Shqipëria refuzon Organizatën Islamike, jo pjesë e aktivitetit në Teheran

Meta – Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se pavarësisht pjesëmarrjes së Shqipërisë në këtë organizatë, vlerat demokratike me të cilat vendi udhëhiqet janë thellësisht demokratike.

Topalli – Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka nguruar të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate, pavarësisht se një pjesëmarrje e tillë nuk është reklamuar së tepërmi.

Asambleja e 9 Parlamentare 

Statusi kandidat 

Këshilltari i Metës, Gjoni: Çështje buxhetore dhe axhende

Fatjona Mejdini

Organizata IslamikeShqipëria nuk do të marrë pjesë në Sesionin e 9 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të zhvillohet nesër dhe pasnesër në kryeqytetin e Iranit, Teheran. Nisur nga fakti se Shqipëria është një vend anëtar i kësaj organizate që nga viti 1992, në drejtim të kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka ardhur një festë për pjesëmarrje në këtë konferencë të rëndësishme për “botën myslimane”. Por përgjigjja e Kryetarit të Kuvendit në lidhje me këtë ftesë ka qenë jo, duke e lënë Shqipërinë pa përfaqësim politik në këtë konferencë, e cila ka si synim të koordinojë një sërë veprimesh politike mes atyre që quhen “vende myslimane”. Këshilltari për Politikën e Jashtme i Kryetarit të Kuvendit, Ralf Gjoni, në një prononcim për gazetën “Shqip” thekson se Meta ka marrë një ftesë nga homologu i tij iranian për këtë konferencë, por është detyruar t’i kthejë një përgjigje negative për “arsye të kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës tejet të ngjeshur politike”. Por, pas refuzimit të një ftese të tillë, duket se qëndron nevoja e politikës së jashtme shqiptare për të qëndruar larg pjesëmarrjes aktive në një organizatë të tillë në këto momente. Nevoja e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe ajo që vetë krerët më të lartë të politikës në vend e quajnë “rritja e ekstremizmit në Europë” për vendet me shumicë myslimane, duket se ka e ka kompleksuar vendin të renditet krahas anëtarëve aktiv të kësaj konference. Brukseli duket se do të mbetet për muajt e ardhshëm destinacioni i preferuar diplomatik për politikanët shqiptarë. Por duket se kjo linjë nuk është mbajtur nga mazhoranca e shkuar demokrate. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka marrë pjesë në Sesionin e 7 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku ka marrë dhe një çmim nga organizatorët e këtij aktiviteti.

Refuzimi

Ilir MetaKryetari i Parlamentit, Ilir Meta, e ka refuzuar pjesëmarrjen në sesionin e 9 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e cila do të mbahet në fillimin e kësaj jave në Teheran. I pyetur nga gazeta “Shqip” për këtë mospjesëmarrje, Këshilltari për Politikën e Jashtme i Metës, Ralf Gjoni, thotë se kjo pjesëmarrje nuk është mundur të realizohet për shkak të kufizimeve buxhetore dhe axhendës së ngjeshur të Kryetarit të Kuvendit. Madje sipas Gjonit, për të njëjtat arsye, Shqipëria nuk arriti të përfaqësohej as në Asamblenë Parlamentare të Unionit për Mesdheun që u zhvillua në Jordani. “Për arsye të kufizimeve buxhetore gjatë këtij viti dhe për shkak të axhendës tejet të ngjeshur politike, udhëtimet e Kryetarit të Kuvendit janë përqendruar në ato vende apo aktivitete që përfaqësojnë prioritete imediate për axhendën e diplomacisë parlamentare të Shqipërisë. Për këto arsye, Kuvendi këtë vit nuk mund të këtë përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik në Teheran, ashtu siç nuk mund të përfaqësoheshim as në Asamblenë Parlamentare të Unionit për Mesdheun që u zhvillua në Jordani së fundmi”, thekson Ralf Gjoni. Ai shton se në të shkuarën kanë qenë të shumta rastet kur Shqipëria ka pasur qëndrime të kundërta me disa vende anëtare të kësaj organizate, nisur dhe nga angazhimi i Shqipërisë në NATO por dhe BE. “Shqipëria në të kaluarën ka pasur qëndrime të kundërta me disa vende anëtare të Organizatës, lidhur me Rezoluta të ndryshme të OKB, ku obligimet tona ndërkombëtare të të drejtave të njeriut apo qëndrimet tona lidhur me Palestinën apo Izraelin nuk kanë qenë gjithnjë në një frekuencë me ato të OBI-së. Pa dyshim që qëndrimet tona janë determinuar qartazi edhe nga drejtimi euroatlantik që ka marrë tashmë pakthyeshmërisht politika jonë e jashtme”, thekson Gjoni. Por ai shton se mendon se në të ardhmen: “Shqipëria mund të luajë rol tepër konstruktiv në korridoret e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, duke ndërtuar një urë komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit, pavarësisht drejtimit strategjik që tashmë kemi marrë si anëtarë të NATO-s dhe si vend anëtar i BE në të ardhmen”, thotë ai.

