Aktorja porno tregon përvojën e hidhur në skenë

Pas disa skenash porno, aktorja e re rezulton pozitive me HIV. Për shkak se nuk dihet se ku është infektuar, shpenzimet do të duhet t’i mbulojë vetë. Tani i nevojiten 2 mijë dollarë në muaj vetëm për ilaçe

Cameron Bay

Huffington Post

Pasi nuk kishte asgjë në pronësi veçse një çantë me rroba, Cameron Bay filloi të punojë si shoqëruese një vit më parë, me shpresë se do të rindërtojë jetën e vet. Disa muaj më herët, ajo pati luajtur në skenën e saj të parë porno – një orgji me dhjetë njerëz. Pas nëntë skenave të tjera, ajo zbuloi se kishte HIV. Askush nuk është i sigurt se kur apo ku ajo e mori virusin.

Gjatë skenave, asnjë nga aktorët meshkuj me të cilët pati seks nuk përdori kurrë kondom, thotë ajo. Një nga aktorët meshkuj i tha asaj, “as mos e shtro si problem sepse ata kanë gjithmonë dikë që po pret të të zëvendësojë”.

“Unë mësova se është gjithmonë dikush më e re dhe më seksi, e gatshme të bëjë diçka që ti nuk dëshiron ta bësh. Është një botë ku qeni ha qenin”, tha Bay në një intervistë ekskluzive me “Huffington Post”. “Mendoj se ne kemi nevojë për më shumë zgjedhje. Kondomët duhet të jenë zgjedhje”.

Nëntorin e kaluar, votuesit në Los Anxhelos miratuan një ligj që detyron përdorimin e kondomëve në industrinë porno, pavarësisht një fushate të koordinuar kundër nga industria. Por që nga ajo kohë, njerëzit që punojnë në këtë industri thonë se nuk ka pasur zbatim të këtij ligji.

Pasi bëri seks me pesë meshkuj në skenën e saj të parë porno, Bay mori një infeksion në veshkë, që e la të sëmurë për disa javë. Ajo i luajti të gjitha skenat e saj në Los Anxhelos për kompanitë “Hustler”, “Zero Tolerance” dhe “21st Sextury”. E vetmja skenë që nuk luajti në Los Anxhelos ishte në San Francisko për “Kink.com”. Kjo ishte edhe hera e vetme që ajo luajti një skenë të rëndë të njohur si BDSM, (skllavëri, dominim, sadizëm e mazokizëm).

Asaj i thanë se kondomët ishin opsionalë në këtë skenë finale. Ajo u tha njerëzve në skenë se do t’ia linte zgjedhjen aktorëve meshkuj. Por nuk mendoi se duhej të kërkonte patjetër përdorimin e tyre sepse aktorët kishin të gjithë një test negativ për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Gjatë skenës, një goditje e tepruar e një mashkulli i dëmtoi asaj gjoksin e majtë, i cili është me silikon. Kompania pagoi për një vizitë në spital përmes skemës së kompensimit të punonjësve dhe mjeku e urdhëroi të mos punojë për dy javë. Ndërhyrja kirurgjikale për të cilën ka nevojë për gjoksin e zmadhuar në mënyrë artificiale, tashmë është shtyrë pa afat, pasi ajo rezultoi me HIV.

Kompania konfirmoi se dëmtimet në skenë të aktorëve mbulohen nga fondet e saj, por jo pasojat e gjata.

Kur Bay zbuloi se kishte marrë HIV më 21 gusht, një moratorium u vendos mbi filmat porno në Los Anxhelos. Ndryshe nga plagosja në gjoks, infektimi me HIV nuk mund të lidhet me ndonjë skenë filmi kështu që është e pamundur të kërkojë kompensim nga ndonjë kompani. Asaj i duhet të paguajë vetë mjekimet e shtrenjta. Pa sigurime shoqërore, ajo nuk është e sigurt se si do t’ia dalë. Shumica e aktorëve porno nuk marrin sigurime shoqërore.

