Sociale Shqipëria, e 26-a në Europë për situatën e mjedisit

Shqipëria, e 26-a në Europë për situatën e mjedisit

80
SHPËRNDAJE

Raporti

Shqipëria ngjit 13 vende për sa i përket gjendjes së mjedisit. Vlerësimi vjen nga Agjencia Europiane e Mjedisit në një raport të publikuar në janar të këtij viti. Raporti e rendit Shqipërinë në vendin e 26, krahasuar me një vit më parë. Në këtë pozicion, Shqipëria lë pas shtete si Italia, Greqia, Portugalia, Hungaria dhe Malta. Në dijeni të rankimit të bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit, reagon ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në rrjetin social “Facebook”. “Ky vlerësim i bërë nga një Agjenci Europiane e Mjedisit, si EEA, tregon se Ministria e Mjedisit po bën progres të dukshëm në këtë drejtim”, theksoi Koka. Sipas tij, kjo ndikon edhe në hapat e mëtejshëm që po ndërmerr vendi drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke qenë se vitet e fundit vendi ynë është renditur i fundit në raportimet e bëra nga po kjo agjenci.