Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës, strategjinë e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura te disa institucioneve publike ne sektorin e energjisë elektrike. Strategjia parashikon që brenda muajit Mars të kryhet identifikimi, verifikimi dhe konfirmimi i faturave me institucione të veçanta buxhetore dhe institucione që subvencionohen nga buxheti. Ndërkaq, brenda muajit Prill parashikohet të kryhet shuarja e detyrimeve ndërmjet palëve të përfshira në marrëveshjen për shuarjen me kompesim.
Kjo strategji përfaqëson hapin e parë për adresimin e shlyerjes së detyrimeve të përzgjedhura të Institucioneve Publike në sektorin e energjisë elektrike, dhe më specifikisht:
a) Shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndërmjet institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, CEZ Shpërndarje sha., dhe KESH sh.a.
b) Forcimi i disiplinës financiare për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura në të ardhmen; dhe
c) Përmirësimi i situatës financiare në sektorin energjetik
12 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)