Ilaçet që ajo ka nevojë për të mbajtur HIV nën kontroll kushtojnë 2 mijë dollarë për 30 ditë. “Unë shpenzova më shumë në një ditë për ilaçe se sa pagova qiranë për dy muaj”, tha ajo.

Kur ajo mori në telefon një kompani të sigurimeve të kujdesit shëndetësor për të pyetur mbi mundësinë e blerjes së sigurimeve, një analiste i tha asaj se për dy vjet, nuk mund të blinte një policë sigurimi.

“Ajo më tha se, nëse mbijetoj për dy vjet, atëherë nuk jam më një rrezik e ndoshta mund ta blej policën”, tha Bay.

Pasi u identifikua në SHBA si pacienti zero me HIV që solli moratoriumin në industrinë e tornos, Bay nuk pret të ketë më të ardhme në këtë industri. Porno është një industri shumë e vogël, tha ajo, pasi vendosi të deklarohet publikisht me testin pozitiv për HIV. Tashmë, për të siguruar jetesën e vet, ajo ka në plan të fillojë të performojë solo përmes internetit nga shtëpia.

Testi i fundit negativ i saj ishte më 26 korrik, gjë që i dha leje të luajë në filma deri më 26 gusht. Por ajo tha se vendosi të bëjë testin sërish më 19 gusht, pasi kishte dëgjuar se një aktor me të cilin pati punuar, ishte infektuar me hepatit C. Ky ishte momenti kur ajo mësoi se ishte infektuar me HIV.

“Falë Zotit shkova të kontrollohesha për hepatit C pikërisht në kohën kur kisha në axhendë një skenë”, tha ajo. “Po të mos kisha shkuar do të kisha infektuar shumë të tjerë”.

Kjo bën që Bay të besojë se sistemi nuk po funksionon. Ajo thotë që në vend që të testohen çdo 30 ditë, aktorët duhet të testohen para xhirimeve. Përndryshe, tha ajo, një aktor apo aktore mund të infektohet pasi të ketë marrë përgjigje negative për sëmundje infektive dhe të vijojë të luajë në skenë për 30 ditë të tjera.

Gjashtë ditë pasi Bay doli pozitive me HIV, Koalicioni i Fjalës së Lirë, organizata që mbikëqyr databazën e aktorëve porno, e hoqi moratoriumin duke raportuar se të gjithë aktorët që patën punuar me Bay rezultuan negativ.

Një javë më pas, bashkëjetuesi i Bay, Rod Daily, i cili luan porno gej njoftoi se ai rezulton gjithashtu pozitiv për HIV. Bay dhe Daily nuk luajtën kurrë në skenë së bashku, por ata kanë pasur një marrëdhënie romantike për dy vjet. Asnjëri prej tyre nuk mund të jetë i sigurt se ku e ka marrë HIV.

Dy ditë pasi Daily tha se ka dalë i infektuar, një aktor i tretë rezultoi pozitiv të premten, gjë që solli rivendosjen e moratoriumit. Fakti që dy aktorë rezultuan pozitivë, pasi moratoriumi u hoq, bëri që disa të mendojnë se sistemi i kontrollit në të vërtetë nuk funksionon.

Bay thotë se ajo shpreson që më shumë aktorë në industri të arsimohen për rreziqet, në mënyrë që të marrin vendime të informuara. “Arsimimi është pushtet. Unë kam lexuar më shumë gjatë javëve të fundit se sa kam lexuar gjatë së gjithë kohës që kur isha në shkollë të mesme”, tha ajo.

Ajo tha se, nëse do të kishte lexuar më shumë para se të hynte në skenë, do të kërkonte përdorimin e detyrueshëm të kondomëve dhe do të largohej në rast se refuzonin. “Një copë letër që thotë se ke të drejtë të aktrosh, nuk do të thotë asgjë”, tha ajo.

 

Autor te 18 Shtator 2013. Kuriozitete, Ndryshe. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • mali

    Halli hallit nuk i ngjan…

  • kokore kokorja

    Dhe denimi i Zotit ra mbi tie.