Politika

Gjoni - “Në terma afatgjatë, Shqipëria mund të luajë rol tepër konstruktiv ne korridoret e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, duke ndërtuar një urë komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit”

Gjoni – “Në terma afatgjatë, Shqipëria mund të luajë rol tepër konstruktiv ne korridoret e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, duke ndërtuar një urë komunikimi mes Lindjes dhe Perëndimit”

Por duket se arsyet e refuzimit të ftesës janë më të thella se ato ekonomike dhe lidhen me një nevojë të Shqipërisë për të mbajtur distancë nga pjesëmarrja aktive në një organizatë të tillë, në një kohë kur kërkon statusin e vendit kandidat. Kjo ka të bëjë dhe me faktin se një pjesë e përfaqësuesve të Parlamentit holandez kërkuan mosdhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, për shkak të pjesëmarrjes së saj në këtë organizatë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kanë theksuar se rritja e ekstremizmit në disa vende të Europës, kundër shteteve që kanë një shumicë myslimane në përbërjen e tyre, ka qenë një nga arsyet që e ka penalizuar Shqipërinë për marrjen e statusit kandidat. Vetë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në një intervistë televizive pak kohë parë për shtyrjen e marrjes së statusit ka theksuar se Shqipëria, pavarësisht pjesëmarrjes në këtë konferencë është tërësisht europiane në modelin si funksionon. “Shqipëria është në Europë dhe do të jetë pjesë e Europës së Bashkuar në të ardhmen dhe me kontribute të veçanta dhe të spikatura. Unë personalisht do ta ftoj z. Berisha të vijë me mua në Holandë dhe të punojmë, t’i sqarojmë edhe këta politikanë që unë përmenda dhe ai mund t’i sqarojë edhe më mirë se unë, sepse Shqipëria vërtet është anëtare e Konferencës Islamike, ashtu sikurse është anëtare aktive, dhe e ka për nder këtë, e Frankofonisë apo edhe në shumë organizata të tjera. Por Shqipëria në radhë të parë është një vend europian dhe ajo që Shqipëria mund t’i japë Europës, ajo që i duhet Europës akoma më tej, nuk janë ndarjet fetare, por bashkëjetesa dhe toleranca”, ka theksuar Meta. Por nisur nga kjo klimë që mbizotëron sot në Europë, duket se drejtuesit e lartë të mazhorancës në vend kanë vendosur të jenë të kujdesshëm për sa i përket pjesëmarrjes së tyre në një forum të tillë, në një kohë kur ethet e pritjes për statusin e vendit kandidat janë shtuar.

Topalli

Mazhoranca e djeshme duket se ka qenë më e shtensionuar për sa u përket raporteve të saj me këtë organizatë. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka nguruar të marrë pjesë në sesionin e 7 të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në vitin 2012, të zhvilluar në Indonezi, ku madje është nderuar dhe me një çmim të veçantë. Shqipëria rezulton duke nisur nga viti 1992 si një nga vendet me të drejta të plota të Organizatës Islamike për Bashkëpunim.

