Kulturë Esterina lë shtëpinë e “Big Brother”

Esterina lë shtëpinë e “Big Brother”

886
SHPËRNDAJE

Rigelsi merr një letër nga ish-bashkëshortja, e cila i kërkon të kthehen sërish bashkë. Dyshime mbi seksualitetin e disa prej banorëve, ndërsa pyetja që lindi dje ishte “a është Matilda shtatzënë?

EsterinaEsterina, vajza nga qyteti i Elbasanit, që ëndërron të bëhet modele, është banorja që ka lënë dje shtëpinë e “Big Brother”. Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother Albania 7”, ka qenë i mbushur plot të papritura, por edhe situata të bukura për banorët. Rigelsi ka qenë sërish protagonist i mbrëmjes. Ish-bashkëshortja i kishte dërguar një letër, të cilën e lexoi përmes një klipi të shfaqur nga “Vëllai i Madh”. Në letrën e saj, Anastasia kishte përmbledhur gjithë historinë e jetës së tyre. Një letër e ndjeshme, ku ajo i thoshte se i kishte falur gjithçka, he ndërsa hidhte sytë në të shkuarën, nuk arrinte ta kuptonte se si kishin shkuar drejt ndarjes. Anastasia e quante ndarjen një dënim dhe se këto kohë që ka qenë pa të dashurin e zemrës, e çonte shpesh në mendje fjalinë e betimit të martesës “Derisa vdekja të na ndajë”. Betim ky që nuk mundën ta mbanin dot. Anastasia i tregoi Rigelsit se vazhdonte ta donte dhe asnjëherë nuk kishte menduar diçka të keqe për të. Për të, ai vazhdonte të ishte një njeri i rëndësishëm në jetën e saj, ashtu si dhe për djalin e tyre të vogël. “Ti je heroi i djalit tonë”, teksa i kërkoi të ktheheshin sërish bashkë, duke dashur ta kishte sërish në jetën e saj dhe të ishin bashkë të tre si dikur. Anastasia i dha gjithë mbështetjen e saj, që Rigelsi të jetë fituesi i këtij edicioni të “Big Brother”, duke i thënë se do të vazhdonte ta mbështeste deri në fund nga jashtë. Pas përfundimit të klipit për Rigelsin, me letrën e ndier të ish-bashkëshortes, Arbana u kërkoi një mendim vajzave, Esterinës dhe Julianës. 030Duke qenë se ato i kanë prindërit e divorcuar, thonë se e kuptojnë shumë mirë letrën e ish-bashkëshortes dhe mendojnë që Rigelsi duhet ta provojë sërish, duke i dhënë një shans tjetër familjes së tij. Rigelsi tha se kanë kaluar shumë vite dhe gjatë kësaj kohe ai ka tentuar shpesh të bashkohen, por ka qenë e pamundur. Por ai nuk e fshehu faktin që ndihej i befasuar nga kjo letër dhe se ndihej shumë i gëzuar që Anastasia i ka shkruar, dhe kishte shkruar aq bukur për dashurinë e tyre, edhe pse bashkimin si dikur nuk e shihte me optimizëm. Tema e divorcit është prekur dje nga banorët e “Big Brother”, si një temë e ndjeshme e shoqërisë, me të cilën janë përballur një pjesë e banorëve në familjet e tyre. Zënkat e banorëve gjatë javës kanë qenë në qendër të spektaklit. Pas prezantimit të një klipi zënkash mes Rigelsit dhe Jonës, Arbana u kërkoi një mendim. Jona tha se zënka e tyre duket shumë e shëmtuar nga televizori, por qëllimi i saj nuk ka qenë i keq. Por Arbana tha se situata ka qenë serioze. Rigelsi tha se nuk e ka kuptuar se sa seriozisht e ka pasur Jona dhe ka menduar se gjithçka ishte një lojë. “Unë bëra gabim që u afrova për të marrë pataten, por iku tani”, – tha ai. Arbana tha se edhe jashtë shtëpisë, këto detaje sjellin situata tragjike mes njerëzve. Për opinionistin Armand Peza, këto zënka nuk janë pozitive dhe janë të rrezikshme për t’u parë nga fëmijët nga ekrani, me thika nëpër duar. Peza tha se ka një intolerancë mes tyre dhe fajin për këtë ia hodhi Jonës, së cilës i kërkoi të jetë më e duruar. “Jeni më keq se në Parlamentin shqiptar”, – i tha Peza. opinionisti“Kërcënimi i Jonës për ‘Big Brother’ është shumë i rëndë dhe duhet të bëjë një falje publike për Rigelsin”, i kërkoi Arbana Jonës. Jona u çua në këmbë dhe kërkoi falje publike teksa e përqafoi Rigelsin e penduar. Gjatë spektaklit u fol dhe për një prej bisedave që ka qarkulluar gjatë javës në shtëpinë e “Big Brother”, siç është ajo e seksualitetit. Pas shfaqjes së një klipi, Valeri tha se nuk ndihet keq nga thashethemet e banorëve, pasi është i sigurt për seksualitetin e tij. Ndërsa Mikela tha se banorët gjykojnë në bazë të ëndrrave dhe se kjo gjë nuk i intereson. Ajo tha se e dinte se do të paragjykohej, vetëm se gjatë një diskutimi me Rigelsin ka mbrojtur homoseksualët. “Nuk është hera e parë që paragjykohem dhe s’më intereson”, tha Mikela. Edhe Nevila tha se nuk ndihet aspak keq nga fjalët e njerëzve, deri në momentin që nuk do të ndihet e ngacmuar nga ndonjëri prej tyre. Mendim rreth aludimeve të banorëve për seksualitetin ka dhënë dhe opinionisti. Ai tha se paragjykimi tregon thjesht mungesën e kulturës së disa prej banorëve. Për Pezën, Mikela ka qenë e paragjykuar, por ajo s’duhet të mërzitet, pasi fjalët e tyre janë publicitet për të. Ndërsa për Valerin tha se ai kërkon vetë që banorët t’i çojë drejt paragjykimeve. Për Violën, ai tha se vajzat flasin për të, pasi femrave u pëlqen të merren me fjalë, pasi janë xheloze për njëra-tjetrën. Për Rigelsin, opinionisti mendonte se vajzat abuzojnë dhe se shakaja me të teprohet. Sipas tij, vajzat përfitojnë nga fakti që janë femra dhe mendojnë se janë “të paprekshme”. Ngacmime gjatë javës ka pasur edhe midis Jonës dhe Violës. Kjo e fundit tha se nuk e shqetësojnë aspak fjalët e Jonës, dhe se nuk ka hyrë në shtëpi për të krijuar shoqëri me asnjërin prej tyre. Ajo tha se nga banorët që shikon më afër është Meridiani dhe kjo është arsyeja pse ajo ndihet e fortë gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. Banorët dje kanë ndjekur një klip me aludimet e tyre për dy banorë që njihen me njëri-tjetrin brenda shtëpisë. Arbana u bëri të ditur atyre se duhet t’i gjejnë vetë dy banorët që njihen me njëri-tjetrin dhe ai që i gjen, do të ketë një shpërblim. Ndërkohë, Arbana fton publikun të shikojnë një klip me çiftin e shtëpisë, Matildën dhe Fatjonin, për të cilët thotë se nuk kanë një linjë në lojën e tyre. “Mos vallë është duke u kurdisur diçka në shtëpinë e ‘Big Brother’?”, tha Arbana lidhur me ta.

Pas klipit, Arbana shpjegoi se është një shtatzëni e mundur brenda shtëpisë së “Big Brother”, por ende nuk e di nëse Matilda është duke luajtur. Arbana kërkoi të fliste me të për këtë temë. Arbana i kujtoi asaj xhelozinë ndaj të shoqit, e cila vazhdon ende. Ndërsa Matilda tha se thjesht është natyrë kureshtare, por jo xheloze.

Arbana e ngacmon, teksa thotë: “Ke ndonjë gjë për të na treguar?”. “Jo, asgjë”, – përgjigjet Matilda, e cila thotë se nuk e kupton pyetjen por në një moment ka bërë një shaka me Fatjonin dhe mbase ajo është duke pyetur për këtë gjë. Matilda nuk kërkon të jetë e qartë, por thotë se për çfarëdo që të dyshojnë, ata thjesht kanë bërë shaka. Ndërkohë, tha se për të është më mirë që të mos jetë Juliana në shtëpi, gjë që shkakton të qeshura nga publiku në studio. Ndërkohë, shtatzënia e saj mbetet enigmë.