SI PËRDHUNUESIT E LIGJIT ÇIRREN PËR MBROJTJEN E LIGJIT!

ANDREA STEFANI

Andrea-Stefani-Lulzim Basha u shfaq dy ditë më parë në media më i egërsuar ndaj Kryeministrit Rama për shkak të bllokimit dhe paralajmërimit për prishje nga qeveria të disa godinave ndër të cilat, edhe të një pallati në Vlorë ku është pronar edhe vjehrri i Bashës vetë. Ky fakt i fundit, që e nxjerr automatikisht kreun e opozitës në konflikt interesi, mendohej se duhet ta bënte atë disi më të përmbajtur. Por kjo nuk ka ndodhur dhe Basha e ka akuzuar rëndë qeverinë se po funksionin si bandë mafioze duke “angazhuar në punën e saj paligjshmërinë sistematike”. Madje Basha, ka shkuar edhe më larg kur ka komentuar se një ndërhyrje e tillë arbitrare nga qeveria kundër të drejtave themelore, pasurisë dhe pronës së qytetarëve, pra paligjshmëria si sjellje konstante e qeverisë “përligjin vetvetiu dhe në mënyrë të rrezikshme vetëmbrojtjen e qytetarëve”. Nuk do të ndalemi shumë për të qartësuar se ç’kupton Basha me “vetëmbrojtje e qytetarëve”, sepse kjo është një nga ato shprehje që përfshin nga reagimi me mjete demokratike e deri te revolta e armatosur. Është një taktikë që Basha po e përvetëson nga babai i tij politik, Berisha, i cili kur i nevojitet, përdor terma shumë të gjerë për çështje mjaft të ngushta. Por fakti i stigmatizimit të qeverisë “bandë mafioze” dhe cilësimi “i rrezikshëm” për vetëmbrojtjen qytetare, bartin shijen e një konotacioni dhune. E megjithatë kur e sheh Bashën, që deri dje vëzhgonte me gjakftohtësi nga dritaret e Kryeministrisë të vriten nga plumbat e ushtarëve të tij protestues të pafajshëm, të ngrejë zërin kundër një qeverie që funksionokërka si bandë mafioze, bëhesh kureshtar të zbulosh se kush vërtet ka angazhuar në punën e saj “paligjshmërinë sistematike”, qeveria e sotme e Ramës apo ajo e djeshmja e Bashës dhe e Berishës?

 

***

Nuk do të flasim për të tjera gjëra, por pikërisht për atë ku edhe është fokusuar debati politik, godinën që tashmë njihet si “pallati i Bashës”. A është dhënë leja për ndërtimin e këtij pallati në përputhje me ligjin? Dje gazeta “Tema” publikoi vendimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës, për dhënien e lejes së ndërtimit të “pallatit të Bashës”. Që në krye të herës në dokument, qartësohet se vendimi është marrë në bazë të ligjit 9045 “Për Urbanistikën” miratuar në vitin 1998. Në media është shkruar se parametrat e lejes së ndërtimit janë shkelur dhe njerëzit kanë parë se pallati është shtrirë disa metra në brendësi të detit. A është dhe a ka qenë e ligjshme ndonjëherë në Shqipëri që të mund të ndërtosh në brendësi të vijës së ujit në bregdet? Asnjëherë! Sepse qysh në vitin 1998 një vendim i qeverisë ka miratuar, po në zbatim të ligjit “Për Urbanistikën” rregulloren e urbanistikës ku shkruhet e zezë mbi të bardhë: “Urbanizmi i bregdetit duhet të jetë i kufizuar vetëm për pajisje që lidhen drejtpërdrejtë me të. Në një rrip me gjerësi 250-300 metra nga niveli më i lartë i sipërfaqes ujore nuk lejohen ndërtime përveç rasteve të veçanta që përbëjnë objekt justifikimi të qartë mbi bazën e motiveve urbanistike ekonomike ose detyrimeve topografike”.