Kontradikta

Më 23 tetor të vitit 1992, Shqipëria ka bërë një kërkesë ku kërkonte pjesëmarrje me të drejta të plota në Organizatës për Bashkëpunimin Islamik. Por Parlamenti Shqiptar nuk e ka ratifikuar ndonjëherë me votë një pjesëmarrje të Shqipërisë në këtë organizatë, duke e lënë situatën nga pikëpamja juridike të paqartë.

Autor te 17 Shkurt 2014. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • vlora

    Nxirreni Shqiperine nga kjo organizate dhe i lini rolet konstruktive.

    • pali

      Arbenit i paska mbetur ora ne kohen kure osmanllite e pushtuan kombin dhe e myslimanizuan, gjithesei ta gezosh fene qe ta imponuane me dhune, por ne te iteresofte historia e kombit fillone para ardhjes te Osmanllive. Rama dhe meta jane shqipetare si puna e jote e si puna e ime.Kujdese se urrejta te ka nxerre trenin nga shinat, perdor mençurine per ta vendosur ku duhet. Feja eshte qeshtje besimi dhe duhet respektohet besimi i atije tjetrit, ndersa historia perfshine edhe fene.Myslimanizmi eshte i importuar ashtu siq disa emigrante marrin shtetesine Italiane,Gjermane por ne fakt jane myslimane Turq.Arabe. Turqit nuk na shpiken gjuhen tone por bile morem shume fjale nga Turqishtja…….gjithsesi turku erdhi per te na pushtuar dhe jo per te na mbojtur si komb.

    • pali

      O Arben po lugina e presheves pse nuk flasin sllavishte.Ta pska mbrojtur Turku gjuhen se erdhi per te mbrojtur ty, po ti degjone ato gjera qe te bejne qefin ty se je i besimit myslimane dhe kujtone se Turku te solli te mira. Sote ke myslimane qe kane nderruar besimin dhe çfare mund tu thuashe. Mose e ngaterro besimin me historine. Shqipetaret kane mbijetuar, Turkut, Sllavit, Grekut, Italianit. Shqipetaret kurre nuk kane qene myslimane……..i ka detyruar halli, por edhe halli analizohet,gjithesesi gjithkushe e gezofte fene e vete dhe une e respektoj si do qe te jete, ajo eshte gezimi i tije dhe le ta mbaje, por edhe e verteta na interesone.

      • sandri

        te falenderoj te pakten per gjuhen e perdorur ketu thjeshte diskutojm nuk vendosim gje duhet te jemi te arsyeshem dhe te flasim me argumenta shqipetaret musliman e te krishter duan s.duan do bashkejetojne se kane lidhje familjare dhe persa kohe ne shqiperi do te kete familje te forte dote kete dhe harmoni

  • shpendi

    Qendrim qe duhet pershendetur. Z. Meta perfiton dhe meriton respekt. Le te gjejme veten ne fillim ne shtepine tone, ne Europe. Pastaj te shohim. Boll u mbufatem me xhamia. Jane bere 100-fishi i vatrave te kultures te kohes Enverit……te tjerat s’kane nevoje per koment

    • zeqo

      Në Shqipëri ndodhen 638 xhami dhe 1.119 kisha. Drejtues të komunitetit ortodoks thanë për gazetën “Tirana Observer” ky besim fetar ka 425 kisha ortodokse. Drejtuesit e besimit katolik deklaruan në vend numërohen 694 institucione fetare të këtij besimi.
      Ndërsa nënkryetari i Komunitetit Myslyman Saimir Rysheku, thotë se objekte fetare të besimit mysliman janë 568 xhami dhe 70 tyrbe të sektit bektashi.

    • ermir

      Perpos se jan shtuar xhamite,po na shqetesojne duke e ngritur zerin altraparlanteve me amplifikatore orare pa orare e ne mengjs heret dhe ne mbemje vone,dhe po na tmerrohen femijet.

