Tahiri: SHISH të më japë rezultatet e përgjimit të policisë

Letra zyrtare

Ministri kërkon nga kryeagjenti informacionin e mbledhur 

tahiriDy ditë pas publikimit në media të shkresës që Shërbimi Informativ Shtetëror vë nën përgjim drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkon shefit të SHISH-it, Visho Ajazi Lika, se nëse kjo shkresë është e vërtetë, t’i vërë në dispozicion të gjitha informacionet e grumbulluara nga shërbimi i inteligjencës lidhur me implikimin e ndonjë prej shefave të policisë në ndonjë aktivitet kriminal. Në letrën e tij zyrtare, Tahiri i kujton kreut të SHISH-it, se e drejta për këtë lloj informacioni është rregulluar me anë të marrëveshjeve të bashkëpunimit midis dy institucioneve. “Lidhur me publikimin në media të një qarkoreje, nëpërmjet së cilës kërkohet verifikimi, grumbullimi dhe madje edhe thellimi i informacionit mbi drejtuesit e policisë në qendër dhe në bazë, për implikimin në ndonjë veprimtari antiligjore, lutem për të shmangur ndonjë paqartësi, kërkoj konfirmimin tuaj zyrtar për ekzistencën e këtij urdhri”, thuhet në letrën e ministrit Tahiri. Duke vijuar më tej, në letër ministri i Brendshëm kërkon nga Lika informacionin e mbledhur deri në datën 4 dhjetor nga SHISH-i, siç shkruhet edhe në dokumentacionin e paraqitur nga media. Letra e ministrit të Brendshëm mbyllet me interesimin për kërkesën e bërë, në lidhje me informacionet e mbledhura nga SHISH-i në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, kërkesë kjo e bazuar edhe në kuadër të bashkëpunimit institucional. Nga dokumenti i publikuar tashmë në media, rezulton se Shërbimi Informativ Shtetëror në datën 2 dhjetor 2013, ka kërkuar nga Drejtoritë në rrethe të identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në Qarqe, më konkretisht (drejtorin e qarkut, shefin e rendit, shefin e krimeve, shefat e komisariateve, drejtori i qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit) dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore.

 

Autor te 4 Mars 2014. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Pal Delia

    Po informacionin nuk munde ta jape ty po Salihit, ketu qendrone e keqja.

  • Arben

    PO TI KERKOJA O PIZIVENG, POR KU QENDRON PROBLEMI QE KETO PROCEDURA TE BEHEN PUBLIKE.

    JU JENI RILINDJA E PIONEREVE TE ENVERIT, KESHTU ESHTE PROBLEMI.

    ME JU SHQIPERIA VETEM AFGANISTAN MUND TE BEHET ASGJE TJETER.