Kulturë Rama nderon me medalje sopranon Ermonela Jaho: Ambasadorja jonë më e mirë...

Rama nderon me medalje sopranon Ermonela Jaho: Ambasadorja jonë më e mirë në botë

480
SHPËRNDAJE

jahjoKryeministri i vendi Edi Rama ka nderuar me medalje sopranon shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Në një ceremoni të organizuar në ambientet e kryeministrisë me praninë edhe të ministres së kulturës Mirela Kumbaro si dhe miq dhe dashamirës të sopranos, Rama e vlerësoi Jahon si një artiste të kategorisë superiore, e cila sipas tij ‘është ambasadorja më e mirë e artit shqiptar në botë’.

“Diva e skenave të botës së sotme operistike është një shqiptare që bën të përpëliten penat e kritikës operistike, një shqiptare që rikthehet dhe qëndron ulur në skenën e vrazhdë të Shqipërisë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, forca që kanë artistët për të ndryshuar imazhin e një vendi në botë është shumë më e madhe se ajo që mund të kenë ambasadorët e veshur me kostumin e diplomatit.

Në fjalën e saj, mes emocionesh sopranoja Ermonela Jaho u shpreh se ndjehet e nderuar për vlerësimin që i bëhet, duke e cilësuar vlerësimin si çelësin  e suksesit për këdo.
“Kjo ishte një surprizë që nuk gjej dot fjalët për ta përshkruar. Ndjehem shumë e nderuar. Nuk ka emocion më të madh se sa kur rrethohesh me dashuri dhe vlerësim. Vlerësimi është çelësi i suksesit në çdo ndërmarrje”, tha Jaho.

5 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)