Meta: Përmirësime ligjore për KLSH-në

Copy of metaKryeparlamentari takon drejtorin e përgjithshëm të buxhetit të KE-së

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim drejtuesin e njësisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Komisionin Europian, Robert Gielisse. Meta e falënderoi për bashkëpunimin e derisotëm dhe vlerësoi rëndësinë e posaçme që kanë instrumentet e kontrollit për të garantuar transparencë në menaxhimin e burimeve publike, në zbulimin e paligjshmërive, ndëshkimin e tyre e për forcimin e shtetit të së drejtës. Kryeparlamentari tha se ka një vullnet të fortë për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional, përfshi edhe organin e akuzës, si faktor kyç për forcimin e shtetit të së drejtës, transparencën, mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit. Duke mbështetur e njohur kontributin në rritje të veprimtarisë së KLSH-së, Meta tha se do të nxiste të gjithë aktorët ligjvënës për të bërë të mundur përmirësimin e kuadrit ligjor të veprimtarisë së KLSH-së, si organ kushtetues, si nevojë e kohës, por edhe si plotësim i rekomandimit të Progres-Raportit për Shqipërinë.

Zoti Robert Gielisse shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e marrë nga Kryetari i Kuvendit, vlerësoi pjesëmarrjen dhe kontributin në konferencën shkencore të KLSH-së të datës 12 dhjetor, në Tiranë.

Kjo drejtori është përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen e procesit të rigjenerimit të mjedisit të kontrollit të brendshëm në vendet kandidate për në BE, duke promovuar përgjegjshmërinë menaxheriale si një instrument për menaxhimin financiar dhe kontrollin e burimeve publike dhe është në kontakte direkt me Shqipërinë që nga viti 2003, në bashkëpunim me Kontrollin e Lartë të Shtetit e duke pasur si pikë kontakti, delegacionin e BE-së në Tiranë.

Autor te 15 Dhjetor 2013. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Ilir

    TRA LA LA
    TRA LA LA

    PER SA KOHE NUK MERRET NJERI ME SHUFRAT E THESARIT TE KERRABES, MIRE JAM UNE, I FUS NDONJE TRA LA LA DHE HE PERPARA.