Krijohet Komisioni i Pavarur për Reformën. Nikolli: Projekti për miratim në Kuvend


Rama


Pazari i madh i shitblerjes së diplomave që sot karakterizon arsimin e lartë nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, të rritjes së aftësive dhe të promovimit të vlerave


Komisioni


Ministrja Lindita Nikolli bëri të ditur se Komisioni për Reformën në Arsimin e Lartë do të drejtohej nga prof. Arjan Gjonçaj


BLEDAR HOTI


rama“Nëse flasim sinqerisht dhe ndershmërisht gjendja e arsimit të lartë është emergjence kombëtare”. Kështu e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama situatën në të cilën ndodhet aktualisht arsimi shqiptar, duke shprehur, ndërkohë nevojën e madhe për reformën e këtij sektori jetik për çdo shoqëri. Kryeministri Edi Rama foli dje në aktivitetin për prezantimin e Komisionit të Pavarur për hartimin e draftit paraprak.


“Reforma nuk duhet të jetë mbivendosje e atyre paraardhëse, por do të jetë afatgjatë nëse siguron: Reforma e arsimit të lartë duhet të jetë pjesë e një procesi që duhet të lidhë dijen me tregun. Pazari i madh i shitblerjes së diplomave që sot karakterizon arsimin e lartë nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, të rritjes së aftësive dhe të promovimit të vlerave. Reforma e arsimit të lartë të jetë pjesë e një procesi që duhet të lidhë dijen me tregun, për t’i dhënë fund shitblerjes së diplomave. Arsim të lartë jashtë meritës nuk duhet të ketë. Ashtu sikur nuk duhet të ketë arsim të lartë që nuk garanton meritën, tha Rama. Sipas tij, skema e re e financimit duhet të reflektojë një qasje të re mbi autonominë financiare dhe administrative dhe duhet të sigurojë konkurrencën e lirë dhe të drejtë brenda sistemit pa vendosur asnjë bonus që privilegjon publikun mbi privatin. Për sa i përket reformës, Kryeministri nuk harroi të përfshinte dhe atë të integrimit të arsimit me Kosovën pas një cilësie të re të marrëdhënieve të krijuara mes dy shteteve shqiptare. “Si baza e përbashkët e rritjes dhe edukimit të gjeneratës tjetër të shqiptarëve europianë, këtej dhe andej kufirit”, tha Rama.


Nikolla


arsimi-sotMinistrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj bëri të ditur se komisioni i ngritur nga institucioni që ajo drejton do të funksionojë në mënyrë të pavarur. Në përbërje me pedagogë e ekspertë të fushës. Komisioni do të hartojë draftin paraprak të reformës në arsimin e lartë, që si afat ka muajin mars. Reforma, sipas Nikollës do të jetë gjithëpërfshirëse. “Kjo reformë dhe produkti i saj, na përket të gjithëve, sepse na prek të gjithëve. Nuk mund të mos e ndaj me ju gëzimin që ndjeva kur me ftesë të Kryeministrit, prof. Arjan


Gjonçaj, vendosi të ngrinte dhe drejtonte Komisionin për Reformën në Arsimin e Lartë. Gëzimi im sigurisht jo thjesht dhe vetëm për atë që përfaqëson Arjani, por për rrugën e re nëpër të cilën ne do të ecim, përmes punës së një komisioni të pavarur e gjithëpërfshirës. Po! U gëzova se Arjani duke jetuar e punuar jashtë vendit është imun nga disa sjellje që e shmangin debatin për reformën nga debati i shëndetshëm dhe vizionar. Por gëzimi dhe besimi u rrit kur u njoha dhe me personalitetet e tjera të komisionit. Profesionistë, përfaqësues dhe njohës të mirë të arsimit të lartë në vendin tonë. Faleminderit emër për emër. Jam shpresëplotë se do jeni shembulli më i arrirë për: ‘Politika duhet të lërë profesionistin të flasë’. Produkti i këtij komisioni do të sjellë pra një standard të ri në politikbërje dhe një reformim të thellë të arsimit të lartë. Ky komision, i cili vepron i pavarur, do të prezantojë shumë shpejt një draft të parë të punës së tij. Ky dokument do të diskutohet më pas me grupet e interesit. Ne do të garantojmë që të dëgjohet zëri i përfaqësuesve të Universiteteve Publike dhe Private, zëri i ekspertëve, i Akademisë dhe i studentëve shqiptarë. Produkti i kësaj faze konsultimesh, do të jetë një dokument i cili do t’i dorëzohet qeverisë dhe më pas do të shndërrohet në ligj, pasi të ketë marrë miratimin, me konsensus të gjerë synimi, në


Kuvendin e Shqipërisë”, tha Nikolli.


Akreditimi


Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolli, bëri të ditur ndërkohë se së shpejti do të bëhet publik vlerësimi mbi universitetet publike dhe private, i njohur ndryshe si akreditim. “Nga tetori 2013, moment kur ne pezulluam, nisur nga sinjalizimet dhe ngjarjet që tronditën besimin publik në sistemin e arsimit të lartë, punën e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, janë hedhur hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Shumë shpejt ne do të plotësojmë dhe në këtë sektor një nga detyrimet kushtetuese dhe ligjore që çdo qeveri ka ndaj qytetarëve dhe familjeve shqiptare atë të hedhjes dritë mbi gjendjen e cilësisë


në arsimin e lartë. Para fillimit të vitit të ri akademik, agjencia anëtare e ENQA-s që ka marrë përsipër akreditimin dhe rankimin e shkollave të larta, do të bëjë publike gjetjet. Ne jemi zotuar që do të jemi roje e kufirit që kjo agjenci do të vendosë se cilat janë ato universitete që do të vijojnë funksionin, e cilat do të jenë ato institucione të arsimit të lartë që duhet të mbyllen”, theksoi ministrja Nikolli.


 


Somario