Universitetet, lista e fituesve të dytë shpallet më 1 tetor

Në të gjitha universitetet e vendit kanë mbetur rreth 3 mijë të drejta studimi të paplotësuara

filologjikuLista e fituesve të raundit të dytë, për regjistrim në universitete, pritet të shpallet më datë 1 tetor.

Bilancet e Ministrisë së Arsimit në bazë të informacionit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve tregojnë se aktualisht, pas mbylljes së fazës së parë të regjistrimeve janë rreth 3 mijë të drejta studimi të mbetura bosh. Këto, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave do të shpërndahen te fituesit e tjerë me më pak pikë.

Pas afatit përfundimtar, rreth 22 mijë maturantë fitues janë regjistruar online për në shkollat e larta. Nga kjo shifër rezultojnë fillimisht rreth 3 mijë vende bosh, ku mund të regjistrohen kandidatë jo fitues të raundit të parë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve bëhet me dije se lista përfundimtare e fituesve do të shpallet më datë 1 tetor.

Në listën përfundimtare do të ketë fitues edhe nga ata kandidatë që nuk u shpallën fitues me listën e parë dhe arrijnë pikët sipas numrit të kuotave të shpallura. Në këtë listë do të pasqyrohen edhe kandidatët të cilët nuk janë regjistruar në degën e fituar, por vazhdojnë garën për një preferencë më të lartë, sipas opsionit të regjistrimit online. Ministria e Arsimit bën me dije se kandidatët që do të shpallen fitues në listën përfundimtare duhet të vijojnë studimet pranë universitetit, në programin përkatës nga data 7 tetor. Javën e parë të vijimit të studimeve ata duhet të dorëzojnë pranë sekretarive përkatëse dy fotografi, një fotokopje të kartës së identitetit dhe mandatpagesën. Nëse fituesit nuk dorëzojnë pranë sekretarive dokumentet përkatëse, ata konsiderohen se nuk frekuentojnë studimet në programin e shpallur dhe humbasin të drejtën e atij programi studimi. Ndërkohë pas kësaj do të ndërtohet formati i formularit A3, ku do të përfshihen të gjitha programet me kuota të paplotësuara, duke u dhënë mundësinë e studimit të tjerë kandidatëve.

Autor te 26 Shtator 2013. Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • ledian

    neve qe kemi fituar tek raundi i dyt si mund te regjistrohemi,,te lutem me kethe pergjigje