  • Arben

    SHQIPERIA KA HISTORINE E SAJ TE LIDHUR ME FENE ISLAME.

    PA PERANDORINE OSMANE NE SOT NUK DO FLISNIM SHQIP E DO TI KISHIM LENE KETO TRADITA E ZAKONE.

    META, RAMA E TE TJERE JANE QIRAMARRES NE KETE VEND.

    KY VEND NUK DO ISHTE SOT PA PERANDORINE OSMANE.

    KETE NUK DUHET TA HARROJME KURRE.

    • Albanian

      O Arben je mire ore?
      Ca thua o turkoshllak?
      Osmanet na kane perdhunuar per 500 vjet ti derdellit pallavra?

      • Arben

        Njihu me historine o zoteri pastaj fol.

        Do flisje sllavisht sot te mos qe per Perandorine Osmane.
        Tani qe e degjojme kete duket si cudi, por cti besh, per njeqind vjet kemi fshire historine tone per tju bere qejfin te tjereve.

        • skenderbegas

          varjani ketij idioti, ka dhe emrin arben hahaha!

    • tim

      O !!- BEN ANADOLLAKU , KU E GJEN TE DREJTEN TI ME U SHPREH KESHTU ?? MOS JE GJE ISLAMIST RADIKAL I ERDOGANIT DHE I PAGUAR NGA ATA O ! TUTKUN, QE TE FLASESH NE HAVA NE EMER TE TE GJITHEVE ? MOR I PA NDER, E ATDHE ???

      • Arben

        NUK SHPREHEM UNE O ZOTERI, KESHTU SHPREHET HISTORIA

        • ILIRI

          CILA HISTORI O IDIOT ? AJO E SULLTAN PEKMEZIT? APO AJO QE JU SERVIRET NGA HOXHALLARET E SHITUR PER 2 PARE TURKUT.PO NE KATOLIKET PSE NUK U SHKRIME E HUMBEM IDENTITETIN ARBEROER? JEMI MBI 20/00 E POPULLSISE .E KEMI RUEJTE NE GJUHEN E PASTER SHQIPE: SEPSE AJO QE FLISNIT JU PARA NJE 100 VITESH ISHTE ME SHUME TURKE-çEçENE E KETE E THOTE E GJITHE HISTORIA BOTERORE, DUKE PERJASHTUE ATE TURKEN E ERDOGANIT. SALAM-IKTER TURK I NDYRE.

      • sandri

        ote mjer me keta komunista as ne europ nuk shkoni as ne grop por nuk ju a ka fajin islami dhe as asambleja po shikoni fajin ne kokat tuaja bosh dhe mos ofendoni po jepni argumenta.a e shikon faktin se ca bejne greket si itrajtojne me sa do flasin ata femij ne greqi shqip do flisnit ju o te mjer .prift ka qene dhe drejtor i shoqates vatra ne amerike qe ka thene se shqiperia pa muslimanet do te ishte e madhe por nuk do quhej shqiperi e as nuk do flitej shqip.flisni me mend ne koke.po keta mostra politikan e kane frike europen se pastaj nuk vjedhin dote si kane vjedhur.i hapni syte se ketyre bishave nuk i intereson as islami e as krishterimi feja e ketyre mostrave e eshte paraja .jepni argumenta ju lutem

      • sandri

        o roobo a duhet me te mare leje ty se si do flasim je ne demokraci/ o robo enveri ka vdekur mos harro edhe pse kemi 140 envera te rinje ne kuvend.te pakten flasim tike te drejten tende dhe une timen.

    • Gjon B.

      Po te mos ishte pushtuar Shqiperia nga turqit do te ishte si vendet e tjera te qyteteruara te Europes. Nuk eshte ndonje burrerri, as zgjuarsi te mburresh me servilizmin dhe sahanlepiresine e stergjysheve te tu ndaj pushtuesit. Pastaj ke po levdon, e me se po levdohesh? Me ate pushtim qe nuk la asnje gjurme? Mbase ke te drejte se i ke turqit vellezer prej babe!

