Extra ShowBiz BB7, Puthje mes çiftit; Matilda xheloze: “Fatjon, mos bëj lojën e Julianës”

BB7, Puthje mes çiftit; Matilda xheloze: “Fatjon, mos bëj lojën e Julianës”

589
SHPËRNDAJE

puthje-cifti-3.3.Ndërkohë që banorët në dhomën e ndenjes shkëmbejnë biseda dhe eksperienca me njëri-tjetrin, në dhomat e gjumit, banorët janë duke fjetur, veç çiftit të vërtetë, Matildës dhe Fatjonit. Ata përfitojnë nga të qenit vetëm, por të frikësuar sërish se mos i shikon ndonjëri prej banorëve, shkëmbejnë disa puthje me njëri-tjetrin.
Matilda i kërkon që të mos qëndrojë zgjuar për gjithë natën bashkë me Julianën, pasi nuk ndihet mirë kur i shikon të dy bashkë. Ndërsa Fatjoni i premton se do të shkojë të flejë. “Je xheloze?”, e pyet ai. “Nëse shkon lart, jo”, i përgjigjet Matilda.

Ai e puth vazhdimisht dhe i thotë se e ka shumë xhan, ndërkohë që e përkëdhel gjithandej.
Më e frikësuar se mos i shikon ndonjëri prej banorëve, është Matilda. Ajo i kujton vazhdimisht se aty nuk janë vetëm dhe ai duhet të largohet pasi ndonjëri prej banorëve mund të zgjohet dhe t’i shikojë. “Ik lart, e!”, i thotë ajo vazhdimisht, duke i treguar se ndihet shumë keq kur ai e kalon gjithë natën zgjuar me Julianën.

Fatjoni vendos të shkojë në dhomën e katit të dytë, pasi e përshëndet Matildën, por pas pak zbret sërish. Ajo i kërkon që të shtrihet në njërin prej krevateve, duke i thënë që nuk duhet të shkojë në dhomën e ndenjes, pasi Juliana është e përgatitur për planin që ka krijuar për ta bërë për vete. “E bën ti, se e ke kaluar kufirin dhe e di shumë mirë”, i thotë ajo.
Ai shtrihet në njërin prej krevateve dhe pas pak aty shkon edhe Matilda. Ai e puth vazhdimisht, ndërsa Matilda është e frikësuar se mos ndonjëri prej banorëve hyn në dhomë e i shikon. Ajo i thotë se ai nuk duhet të bëjë kurrsesi lojën e Julianës dhe duhet t’i shmanget gjatë gjithë kohës, ndërsa Fatjoni ia kthen: “S’më lë ajo rehat”.

Pas pak minutash, Fatjoni vendos të shkojë në krevatin e tij dhe të flejë gjumë. Njëkohësisht me të, edhe Matilda fle e qetë në krevatin e saj.

3 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)