Olldashi
  • Sherefedin Shehu
  • Vasil Bici
  • Voltana Ademi
  • Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (5 deputetë)
  • Aqif Rakipi
  • Dashamir Tahiri
  • Omer Mamo
  • Shpëtim Idrizi
  • Tahir Muhedini

 

Partia Republikane (4 deputetë)

 

Agron Duka

Fatmir Mediu

Luan Duzha

Ylli Shehu

 

Partia Demokristiane(1 deputet)

  • Nard Ndoka

 

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar(1 deputet)

  • Dashamir Shehi

AMPI gjithsej 57 deputetë

 

 

 

[callout]Debati

“Presidenti nuk ka tagrin të veprojë jashtë kompetencave të përcaktuara

Hazizaj: Kontrolli i ministrave, jo kushtetues 

Deklarata e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për të kontrolluar veprimtarinë e ministrave në organet e specializuara, ka ngjallur menjëherë debatin juridik. Ndërsa dy ditë më parë deputeti socialist, Erjon Braçe, theksoi se janë vetëm gjykatat që mund të cilësojnë fajtor ose jo një person, juristët bëjnë një interpretim më teknik. Juristi Sokol Hazizaj, ish-zëvendësministër i Drejtësisë dhe ish-deputet, deklaroi dje për “Shqip” se “çdo veprim ekstraligjor ose ekstrakushtetues i Presidentit të Republikës, përveç atyre të parashikuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, përpikmërisht të parashikuar në nenet 96, 98, 99 dhe 103 të saj do të ishte i gabuar për më tepër jokushtetues. Çdo hije dyshimi apo përdorimi i dyanshëm i ndonjë fjalie jashtë Kushtetutës lidhur me dekretin e presidentit mbi emërimin e ministrave është i pakuptimtë dhe i pavlerë”. Hazizaj e përforcon interpretimin ligjor me përcaktimin që ka bërë të mundur ministrat të zgjidhen në Parlamentin e Shqipërisë.

“Në vijim të argumentit të mësipërm mjafton të përmendësh konceptin kushtetues që parashikon neni 103/1 i saj që pohon se ‘Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet’. Në këtë kuptim, detyra e Presidentit të Republikës është e kufizuar mjaftueshmërisht vetëm brenda këtij koncepti. Sa kohë Kryeministri i emëruar sipas parashikimeve të nenit 96 të Kushtetutës, dërgon pranë Presidentit të Republikës për emërim ministrat e kabinetit të tij, të cilët gëzojnë cilësitë dhe imunitetin e deputetit, asnjë autoritet tjetër, përveç këtij të fundit nuk mban përgjegjësi për zgjedhjen e tyre, përveç kuorumit të domosdoshëm të Kuvendit të Shqipërisë”. Duke e elaboruar argumentin, Hazizaj thekson më tej se “Presidenti i Republikës nuk mund dhe nuk ka se si të ushtrojë asnjë tagër tjetër të paparashikuar në Kushtetutë lidhur me zotësinë apo pazotësinë e personave të propozuar për ministër, sa kohë sistemi institucional dhe shtetëror në vendin tonë është parlamentar, që do të thotë se është Parlamenti ai që miraton së fundmi pranimin e të qenët të një personi në rolin e ministrit. Dekreti i Presidentit, në thelb, është një akt administrativ i imponuar nga Kryeministri dhe kaq. Në këtë vështrim, dekreti i presidentit mund të jetë akt, por mund të mos jetë vullnet, ndërsa në të kundërt, propozimi i kryeministrit për një ose më shumë ministra është dhe akt edhe vullnet, hyrjen në fuqi të së cilës ia jep Kuvendi i Shqipërisë”. Juristi i njohur e mbyll argumentin me një handikap ligjor që ekziston në institucionin më të lartë të shtetit: “Mungesa e një ligji të veçantë për funksionimin e rolit të presidentit në shpjegim të dispozitave referuese të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme ka sjellë komplikacione lidhur me aktet e prodhuara prej tij, veçanërisht kur bëhet fjalë për emërime, prandaj do të ishte e domosdoshme të konturohej një draft i tillë në të ardhmen”.[/callout]