Falimenton pas 20 vitesh “Sude”, një nga firmat e para piramidale që u hap në Shqipëri

Gjykata ka pranuar kërkesën e grupit mbikëqyrës. 90 ditë kohë për kreditorët

Megjithëse nuk kishte arsimin e lartë, Kadëna kishte njohuri mjaft të mirë ekonomike

Para krijimit të shoqërisë, Kadëna kishte punuar në një fabrikë këpucësh në Tiranë

Detaje

Afati i pretendimeve - Gjykata vendosi se të gjithë kreditorët e subjektit “Sude” në administrim të paraqesin pranë administratores së falimentit pretendimet e tyre brenda 90 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi

Urdhri - Mbledhja e kreditorëve

Mbledhja e kreditorëve të mbahet brenda 60 ditëve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve. Urdhërohet publikimi i vendimit në Buletinin e Njoftimeve Publike. Një kopje e vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit t’i dërgohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

12.991 - Kreditorë ka pasur firma piramidale “Sude”, me qindra milionë lekë të arkëtuara

Sokol Çobo

Anti-Government Demonstration in VloraGjykata falimenton zyrtarisht “Suden”, një nga firmat e para piramidale të hapura në Shqipëri, skema e së cilës u kopjua më pas nga dhjetëra shoqëri rentiere në vitet 1990-1997, duke mashtruar qindra mijëra shqiptarë, që lanë kursimet dhe pasuritë. Pas falimentit të këtyre firmave, apo mbylljes së tyre nga shteti, shqiptarët u revoltuan ndaj qeverisë, duke krijuar një situatë anarkie, ndërsa u sulmuan edhe repartet apo depot e ushtrisë, ku miliona armë dhe tonelata me municione përfunduan në dorë të qytetarëve. Dhe, rezultati ishte tragjik, me qindra të vrarë e mijëra të plagosur, ndërsa në vend u krijuan edhe bandat kriminale. Gjatë kësaj situate, shteti ndërhyri pak në këto firma, duke bllokuar paratë që kishin në banka, apo edhe aktivitetet e tyre tregtare, por dhe pasuritë e paluajtshme, të cilat i kaluan për administrim një grupi që u ngrit në atë kohë. Më pas, këto shoqëri qëndruan të “hapura”, por në administrim nga shteti, duke bërë edhe gjendjen reale të pasurive, të cilat do t’u ndaheshin edhe kreditorëve. Ndër firmat që ka qenë në administrim ishte edhe “Sudja”, e cila u hap në vitin 1993 në qytetin e Tiranës nga shtetasja Maksude Kadëna. Megjithëse nuk kishte përfunduar arsimin e lartë, Kadëna kishte njohuri mjaft të mira ekonomike dhe kishte bërë shkollën e mesme ekonomike, ndërsa para këtij aktiviteti kishte punuar në një fabrikë këpucësh.

 

Vendimi i gjykatës

© Copyright 2010 CorbisCorporationPas vitesh në administrim, ku janë zbuluar rreth 13 mijë kreditorë, shumica e të cilëve nga Tirana, grupi mbikëqyrës, në pamundësi për të shlyer disa nga kreditorët, depozitoi në Gjykatën e Tiranës një kërkesë për shpalljen e falimentit të shoqërisë huamarrëse “Sude” në administrim. Padia u regjistrua në datë 19 shkurt të këtij viti dhe për muaj të tërë, gjyqtarja Antonela Prendi, vlerësoi provat e paraqitura. Vendimi u dha më 18 dhjetor 2013, duke pranuar kërkesën për shpalljen e falimentit.

Në seancën e fundit gjyqësore, u shqyrtua kërkesa e subjektit huamarrës “Sude” në administrim të z. Zihni Tollozhinës, i emëruar në fillim të këtij viti nga Ministria e Financave. Më pas, u emërua zj. Mimoza Çibuku, administratore e kësaj shoqërie, ndërsa pas pranimit të kërkesës, gjykata vendosi se të gjithë kreditorët e subjektit “Sude” në administrim të paraqesin pranë administratores së falimentit pretendimet e tyre brenda 90 ditëve nga dita e shpalljes së këtij vendimi. Gjithashtu, të gjithë kreditorët të njoftojnë menjëherë administratoren e falimentit për pretendimet dhe të drejtat e tyre të siguruara mbi pasuritë e debitorit. “Personat që kanë detyrime ndaj debitorit, subjekti huamarrës ‘Sude’ në administrimin, t’ia paguajnë dhe shlyejnë ato administratores së falimentit. Mbledhja e kreditorëve për raportim të mbahet brenda 90 ditëve nga shpallja e këtij vendimi. Mbledhja e kreditorëve të mbahet brenda 60 ditëve nga përfundimi i afatit të depozitimit të pretendimeve. Urdhërohet publikimi i vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit të ‘Sudes’ në administrimin në Buletinin e Njoftimeve Publike. Një kopje e vendimit për hapjen e procedurave të falimentimit t’i dërgohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. Sipas saj, një kopje të këtij vendimi t’i dërgohet Hipotekës, me qëllim njoftimin e të gjitha zyrave në rrethe “për falimentimin”, ndërsa të marrin njoftim edhe të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apo Autoritetit Rrugor Kombëtar.

 

Krijimi i firmës

Skemat piramidale filluan aktivitetin e tyre në Shqipëri pas viteve ’90, ndërsa kryenin aktivitet në marrjen e një sasie parash hua dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje. E para firmë ishte ajo e Hajdin Sejdisë, në vitin 1991, i cili u mori shqiptarëve miliona USD, ndërsa u largua në Zvicër. Dy vite më vonë, Maksude Kadëna hapi firmën e saj piramidale të quajtur “Sude”, ndërsa ushtroi aktivitetin e saj në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Kjo shtetase ishte e komunitetit rom, ndërsa më parë kishte punuar si punonjëse në një fabrikë këpucësh. “Suden” e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuqishmet ishin VEFA, “Gjallica”, “Demokracia Popullore” -Xhaferri, “Populli”, “Cenaj”, “Silva”, “Kamberi”, “Univers”, “Global Foods” etj. Në fund të vitit 1996, firmat piramidale arritën kulmin e tyre, ndërsa interesat e tyre ishin shumë të mirë. Sipas dëshmive të asaj kohe, por edhe nga hetimet e mëvonshme të prokurorisë dhe gjykatës, u arrit të zbulohej se firma “Sude” kishte interesa 100%, ku mijëra shqiptarë iu drejtuan kësaj firme duke lënë kursimet, ndërsa shitën shtëpinë apo pronat e tyre. Pavarësisht interesave të larta, qeveria e asaj kohe lejoi vazhdimin e aktiviteteve, ndërsa pas falimentit të “Popullit” në Lushnjë, filluan revoltat e para popullore. Megjithatë, më parë, në Vlorë dhe në Tiranë, janë zhvilluar protesta nga kreditorët. Mësohet se më 15 janar 1997, firma “Sude” ka shpallur falimentin. Qindra persona u mblodhën në afërsi të “21 Dhjetorit” dhe protestuan. Një ditë më vonë, policia arrestoi Maksude Kadënën, ndërsa rreth një muaj më vonë, ajo doli para ligjit. Mësohet se Kadëna është dënuar me rreth pesë vite burg, të cilat i ka shlyer. Sipas vendimeve të gjykatave, kjo firmë piramidale kishte 12 991 kreditorë.

Autor te 26 Dhjetor 2013. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • CROW LIN

    As sot e kësaaj dite nuk e kamë fare të qartë se si janë mashtruar ky lum njerëzish nga këto firma.Po cili është ai :hajvan” që ti e deponon NJË e ai të jepë DY. Dhe tani më intereson, pas 16 vitesh, se cili ka qenë faji i qeverisë së atëhershme.Asnjë qeveri as atëhere e as tani nuk guxon të ndaloi askend themelimin e ndërmarrjes. Sigurishtë se persona të caktuar, e të involvuar e të paguar nga Sudja Xhaferi,Vefa etj, kanë deponuar themi nga 5000 lekë ata ua kanë këthyer nga 10000, dhe në bashkëpunim me “patronët” e firmave piramidale, kanë bërë propagandë tek populli, duke thënë :”Ja, unë deponova kaq në filan firmën dhe mora nga ajo firmë dyfishin”. Dhe populli sipopulli ma, Ajde edhe ne të vemi atje.Dhe ndodhi çka ndodhi. Unë besoi se sikur të kishte intervenuar qeveria,dhe duke e ndaluar popullin që të mos deponojnë, të gjithë do ta sulmoni qeverin se kinse qeveria nuk ia donë të mirën popullit. Popull interesant jemi ne.a

    • falko

      Ke te drejte qe asnje qeverri nuk mund te ndaloje hapjen e nje shoqerie. Pore qeverria me instituzionet e saje ka per detyre te ushtroje kontrolle mbi aktivitetinekonomike te cdo shoqerie te cdo tipi qofte, qe nga banca deri te kredi dhensi individual. Organet e kontrollit te Ministrise, Ekonomise dhe e Ministrise se brendesheme kane per detyre te kontrollojne aktivitetin ekonomike qe nga reklama deri ne kapitalin e deklaruar. Tani je i qarte per gabimet e tua ne komente? Pershendetje

  • Irene

    Hajdin Sejdia u ktheu kreditoreve 3 milione dollare, dmth te gjitha parate qe ata kishin depozituar. Dhe ata nuk ishin ne fakt kreditore po aksionere, firma e Sejdise ka qene e para shoqeri anonime shqiptare. Ndalimi i veprimtarise se tij nuk u be sepse ai iku per Zvicer, por sepse nuk mundi te ushtroje me aktivitetin e tij per tre vjet. Menjehere pas perfundimit te ndalimit te tij, ai u ktheu parate e investuara nepermjet noterit ne Tirane,

    • Maksut Peqini

      Korabi: O njerez mos e kujtoni me ate kohe. Disa shtete (shume pak) e kane kaluar nje fenomen te tille. Psh. Ne italine e jugut thuhet se nga nje pakice qe beri te tille sistem firmash, nga kjo forme vjedhjeje, lotet e popullit nuk jane thare akoma. Tek ne i gjithe populli hyri ne to e mund te kene ngelur 1 %. U moren (kupto- vodhen) gjithcka nga ky popull,u vraane e mbyten njerez neper dete,etj se ashtu desh qeveria e kohes.Pasojat i pesuan njerezit dhe dicka drejtuesit e firmave. Ata qe i ideuan,lane dhee perfituan nuk pesuan asgje.Perkundrazi edhe sot e kesaj dite sundojne e bejne politike ne kete vend. Kjo eshte jo per te qare,por te uluritur, e me tej. Kusuri gjgithmone mbetet tek populli.

  • Lis Dushku

    Ku je moj SSude vicidoli,na kishte marre malli me te pa!Ti ishe dallandyshja e pare e Sali Berishes,por ky popull parazit nuk ve mend,le te digjet si Sodoma me Gomorren,se e meriton!

  • Justice

    Universiteti JUSTICIA i drejtuar nga ENGJELLUSHE THOMAI dhe ARBEN THOMAI me ndihmen e disa petagogeve pa karakter kane ndertuar nje firem piramidale te ngjashme dhe se shpejti do te kene nje fund te ngjashem.