 

***

Nuk besojmë se “pallati i Bashës”, në fakt një shëmtirë si një “rubik’s cube” prej betoni dhe me ca kuba mangët dhe pa ngjyra, justifikohet në bazë të motiveve urbanistike, ekonomike e aq më pak topografike. Vetëm pazare të pista, korrupsion dhe arrogancë e njerëzve, pushteteve dhe institucioneve, përfshirë edhe Bashkinë dhe KRT-në e Vlorës, e që e mendojnë veten mbi ligjin dhe gjithë qytetarët e tjerë, e shpjegojnë një përdhunim të tillë të ligjit. Sqarojmë se me “nivel më i lartë të sipërfaqes ujore” kuptohet vija ujore në momentin e baticave. Pra ndërtimet duhet të jenë 250-300 metra nga kjo vijë. Tashmë kemi parë se “pallati i Bashës” është ndërtuar as 200, as 100 as 50 metra larg kësaj vije por brenda në det. Është një vepër makabre, një monstër e arrogancës së njerëzve me pushtet kundrejt ligjit të cilin e kanë përdhunuar jo 50, 100 por 300 për qind! Kësaj i thonë, as më shumë dhe as më pak, ta hedhësh ligjin jo në koshin e plehrave por në… det! Dhe është pikërisht për faj të këtij përdhunimi të ligjit, që sot në Shqipëri janë asgjësuar plazhe të tëra si në asnjë shtet tjetër në botë. Plazhi i Durrësit është një tjetër shembull tmerrues se si pasuri publike shkatërrohen “me ligj” nga qeveritarë që jo vetëm kanë angazhuar në punën e tyre paligjshmërinë sistematike, sikundër thotë Basha, por e kanë shndërruar shkeljen e ligjit në sistem. Vlera të mëdha turistike që do pasuronin buxhetin publik dhe qytetarët e varfër të këtij vendi, janë rrënuar për të shndërruar në miliona për xhepat e një grushti pushtetarësh dhe të privilegjuarish pranë tyre. Dhe janë pikërisht njerëz si Basha e Berisha, bashkëfajtorë në masakrimin me ligj të territorit dhe bregdetit për llogari të klaneve të panginjshme në miliarda ku bëjnë pjesë, që sot akuzojnë qeverinë “Rama”, që po përpiqet t’i japë fund kësaj masakre duke goditur pa dallim, në fakt jo tej pro brenda edhe së majtës edhe së djathtës, se po shkel ligjin! Janë këta njerëz që mllefin e tyre për kërcënimin e pasurive të tyre të vëna me paligjshmëri, kërkojnë ta injektojnë tek fanatikë të verbuar po prej tyre, për t’i keqpërdorur si mish për top po për interesat e tyre! Ndaj edhe pse Berisha dhe Basha e mbrojnë me aq zjarr “pallatin e Bashës” në emër të “të drejtave themelore të qytetarëve” duke hedhur kushtrimin kundër “mafies në pushtet”, nuk është fare e vështirë të dallosh se kush është mafia dhe kush është një bandë që “qeveris” me anë të përdhunimit konstant të ligjit? Dhe a nuk dalin Basha dhe Berisha si përdhunues të ligjit të çirren për mbrojtjen e ligjit!

Autor te 6 Nëntor 2013. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • nastradini

    EDHE NE SPANJE JANE PRISHUR SHUME PALLATE ME LEJE NDERTIMI.

    sepse ishin ndertuar ne kundershtim me normat evropiane te ndertimit ne bregdet. Shumica e klienteve e ishin angleze mbeten me gisht ne goje sepse Gjykata e Strasburgut nuk i morri ne shqyertim fare ankimimet. Te vjen peshtire te degjosh si avokate apo intelektuale te tjere i dalin ne mbrojtje inmteresave private ne dem te interesit publik sic ishte edhe zhvillimi i diskutimit te ceshtjes ne fjale ne Klan, ne emisionin prestigjiz te Blendit kur te gjithe i ishin sulur Fatos Lubonjes si skiftere per te mbrojtur nje kauze NONSENS qesharake.

    • ARKEHEAN

      Per sa i perket ndertimeve pa leje: Emisioni i Fevziut,me ate teme qe kishte: 1- Duhej te mbaronte per 5- minuta duke iu dhe te drejte me te drejte pronareve,ashtu sic iu dha edhe Lubonja……sepse nuk mund te pengohen banore te hyjne brenda.Bej hetime si shtet….e nxjerr te paligjshem dhe duhet prishur,o.k.Por deri ne momentin e prishjes,nuk mund t’i lesh njerezit jashte.Nuk e kam fjalen vetem per banoret e ketij pallati,qe nuk banojne aty,por shkojne vetem per pushime,por flas per raste te tjera te ngjashme,qe do te kete me dhjetra.
      2-Emisioni duhej te vazhdonte me i gjere,ashtu sic Lubonja pretndonte.
      Por c’te besh,kur ke ne emisio nje lepires bythe si ai Bejtja,qe edhe hunda dukej sikur nuk e kishte kurrizin e zakonshem,pasi i ishte sheshuar pak nga pak,duke e futur ne bythen e padroneve te tij.

