Kulturë Libri Librat e rinj, Virion Graçi, “Stina e Hijeve”

Librat e rinj, Virion Graçi, “Stina e Hijeve”

548
SHPËRNDAJE

Virion Graçi

“Stina e Hijeve”

Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

Shkrimtari dhe gazetari, Virion Graçi, vjen me romanin e ri “Stina e hijeve”. Si shkrimtar, ai njihet me veprat “Zonja pa emër”, “Babai në shi”, “Bijtë e Zotit Majmun” etj. “Stina e hijeve” e botuar nga “Pika pa sipërfaqe”, është romani i radhës i shkrimtarit. “Sa të dalë dielli, bota do të mbushet sërish me hije: mijëra, miliona, miliarda hije. Mes miliona hijeve të mjera si unë, unë do të marr sërish rrugën e kthimit në kërkim të udhëtarëve të tjerë, si zakonisht për pesë pare, për bukën e përditshme. Deri atëherë, deri në mëngjes kam orët e mia të lirisë. Si shofer i mësuar tashmë me vuajtje e sakrifica, do të hap krahun për t’u çlodhur në një zgjerim xhadeje, ose në rastin më fatlum do të gjej një cep are të shkretë, do të hap ndenjëset e veturës, do të shtrihem për gjumë deri në mëngjes”….