Kulturë Libri Librat e rinj, Francesco Caccamo, Odiseja arbëreshe

Librat e rinj, Francesco Caccamo, Odiseja arbëreshe

198
SHPËRNDAJE

Francesco Caccamo

Odiseja arbëreshe

Terenc Toçi, midis Italisë dhe Shqipërisë

Përktheu: Mariana Ymeri

Botimet: “Dituria”

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

Çmimi: 800 lekë

Ky vëllim përshkruan aventurën njerëzore dhe politike të italo-shqiptarit Terenc Toçi: nga lindja  në provincën Shën Kozmo të Kozencës (Kalabri), në angazhimin për shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane, nga transferimi në Shqipërinë e pavarur, në bashkëpunimin me Mbretin Zog, nga përkrahja e regjimit të pushtimit italian deri në vdekjen e tij tragjike, që përkon me ardhjen në pushtet të autoriteteve të reja komuniste, më 1945. Një personalitet i jashtëzakonshëm, që ofron një çelës ekscentrik, por edhe zbulues, për të interpretuar historinë e hapësirës adriatike-ballkanike dhe rolin e saj brenda Italisë. Përtej luhatjeve politike dhe personale, rrugëtimi i Toçit ka vulën e një përvoje themeltare: pasionin për Shqipërinë – një pasion kaq i thekur, sa e bëri të zgjidhte me ndërgjegje identitetin kombëtar shqiptar.