Shifrat


euro2013-a ishte viti më i vështirë për biznesin dhe ekonominë shqiptare në dy dekadat e fundit, por nuk ka rezultuar i tillë për sistemin bankar.


Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fitimet e bankave vitin e kaluar gati u dyfishuan krahasuar me 2012-n, duke arritur në 65 milionë dollarë. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2010, kur fitimi total i sistemit bankar ishte rreth 67 milionë dollarë.


Të dhënat tregojnë se rritja e fitimeve vitin e kaluar ka ardhur kryesisht nga përmirësimi i të ardhurave nga veprimtaritë e tjera, të cilat arritën në mbi 54 milionë dollarë. Paralelisht një tjetër arsye është edhe stabilizimi i shpenzimeve që bankat kryejnë për provigjionet, që janë fondet e garancive përmes të cilave ato mbulojnë kreditë e këqija.


Vitin e kaluar, kreditë me probleme shënuan rritjen më të ulët që nga fillimi i krizës, duke bërë kështu që bankat të bllokojnë më pak fonde për t’i kompensuar ato. Të dhënat historike tregojnë se bankat shqiptare ia kanë dalë të ruajnë fitime pozitive gjatë gjithë viteve të krizës.


Viti më i vështirë për bilancet e tyre ishte 2011, kur fitimet totale të sistemit bankar ranë në vetëm 706 milionë lekë. Ndërsa në vitet më vonë, treguesit e tyre financiarë janë përmirësuar vazhdimisht, pavarësisht rëndimit të situatës ekonomike në tërësi dhe tkurrjes së kredive të reja.