Kryesoret Eksperti amerikan: Armët kimike i merr Shqipëria, vendimi të premten

Eksperti amerikan: Armët kimike i merr Shqipëria, vendimi të premten

56
SHPËRNDAJE

paul walkerVendimi për t’i asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri tashmë është marrë dhe ai të do të bëhet i ditur ditën e premte.

Lajmi është bërë me dije nga drejtori i programit të ‘Green Cros Internacional’, Paul Walker i cili në një intervistë për Al Jazeerën ka shprehur gjithashtu skepticizmin e tij se pse për një proces kaq kompleks dhe të vështirë u zgjodh në vend i vogël si Shqipëria. Kjo, sipas tij ka ndodhur edhe për faktin se Shqipëria ka treguar menjëherë gatishmërinë për ta marrë përsipër këtë proces kur është pyetur nga SHBA dhe Rusia. Ndërkohë, ai ka nënvizuar se gjëja më e rëndësishme në këtë moment është që ky proces të jetë i sigurt.

“Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë? Ky vend ka pasur një proces të mëparshëm të shkatërrimit të armëve kimike. Por gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky proces të jetë i sigurt”, ka thënë Walker.

13 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)