    • KOSOVAR

      Shqiperia e ka historine te lidhur edhe me fene ortodokse dhe katolike. Keta tri fete abrahamike jane MURTAJA e kombit shqiptare, pa ta Shqiperia do ishte 10 here me e madhe. Perandoria Osmane, Perandoria Romake, Perandoria Bizantine, ishin PUSHTUES njesoj si serbet. Krimet me mizore ndaj popullit shqiptare jane bere nga osmanet… Ti ose je nje efendi osmanofil nga Prizreni, ose je nje mjekrosh salafist. Ndrysho emmrin nga Arben ne MAHAMUT-in se s’te shkon per shtati!

      • Arben

        NUK E NJEH FARE HISTORINE O TI ZOTERI.
        NE PERANDORINE E LINDJES SHQIPETARET KANE QENE AKTOR KRYESORE QOFTE KUR QUHEJ BIZANT E QOFTE KUR QUHEJ PERANDORI OSMANE. KETO KANE QENE PERANDORITE E KOHES, CFARE PUSHTIMI THUA TI.

      • Arben

        PERANDORI QE E NGRITI BIZANTIN DHE E SHTRIU NJELLOJ SI PERANDORIA ROMAKE NE TE GJITHE MESDHEUN ISHTE JUSTINIANI,
        NJE DARDAN NGA SHKUPI NE VITIN 540, CA PUSHTUESI KA QENE BIZANTI O SHOKU KOMUNIST.

    • nasi

      je 16vjecndaj flet

  • Historia

    ZOTI E CAKTOI ME KOHE SHQIPERINE NE EVROPE,TJETER PUNE SE C’KANE BERE SULLTANET ME KULAC DHE KERBAC, QE KONVERTUAN SHQIPTARET NE TURQ. PO KESHTU SALIU PER FRONIN E TIJ PERSONAL, NA FUTI NE PAKTIN E DETIT TE ZI NE KOKEN E TIJ,PA PYETUR ASKEND,AS KUVENDIN E POPULLIT.

  • Bond

    Eshte e vertete qe duhet te ri-kthehemi ne Europe…por kjo do te jete nje rruge e gjate dhe e mundimshme per nje popull dembel dhe anadollak…nderkohe njerezit duhet te mbijetojne ne keto kushte te tmerrshme papunesie dhe koha nuk pret se cfare duam NE por KUSH mund te n’a ofrohet ne kete situate krize (Europa, Kina, Turqia apo Kuwait)? Kjo eshte ceshtja!

  • Jola

    Vendim i drejtë i qeverisë së re. Shqipêria duhet të shkojë drejt perëenimit jo drejt këtyre vëndeve qe kanë kaq shuë probleme me veten e tyre.

  • daniel

    Shpresojme Shqiperia t’integrohet ne vlerat demokratike liridashese ,urojm z.Meta Paqe e Dashuri per Shqiptaret, Mir qe Shqiperia doli nga kjo organizate.

  • Bashkim

    Shkaku kryesor i prapambetjes tone ishte pushtimi turk 500 vjecar ,asnje investim !

  • Dibrani

    Gjate kohes se monizmit Shqiperia u vetbllokua nga te kater anet, nga do tela me gjemba dhe breza te bute. Ne ate menyre te krishteret shqipare te ngelur pa mbeshtetjen e vendit ame dhe te terorizuar nga regjimet sllavo-helene, nuk mund te deklaroheshin si shqiptare ( ne maqedoni akademiku Matea matesku tani vone u deklarua se eshte shqiptar, po ka edhe shume familje te tjera ne gryken e Radikes qe filluan te deklarohen si shqiptare) dhe e gjithe bara e shqiptarise ngeli ne shpatullat vetem te shqiptarve muslimane; kurse ne greqi ato ishin zhdukur krejtesisht nga hordhite grege, prandaj atje ska asnje gjurme te shqiptarise. Me 1997 greket i ferkonin duaret se do te mernin gjysmen e Shqiperise ose sic thone ata verioepirin, por ishte Turqia ajo qe iu kercnua dhe greket ngelen me gisht ne goje. Keto jane fakte e jo pralla. Prandaj me plote te drejte them; te jesh antare i OBI nuk do te thote se je kunder BE, interesi i Shqiperise eshte qe te jete antare e saj. Vete SHBA kane marredhenje te shkelqyera me shume shtete arabe e vecanerisht me Turqine. Turqia ka qene vija e pare e frontit gjate luftes se ftohet me BRSS.

