Dy mijë fëmijë jetojnë dhe punojnë në rrugë

Abuzimi 

Veliaj: Vetëm në gjashtë muajt e fundit 240 fëmijë janë raportuar të rrezikuar nga trafikimi

Në rrugë

Jetesa – Dy mijë fëmijë shqiptarë janë evidentuar nga institucionet si kontingjent që jetojnë në rrugë dhe punojnë po në rrugë, duke lënë shkollën

Trafikimi – Këtë vit janë raportuar në institucione si të rrezikuar drejtpërdrejt nga trafikimi rreth 240 fëmijë që jetojnë dhe qëndrojnë në rrugë

Ligji – Sipas ekspertëve, Shqipëria ka sot një ligj shumë të mirë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, i cili pritet të përmirësohet më tej

Lorina Mixha

Femije lypes ne rrugePlot dy mijë fëmijë në të gjithë vendin jetojnë apo punojnë në rrugë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontingjent i dhunimit, trafikimit dhe abuzimit. Të dhënat janë bërë publike nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Këto janë statistikat e fundit të përpunuara në gusht të vitit 2013. Ndërkohë që rreth 240 fëmijë që jetojnë dhe punojnë në rrugë janë raportuar si persona në rrezik për trafikim. Një iniciativë e përbashkët midis Bashkimit Europian dhe UNICEF me synimin për të mbrojtur fëmijët kundër dhunës në katër vende të Europës Juglindore po mbyllet me një kërkesë për ta bërë këtë çështje një prioritet në Europë. Dje, në konferencën e organizuar për këtë çështje mes përfaqësuesve të institucioneve dhe specialistëve është folur për problemet emergjente që ka ky kontingjent vogëlushësh. Përveç dy mijë fëmijëve të cilët janë në gjendje më të vështirë, pasi ndodhen mes katër rrugëve, çatia e tyre është rruga dhe shkolla e tyre është po rruga. Edhe pse të mitur, janë të detyruar të punojnë, po përsëri në rrugë…

Sipas ekspertëve, fenomeni i abuzimit me fëmijët është edhe më i rëndë se kaq, pasi në vend ekzistojnë tabu për mosraportimet e rasteve.

konferenca“Jam i sigurt që do të shijoni shumë bukuri të Tiranës, por një nga gjërat që nuk do të shijoni është gjendja e jashtëzakonisht e tmerrshme e atyre fëmijëve që janë sot në rrugë të Tiranës edhe të gjithë Shqipërisë. Sipas statistikave rreth 1400 fëmijë gjenden ende në institucione rezidenciale publike ose jo publike. Sipas raportimit të agjencisë sonë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve 240 është numri i rasteve të fëmijë në rrezik të raportuar vetëm në 6 muajt e fundit të këtij viti. Këtu nuk po fusim aspak të dhënat për numrin e fëmijëve që janë subjekte ose dëshmitarë të dhunës fizike ose emocionale në familje”, tha Erjon Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Drejtoresha Rajonale e UNICEF-it, Marie-Pierre Poirier, tha se në Europën Juglindore dhe në pjesë të tjera të botës dhuna ndaj fëmijëve ka qenë e fshehur, sepse ndodhte brenda familjes dhe shkollës dhe e tillë mbeti, sepse fëmijët, prindërit, familjet dhe mësuesit mbyllnin njërin sy përballë saj. Sipas raportit të qendrës kërkimore të UNICEFI-t ‘Inocenti’, në nivel global afro një milion fëmijë kanë provuar dhunën në jetën e tyre.

Përfaqësuesit e BE dhe UNICEF deklaruan se ka nevojë për reformim në politikat që mbrojnë këtë kategori, ndërkohë që duhet një bashkëpunim mes qeverive kombëtare dhe shoqërisë civile.

Një iniciativë e përbashkët midis Bashkimit Europian dhe UNICEF me synimin për të mbrojtur fëmijët kundër dhunës në katër vende të Europës Juglindore po mbyllet me një kërkesë për ta bërë këtë çështje një prioritet në Europë. Bashkimi Europian dhe UNICEF deklaruan se edhe pse iniciativa dyvjeçare solli rezultate premtuese, akoma ka nevojë për një reformë në këtë drejtim. Një bashkëpunim i fortë midis qeverive kombëtare dhe shoqërive civile është kritik për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur çdolloj abuzimi fizik, emocional dhe seksual ndaj fëmijëve.

Ministri i Mirëqenies, Erion Veliaj, shtoi se Shqipëria ka sot një ligj shumë të mirë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, i cili do të përmirësohet më tej në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile. “Gjej rastin të shpreh angazhimin për të hapur dhe avancuar më tej diskutimin për një të ardhme më të mirë për fëmijët në rrezik, në nevojë dhe në përkujdes. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është gati të marrë rolin që i takon për të drejtuar ngritjen e një sistemi funksional të mbrojtjes së fëmijëve”.

Autor te 13 Nëntor 2013. Kryesoret, Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry