Durrës, sherri mes dy familjeve për divorcin, një i vrarë dhe dy të plagosur

pool(I përditësuar)Konflikti mes dy familjeve, i lindur për shkak të prishjes së një kurore, ka degraduar në sherr mes pjesëtarëve të tyre duke shkaktuar një  të  vdekur dhe dy të plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në zonën e ish-Kënetës, në Durrës. Burimet policore bëjnë të ditur se martesa mes dy të rinjve, Xhuljan Hoxha dhe Antoneta Ndoj, ka zgjatur vetëm dy javë, dhe familja e dhëndrit e ka kthyer vajzën në shtëpinë e babait të saj.

Babai i vajzës, Andon Ndoj, rreth 50 vjeç, me origjinë nga Mirdita, nuk e ka pritur mirë këtë vendim dhe ka debatuar me krushqit, e pasi janë përplasur fizikisht, ka qëlluar me një pushkë në drejtim të tyre. Për pasojë janë plagosur me armë Përparim e Xhuljan Hoxha, si dhe  Nurie Shahini,  kalimtare e rastësishme e  ngjarjes.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin e Durrësit,  por Përparim Hoxha nuk arriti të përballonte plagët e rënda dhe humbi jetën pas rreth një ore në reanimacionin e spitalit të Durrësit.  Ndërkohë policia ka shoqëruar shtetasin Andon Ndoj, i dyshuar si autor i ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë.

15 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 15 Mars 2014. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Jovi

    Armët e Saliut vrasin sérisht

  • Ana

    se ka fajin Saliu po babai qe nuk mendoj per vajzat po per grua

    • Lapraks I

      Ana Jo nuk jane armet e saliut se cifte ka pas dhe ne kohe te enverit.go take a shit Kjo eshte pune e ngatarume se nuk e di njeri te verteten po duhet te ishin mare me fjale!!!po gjdo gazet shkru qa ti doj qefi shalqi po marrin keta qe me prove nuk eshte bere ta kthejne prap pastaj te iki te strip clubi ajo. Se se mer mo njeri nga ju qunat te flisni ose,ju gocat per vllezrit si Ana e mer ti per vllain ket mas I viti me tjetrin ketu ne amerik ble televizor te japin 3 muj kohe me kthy ky e ka majt I vit ta mate

  • Realiteti

    Shteti shqipetar nuk mbron qytetaret simbas ligjeve ne fuqi.
    Nje nga detyrat kryesore per rendin eshte carmatosja e plote e atyre qe mbajne arme dhe mbas kesaj denimi i atyre qe i perdorin ne nje proces te shpejte gjyqesore.
    Duke mos i kryer keto detyra shteti i jepe mundesine ketyre “trimave” qe te vene ne perdorim dhunen me arme.
    Ka patur ne historine shqipetare dy qeveri qe e bene te mundur carmatimin e plote te atyre qe mbanin arme pa leje, ajo e Ahmet Zogut dhe diktatura komuniste.
    Ne keto periudha nuk kishte me “trima” qe te vrisnin me te pabese mbas shpine ose te qellonin ata qe nuk kishin arme. Keta “trima” per habi na u kthyen ne zvarranike te perulur ndaj ligjit.
    Per sa kohe qe nuk do te funksionoje diktatura shteterore e mbeshtetur ne kushtetute do te kete vrasje te te gjitha llojeve. Te dyja partite ne fuqi (PD dhe PS ) gjate ketyre me teper se dy dekada ne pushtet nuk kane marre asnje mase per eliminimin e krimit te organizuar dhe vetiak te personave.

  • xarti

    WTF…duam edhe europen ne….ne nuk jemi as per ne ferr, jemi me keq…njerez te mjere nga cdo pikpamje ….por me tragjikja eshte mentaliteti I derrit qe po na ha te gjalle…