  • historia

    DY FAKTE.
    1-Ngordhi koha,ha buken e kaurit , bej duvane e turkut.
    2-Ngordhi koha,nje dore ne revani nje ne bakllava.

  • Vike

    Ka ndikuar SHBA dhe jo BE. Mendoj se me shume ne refuzimin e pjesmarrjes ka ndikuar organizimi i cili zhvillohet ne Teheran. Keta filo amerikanet tane nuk arrijne te bejne veprimin me te vogel i cili nuk perkon me interesat e SHBA. Pak kohe me pare ne Teheran ishte ministrja e jashtme Italiane dhe me pas ai Polak, te dyja keto vende mike te SHBA. Por gjithsesi nese vizita e Metes ne Iran do te ndikonte negativisht ne marredheniet me Shba me mire qe eshte refuzuar.

  • Besim Kullolli

    shume mire vendimi per te mos mare piese ne konferencat islamike vendi jone e ka pozicionin gjeografik dhe politike ne perendim dhe jo ne lindje…

  • emigranti norvegji

    Shqiperia…!!! Duart i ka shtrire drejt perendimit por koken e mban akoma te kthyer drejt lindjes!!! Mos valle eshte ceshtje besimi, mos valle historia na ka imponuar nje situate/pozicion te tille??? Une nuk jam historian por dicka kam mesuar ne shkolle, edhe pse shume me thane qe historia qe kisha mesuar ne shkolle ishte hartuar ne kohen e Enverit. Mos valle duhet te besoj turqit per historine e Shqiperise!? Une nuk dua te krijoj ndasi fetare dhe rrespektoj te gjitha besimet e komentuesve por sipas kendveshtrimit tim, Shqiperine nuk e lidh asgje me boten arabe dhe fene e tyre. Ne shtrihemi gjeografikisht ne Europe dhe Historia jone eshte pjese e historise Europiane. Pushtimi Osman sigurisht qe ka lene gjurmet e veta tek Ne por nuk mendoj se Shqiperia duhet te vezhdoje te mbetet peng i saj.

  • fatosi

    Por osmanet cfar deshen ne shqiperi vetem te ne solli ushtri me te fuqishme te kohes per te pushtuar keshtjellat tona perse nxori dekret per mosperdorimin e gjuhes shqipe .500 vjet cfar ben vetem injorance dhe varferi ekstreme.bene aleance me serbet per te na nenshtruar.fati i keq i shqiptareve islamizmi pastaj komunizmi tashti na dolen radikalet injorante islamique.

  • fatosi

    Arbeni eshte bere islamisme ne france perse nuk shkon ne turqi me qenese i adhuron osmanet
    Dhe per se rri ne france ne boten kristjane ku ka demokraci.pergjigju dhe trego arsyet un them se ke origjine nga mbeturinat osmane.

  • Bashkim

    Para se te fillonte nje beteje te madhe Napoleoni thirri ushtaraket me te larte dhe i pyeti rreth fillimit te betejes.Komandanti i tha se kishin 99 arsye per te mos shkuar ne Teheran oh me falni ne beteje.Atkohe Perandori e pyeti per arsyet dhe komandanti iu pergjegj:
    _Arsyeja e pare eshte se per te perballuar kete beteje te gjate ne nuk kemi sasine e nevojshme te ….fishekeve.
    Perandori u cua ne kembe pershendeti dhe ne ikje e siper tha:
    -E c’na duhen arsyet e tjera.
    Bukur Meta.S’kemi para.