      • luli

        Po ti more servil ne cilen bythe e ke fut koken me gjith trup.?

        • Lulzimi

          Pot ti kush jo met trap Andi Bejtja?

  • Skypion

    Ligji,ligji zoti Stefani,vetem ligji!
    Zoti Stefani,ne shume shkrimet tuaja,por edhe ne debatet publike ne studiot televizive,ju e keni thene shpesh, e riperseritur vazhdimisht,se jeni per ligjin,per zbatimin e ligjit,per funskionimin e sistemit ligjor etj etj. Fjale te bukura vertete,dhe qe askush nuk te ka kundershtuar kur i ke thene,por… me kete shkrim,zoteria juaj,po deshmon te kunderten,krejt te kunderten,te kunderten perfekte,te asaj c’ka keni thene,e me tecilen jeni mburrur me pare,pra per RESPEKTIMIN E LIGJIT!
    Nuk ka shqiptar qe ndjek ngjarjet,te mos e dije qe qeveria e sotme po shkel ligjin;jo vetem te djathtet ,por edhe te majtet;jo vetem analistet dhe opinionistet e djathte,por edhe ata te majte,koleget tuaj(si Muc Nano,prsh)!
    Vetem ju nuk e ditkenit zoti Stefani!
    Ne fakt,ju nuk doni ta dini.Nuk doni ta dini,sepse,pertej llollollo-ve per ligjin e respektimin e ligjit,ju i perkisni nje bote tjeter;i perkisni asaj bote qe “u lind germadhash”;ne ate bote jeni formesuar e brumosur;prandaj ,nuk doni t’ia dini per respektimin e ligjit,sepse per ju,dhe seren tuaj,ligji eshte vetem ai i juaji.
    Sipas mendesise suaj,ligjet sot nuk kane vlere,sepse jane bere ne kohen e qeverisjes se djathte…!
    Zoti Stefani,more po a nuk e kupton se c’vetedemaskim po i beni vetes me kete shkrim?!
    Megjithate, e zeme sikur gjithe c’thuhet nga “rilindasit” per keto ndertimet te jene te verteta; dhe,une po ju sjell nje shembull nga ShBA,vendi me demokratik i botes;po ju sjell shembullin e Al Capones;bashkeqytetaret e tij e dinin se gangsteri ishte gangster,kriminel,vrases etj etj; e dinin edhe autoritetet,policia dhe prokuroria amerikane; pra,e dinin te gjithe;e dinte e gjithe bota per gagnsterin amerikan ne ato vite; dhe,duke i ditur nje me nje te gjitha krimet e bera nga ky kriminel,megjithate ai u denua per…per mospagim taksash!
    U denua per mospagim taksash,zoti Stefani,sepse drejtesia amerikane zgjodhi ate rruge qe ne fakt e kishte zgjedhur me vakt,pra,zgjodhi qe te ishte me te vertete drejtesi,dmth,te zbatonte ligjin e procedurat edhe ndaj nje krimineli si Al Capone,perndryshe e kishte shume te lehte te shpikte lloj-lloj alibish per ta denuar ate (shembulli qe mora eshte shume ekstrem;imagjino rastin tone!).
    Budallalleku i te majteve ne pushtet duket sheshit;ne voten 1 milioneshe,sic thone,ata e gjejne te drejten…per te shkelur te drejten!Dhe,me e lezecmja eshte se e perseritin shpesh dhe me bindje kete!
    Po sikur populli qe ka votuar keta qe po bejne keto cudira,te kerkoje qe kundershtaret politike,te varen ne litar,te shkohen ne plumb,t’ju rripet lekura,t’ju pritet mishi copa copa etj etj, a ben kjo,zoti Stefani argument per te shkelur ligjin?!

    • aqif

      skorpion,ky mbeturine maloko-katundare e saliut,qe e dashuron dhe ndjen kenaqesi,nga bemat kriminale te bandes se llojit te vet.

      • Xhilda

        Skorpioni ben sikur nuk kupton qe Stefani nuk por kerkon shkeljen por respektimin e ligjit dhe te se drejtes. Pallati I Bashes eshte ndertuar ne shkelje te ligjit sepse, sikunder thuhet ne shkrim, ligji e ndalonte ndertimin ne distance 250- 300 metra. Leja eshte nxjerre ne shkelje te ligjit sepse mun te kene paguar para dhe ky eshte korrupsioni I njerezve dhe i institucioneve si KRT e Vlores. E drejta nuk mund te linde nga shkelja e ligjit. Prandaj Pallati duhet te shkaterrohet dhe pronari i tij tu ktheje parate te gjithe atyre qe mund te kene blere apartamente atje. Kaq e thjeshte eshte o Skorpion!

