pije alkolikeGjatë tetorit të këtij viti, eksporti i mallrave arriti në 22 miliardë lekë, duke u rritur përafërsisht 17% në krahasim me


tetorin e vitit 2012. Sipas të dhënave nga INSTAT, rritje më të madhe ka pasur në eksportet e grupeve: “Ushqime, pije, duhan” përafërsisht 46% dhe “Prodhime druri dhe letre” përafërsisht 43%. Ndërkohë ulje ka pësuar eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” me përafërsisht 5%.


Një kah tjetër lëvizës ka pasur importi, ndërsa për tetor 2013 importi i mallrave arriti në 46 miliardë lekë, duke u ulur 0,3% në krahasim me tetor 2012. Ulje më të madhe ka pasur në importet e grupeve: “Ushqime, pije, duhan” përafërsisht 11% dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” përafërsisht 6%. Por importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit përafërsisht me 37%. Deficiti tregtar i këtij muaji është përllogaritur sipas INSTAT në 24 milionë lekë, duke shënuar një ulje përafërsisht 12% krahasuar


me tetor 2012. Vërehet se sërish partnerët tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia, ndërsa tregtia me vendet e BE është 68%. Tregtia me Italinë është 38%, ndërsa me


Greqinë është 6%.