Ministria e Jashtme ka depozituar një kallëzim penal për ish-konsullen shqiptare në Milano, Nausika Spahia, për shpërdorimit të detyrës dhe shkelje e barazisë në tenderë.
Spahia akuzohet për përfitime të paligjshme në kurriz të emigrantëve, ku sipas MPJ-së emigrantët paguanin një shërbim të paligjshëm telefonik.
Ndërkohë, mësohet se pjesë e këtij hetimi është edhe Gjon Çoba, vëllai i ish-kryparlamentares Jozefina Topalli.
Nausika Spahia ishte liruar nga detyra, bashkë me 5 konsuj të tjerë, më 29 shtator 2013 nga kryeministri shqiptar Edi Rama me propozim të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
31 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)