      • eltoni milano

        or aqif qe te mori partia lopen dhe pula ste la,
        or fshatar pa toke or vemje e kuqe or pjelle parahistike ,or fare e ndyre,
        or spiun kooperative pa lek, po ku ke ti more sutrratn me morra bashke me kete kok palarin stefan qe e kan kap ne tetevjecare me murra ne koke, u bete ju ore vampira komunista te merrni ne goje bashen dhe berishen , ik ere mbill miser me kubik.

        • elio

          ngadale ngadale ..u preke ti o malok..u preke ti shpellar, kemi 20 vjet qe prekemi ne te tjeter nga denigrimi i popullit dhe i territorit, nga bastardimi qe i keni bere ju emrit shqipetar pale ligjit dhe normave te tjera morale…ju qelbesira…

          • top

            o!ollio na paske vene edhe emer taljan ,pale o koke palare ,qe flet pa pike pergegje,si i paprgjegjshem qe je !!nese kupton ndonje gje nga keto qe thash;- prgjigju !o talian!

    • Zhelefina

      Zoti “Skypion”,keto qe shkruani juve,nuk ngjajne aspak me nje koment,por vetem mllef,perbaltje e derdellisje,me klishe bajate e te dala boje mekohe,dhe….asnje fakt,asgje konkrete.Keto te tregojne se kush je ne te vertete e sa dashamires je per kete vend.

    • Leo

      Historine e Al Kapones e dime mire Skypion. Dhe rasti extrem i Al Kapones qe kape ngjan shum me rastin te shtetit tone dhe te qeverise “Berisha”. Al Kapone ka koruptuar gjykatesit, policine dhe prokuroret qe te mos shkonte ne burg edhe qeveria “Berisha e ka bere kete. AlKapone ka vrare dhe ka perdorur friken dhe fuqine e tij prej krimineli ndaj bashkqytetareve te tij qe te mos shkonte ne burg edhe qeveria “Berisha” e ka bere kete. AlKapone kishte shkelur ligjin cdo dite dhe beri pasuri ne kuriz te bashkqytetareve te tij edhe qeveria “Berisha” e ka bere kete. Dhe keta te futen ne burg sepse nuk kane paguar taksat sepse kjo eshte menyra me demokratike qe ndodh ne nje shtet si Amerika dhe kjo eshte tamam drejtesi dhe zbatim ligji. Nuk e mar vesh. Dhe na thuaj njehere se ne cilin shtet te Afrikes jeton qe na krahason me keto shembulle qe jep per vrasje e prerje te kundershtareve politik te Rames ne qofse e kerkon populli. Ne cfare shekulli jeton ?

  • arsen

    Banda e Saliut,qe mbart mbi supe,nder vite,vjedhje,vrasje dhe shperfytyrim aktual dhe historik,fizik dhe shpirteror te ketij vendi te vuajtur,vazhdon te funksionoje si hordhi harbutesh turkomanesh e mesjetes se pushtimit mizor,qe mendojne se mund te vazhdojne te bejne cdo gje me kete shqiptar dhe me kete Shqiperi.
    Eshte nje imperativ i madh historik,qe poshteti i ri dalengadale dhe jo mengadale(sic thote Rama)tja u shkoje kularin e ligjit reth qafes Saliu dhe Bashes,per tere ato qe kane bere,qe se fundi ky trup i drobitur dhe i asfiksuar Shqiperie,te filloje te rigjenerohet ne genin e vet europiam..
    Asnje hezitim Rama!
    Ti nuk do te besh me shume se interpretimin thellesisht shpirteror te votes,qe te ka dhene shqiptari!

    • aladin

      @1627afe5fe6fe8cfc980c496334d6643:disqus ti je gjakdhjere janullatist nga ata me emra si kico spirro e smund te japesh mend per gjera qe u takojn shqiptareve o gjakdhjere i janulles o qenef i janullatosit hihihhi

    • qazimi nga vranishti

      o arsen
      asnje hezitim rama , jepja lejen ketij arsenit qe te martohet me ty rama , se duket qe eshte pjella jote, se duket se ky arseni ta ka dhene voten jo duke marre leke , po nga qe eshte pede si puna jote, nese ti rama ke ndare gjashte gra si pervers qe je , ky arseni do kete ndare gjashte burra prandaj te do shume

      • elio

        mos e ndyj emrin e vranishtit ti pjelle bastarde e memes PD..

