Itali, nëna e tre motrave të vrara pranon krimin

vajzat e vraraKa pranuar krimin e shumëfishtë 37-vjeçarja shqiptare, Edlira Dobrushi që në orët e para të mëngjesit u gjet në shkallët e apartamentit në qytetin e Leccos, në veri të vendit me duart me gjak e plagë në grykë e në bark.

Në banesën e saj, mbi krevatin bashkëshortor, policia zbuloi trupat pajetë të vajzave të saj Sidni 3 vjeç, Kejsi 10 dhe Simona 13 vjeç, të vrara me goditje të shumta thike. Me sa raportoi rreth orës 13:00 komandanti provincial i karabinierëve, gruaja ka pranuar vrasjen dhe është në gjëndje arresti në spitalin “Manzoni” të qytetit të Leccos. Trupat e pajetë të tre vogëlusheve, përkatësisht 13, 10 dhe 4 vjeç janë gjetur në shtratin bashkëshortor. Policia italiane konfirmon se vrasjet janë kryer në tre pika të ndryshme të apartamentit me një thikë kuzhine dhe më pas trupat e pajetë të tre vajzave janë vendosur mbi krevatin bashkëshortor. Më pas 37-vjeçarja shqiptare është përpjekur t’i japë fund jetës duke goditur veten dy herë, një herë në grykë dhe një herë tjetër në bark, por pa mundur dot. Ashtu e gjakosur, raportojnë mediat italiane, ajo ka trokitur në derën e një fqinji duke i thënë: “Vajzat e mia nuk janë më!”

Fqinjët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ndihmën e shpejtë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes para se nëna vrasëse të ndërrojë jetë. Ajo u shoqërua për në spitalin e qytetit ku duket se ka pohuar para personelit shëndetësor se arsyeja e krimit ishte ‘largësia nga i shoqi dhe vështirësitë e mëdha ekonomike’. Sipas saj kështu ‘i ka shmangur vajzave një të ardhme të dëshpëruar’. Ndërkohë babai i viktimave, i ndarë prej pak kohësh nga gruaja ndodhet në Shqipëri dhe konfirmohet se nuk ka lidhje me episodin. Ministri i Punëve të Brendshme Angelino Alfano reagoi menjëherë dhe përpara se të zbulohet dinamika e ngjarjes deklaroi në një intervistë se “nuk do t’i lëmë shteg vrasësit. Italia nuk mund vetëm të qajë viktimat, por duhet të ndjekë e të gjejë vrasësin”. Ai bëri të ditur se shpejt do të organizojë një mbledhje me autoritetet më të larta të policisë. Më pas në një koment të një rrjet social Ministri shton se ndjen një trishtim të pamatë për ngjarjen.

Sipas policisë, vajza e madhe ka tentuar të vetëmbrohet, por pa mundur, ndërsa dy më të voglat janë vrarë në gjumë.

Babai i vogëlusheve, Bashkim Dobrushi, prej disa kohësh nuk jetonte me pjesën tjetër të familjes. Ai u kishte thënë kolegëve se kishte vendosur të ndahej sepse e shoqja kishte rënë në depresion. Sipas mediave italiane, Bashkimi prej pak kohësh kishte marrëdhënie me një grua tjetër. Kjo është konfirmuar nga karabinierët dhe thuhet se ai ishte nisur drejt Shqipërisë bashkë me shoqen e re. 45-vjeçari me profesion mekanik, kishte marrë 15 ditë leje për të shkuar në vendlindje, Kukës, për ti shpjeguar familjes vendimin për ndarjen nga gruaja. Lajmin e kobshëm, Dobrushi e ka marrë sapo ka zbritur në Shqipëri, ku është telefonuar nga i vëllai, i cili jeton në Leço.

Shoqet e klasës së vajzës së madhe, Simonës, tregojnë se kohët e fundit ajo ishte e trishtuar sepse ishte e bindur që i ati kishte lidhje me një grua tjetër dhe se e ëma nuk po gjente dot punë dhe donte të transferoheshin në Torino. “Qante shpesh dhe shkonte mbyllej në banjo”, tregojnë mikeshat e saj.

Ndërsa fqinja e tyre ka deklaruar për mediat italiane se është e tronditur dhe nuk arrin ta kuptojë veprimin e 37-vjeçares. “I njihja shumë mirë Simonën, Casey e Leandsy sepse i shoqëroja për në shkollë. Jetojnë këtu që prej 4-5 vitesh dhe nuk kanë krijuar kurrë probleme”, ka thënë ajo.

Eda në “Facebook”: “Vajzat e mia, janë forca ime” ka shkruar Eda në 3 mars, rreth një javë më parë. Ndërsa në 25 shkurt ajo ka shkruar: Kujtohu gjithmonë se nuk është thika që të lëndon, por dora që e ngul”.

 

Autor te 9 Mars 2014. Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • PUCCI

    E TISHTUSHME

    • xhaku

      makaber

  • PUCCI

    E TRISHTUSHME(E PABESUSHME)

  • Petrit Hasa Politikan

    me vjen shum keq per femijet qe kan humbur jeten,,fatkeqesi per te afermit,te atin dhe per popullin shiptar…ajo femer qe vret femijet e saj nuk quhet nene,eshte vrasese e pashpirt dhe meriton te vuaje gjith jeten per ato femije.
    ,.

  • Rm

    Fatkeqesi shume e rende. Po, fajin me te madh e ka burri qe i ka lene femijet me gruan te rene ne depresion. Ju komentuesit dini te lexoni apo jo.

  • S.Zorba

    Ne radhe te pare faj kini dhe ju komentues, te cilet perpiqen te hidhni fajet. Skeni faj ju se kshu jeni mesuar qe ne 70 , Kjo eshte nje veper makaber e cila ajo duhet te marri ndeshkimin maximal qe ta vuaje kete gje qe beri per aq kohe sa i ka ngel + une mendoi qe me te lehte do ta kete ne kete bote sesa ne boten tjeter sepse nuk ka zot qe te fal vrasjen e 3 engjejve

  • Lola

    Nuk eshte femra e par e len nga burri .Fundja fare perse nje cift duhet te vazhdoj jeten se bashku kur ata nuk pelqehen me njeri tjetrin . Jeta eshte unike sikurse dhe zgjedhjet per cdo njeri jan unike.Ty te pelqen mir ste pelqen ik vazhdo..Sa familje ndahen brenda nje viti ? me mijra , dhe te gjitha keto kalojn ne nje faz eksteme sic ishte e kesaj zonjes e pse ? sepse BURRI I SAJ NUK E DESHIRONTE ME , edhe ajo qe gezon kete titull MAMA tju mari jeten engjejve te saj per arsyet e saj personale .. eehh cfar ben egoizmi i tepert Nje fije peri e ndan njeriun nga arsyeja .. VETEM NJE FIJE PERI kan then pleqt e mocem ..

  • Luigji

    Ky rast te len pa fjale . Eshte mjafte tronditese,mjaft trishtuese kjo ndolli. Nuk arrij ta paramendoj nje ngjarje te tille,deri ku ka arritur nje nene,te mbyte pjellen e vet.Shokuese. Ndaj duhet te tregohet kujdes edhe nga mashkulli edhe nga femra qe kur vendosin te sjellin ne jete femije ,duhet tu perkushtohen atyre dhe jo si qente e rrugeve. E tani ai baba a eshte i “gezuar”,qe ish bashkeshortja i ka mbytur gjakun e tij qe i rrjedh ne damare.Ajo grua e pak pak denimin me varje…