vrasje ne matNjë person është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e  sotëm në fshatin Pujk të Matit.


Sipas burimeve nga policia lokale, persona të armatosur  kanë qëlluar më breshëri automatiku në drejtim të mjetit me të cilin udhëtonte 48 vjeçari Xhavit Lleshi, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vrasësit i kanë zërë pritë Lleshit dhe e kanë sulmuar në momentin që ka qenë i vetëm. Ky nuk është atentati i parë ndaj 48-vjeçarit, bëjnë me dije forcat e policisë, pasi më parë ai ka arritur t’i shpëtojë disa herë tentativës për ta vrarë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet lidhur me krimin, ndërkohë që pista e parë është ajo e hakmarrjes për ndonjë konflikt të vjetër.


30 tetor 2013 (gazeta-Shqip.com)