        • qazimi nga vranishti

          o elio
          ta q..i mamin komuniste un
          or klysh i rritur me bik misri

  • Bashkim

    Eshte fare e thjeshte ne se duam shtet te se drejtes,Zbatim LIGJI njesoj per te gjithe dhe shkelesit para gjykates per te mare denimin e merituar,por kush ta beje kete ,ketu ngec.Te gjithe politikanet qe kan mare ne dore kte shtet jane te perlyer keq ne korrupsion.Do kete ndone ky vend qe ti japi zgjidhje ketyre problmeve qe te mbetet ne histori ashtu sic pretendon z.Rama duke u bere ai ,por kjo do ishte me dhimbje shume te madhe ,e ka parasysh kete ? Jemi ne pritje cdo cast,cdo dite,eshte nje veper e madhe qe duhet ber nga dikush per te mbetur ne HISTORI !

  • MANUEL VILA

    SIMON STEFANI ME KUJTOHET MIRE KA QENE ANTAR K.Q P P SH KURSE JU JENI RILINDJA OSE PJELLA…POPULLI!!!!!

  • era

    Ah mor vellezer,ne VLORE cfare nuk eshte bere, dhe te gjitha keto padrejtesi nga ai qe i dhame voten Z.SH.GJIKA.Eshte bere sheiku i VLORES.SI ai dhe e shoqja bredhin me makine secili 100000 euro, u dalshin nga hundet , zullumet

  • ilir

    po mire more koka e gazetarise, po nuk na thua kush ju a dha lejen, a nuk jane kryetare bashkie ne gjithe bregdetin socialistet, cpune ka Berisha apo Basha ketu. Eshte e vertet qe mafia ne bregdet eshte socialiste, shko mbushe qelbesire e djallit

    • X

      Ti lexon me sy apo me byth? Si cpun ka Basha ketu. Plasi syte injorant. Pallati qe eshte ndertuar brenda ne det dhe jo 250 apo 300 metra larg nga niveli i siperfaqes ujrore qe duhet ndertuar ne baz te ligjit eshte i te vjerit te Bashes. Si cpun ka Basha e Berisha ketu. Pse e mbron me kaq fanatizem Basha kujton apo se mendon per popullin? Ne qoftese kryebashkjaku abuzoi me detyren e tij ndaj ligjit ose u koruptua te shkoj ne burg. Por kjo nuk i jep nje ish qeveritari te lart dhe kreut te opozites te drejten per te thyer ligjin per interesa personale apo jo?. Ne vend te dale pro ligjit si kryetar opozite e ta mbeshtes ate fillon e kercenon debili. Ja nga cfare injorante e debila jemi qeverisur der die. E vetmja rruge qe dine eshte dhuna.

      • y

        or pede
        e vetmja rruge eshte dhuna ke te drejte,
        por kete here do jete me e ashper se dhuna e 20 shkurtit te 91 kur u pshurr bab juaj enver , kete here do ju pshurrim ju bijve te komunisteve , qe jeni rritur si spiuna , ne bllok , ne kooperativa duke henger buke misri gjith jeten,
        ah injorante injorante , prisni se eshte fillimi , ne qoftese ne kohen e babes tuaj enver keni ngrene pras me buke misri , tani do hani , k,,,n e edvin debilit.

  • ilir

    Rofshin kokat e gazetarise 3 musketeret apo 3 lapangjozet, MERO< STEFANI DHE MUCI, te tre keta vazhdojne ti bien fyellit akoma me Berishen, sic duket mbeten pa pune tani, te shajne Ramen sja u mban, se komunistet te japing gjysmen e lekut ne goje. Sidomos Mero eshte bere fare levere, nuk ka lene njeri pa shpifur , qe nga Rama, Moisiu ,Ruci e me radhe po kulmin e ariti me te vdekurit kur akuzoi te jatin e Rames, tani me nder po na can … me Berishen, qeroheni kete vemje, apo vrases te gazetarise sic e ka quajtur Abdi Baleta

  • Albi

    Keni shume te drejte, por pertej kesaj zoteri, ju nuk mund ta mohoni ate qe ne pame. Kjo verteton se je i se njejtes sere njerezish qe po e marrin me qafe cdo dite kete vend, qe nuk e di kush e mallkoi kaq shume, duke i dhene ne gjirin e tij, brejtes te pashpirte si puna juaj!

    #Anarchy

  • Redi

    po nuk u shkaterrua ky pallat ,nuk ka drejtesi ne shqiperi! Tritolin,C4,Dinamit!